FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Doktrina besëlashtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN


Numri i postimeve : 380
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Doktrina besëlashtë   Tue 22 Jul 2014, 01:13

Rreth Kiametit / Apokalipsës

Përse u dashka shkatërruar bota gjithsesi? Përse na qenka e domosdoshme, apo kush pati nevojë për këtë besim?

Me besime të tilla negative, pjesa më e madhe e popullatës botërore (57.35%), e kanë sjellur planetin buzë shkatërrimit, ashtuqë edhe po s'pati ndonjë Jehovë që t'a rrotullojë botën, në fund të fundit vetë këta njerëz të mbrapshtë janë duke e shkatërruar. I kemi parasysh ndotjen, luftërat, betonimin e natyrës, shkatërrimin e pyjeve, etj. Është pasojë e besimit të fuqishëm negativ që ushqehet nga miliarda mendje vazhdimisht ditë dhe natë.

Besëlashtët (paganët), nuk besojnë një gjë kaq negative siç është Apokalipsa. Një koncept i tillë thjesht nuk ekziston në mendjen tonë. Feja jonë na mëson se çdo gjë i nënshtrohet një riciklimi të vazhdueshëm. Edhe vdekja që në shikim tëparë duket e tmerrshme, zëvendësohet me një jetë të re, plot lumturi, pranë perëndive, pa patur nevojë që të pritet deri në Armagedon. Dhe kjo jetë pas shumë shekujve sërish zëvendësohet me një jetë të re në këtë tokë, ashtu që ne vazhdojmë të bëjmë të njëjtat gjëra që kemi bërë jetën e kaluar dhe përmirësojmë ato që kemi bërë gabim. Jeta është e mirë andaj të mos prishet, sepse siç e kemi mendjen ashtu bëhet dhe bota përreth nesh.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi


Edituar për herë të fundit nga Tomor në Mon 01 Sep 2014, 13:33, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN


Numri i postimeve : 380
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Doktrina besëlashtë   Tue 22 Jul 2014, 16:03

Rreth karakterit etno-kulturor të fesë

Fetë duhet të shihen pak edhe në kontekstin etno-kulturor, nuk kemi rastësisht fe të ndryshme dhe në shumicën e rasteve kanë lidhje me një etni të caktuar. Kush mund të mohojë përkatësinë persiane të zoroastrizmit, apo përkatësinë arabe të islamizmit? Për më tepër edhe aty ku një fe globale u përhap, ajo merr ngjyrat e vendit, si një sekt i ri, aq shumë i urryer nga sekti i vjetër qendror (fillestar). Kështu bektashizmi në Shqipëri mori ngjyrat pellazgjike përmes kultit të Tomorit dhe maleve tjera shqiptare dhe festave popullore që i përthithi, ose persianët që nuk mund të toleronin kulturën e mirëfilltë arabe që përfaqësohej me drejtimin sunit, iu duk më i mirë drejtimi shiit që e kanë edhe sot etj. Sa i përket ateizmit e shohim si një krizë besimi në momentet e ndryshimeve të mëdha, si p.sh në antikë kur u ligështua paganizmi, filloi të zërë vend ateizmi tek grekët e romakët më tepër, sidomos ata që jetonin në kushte ë mira jetësore, si një fazë tranzicioni derisa u fut krishterimi. Tani e njëjta gjë me krishterimin, kur Niçe tha zoti ka vdekur do ta ketë thënë një të vërtetë të madhe, që as vetë s'e ka kuptuar, dmth se vdiq monoteizmi, dhe ky ateizëm tani është vetëm fazë tranzicioni drejt rikthimit të paganizmit sërish nëpër popuj të ndryshëm, sidomos në evropë, prandaj feja nuk është vetëm një negacion i ateizmit, por ka të bëjë shumë me përkatësinë etnike, psh një hinduist nuk mund të shihet thjesht si një armik i ateistëve, ai më së pari është hindu që mban fenë e vet kombëtare, dhe me këtë ruan kulturën dhe identitetin e vet etj.
Në lidhje me gjendjen e përgjithshme në kontinentin tonë problemi kryesor është se kush do fitojë në lojën që po luhet momentalisht? Islamizmi apo Paganizmi? Ky i fundit është mjaft i dobët, dhe në shumicën e rasteve sidomos në Perëndim shfaqet në trajtën e neopaganizmit, ku më tepër janë krijime personale të individëve të ndryshëm sesa një ringjallje  e feve të lashta, dhe janë shumë demokratikë e liberalë për kah natyra. Islamizmi ndërkaq inkurajon shtimin / natalitetin, konvertimin sa më të madh të të tjerëve, deri edhe luftën e shenjtë, etj, prandaj qëndron shumë mirë në këtë aspekt, dhe ka rrezik që të pushtojë evropën ashtu siç e pat pushtuar 2000 vite më parë «vëllai» i tij krishterimi. Vetëm një paganizëm agresiv si ai që shohim tek seriali Vikings, ka mundësi që të shporrë ndikimin e fuqishëm aziatik në Evropë, popullësinë e zezë, dhe kulturën islamike arabe-turke etj. Ateizmi është një qëndrim që dmth nuk pranon të besojë nji apo më shumë zota, nuk pranon të besojë diçka jashtë shqisave apo aparateve perceptuese (p.sh. rentgen etj), por ateizmi nuk ka ç’të japë, ateizmi nuk ka veprimtari pozitive në kuptimin që të krijojë diçka, bie fjala besimet e ndryshme kultet mund të gjejnë korresponduesit e vet te njëra-tjetra, si p.sh. "ne kemi Allahun ata kanë Jehovën", ose «ne kemi namazin ata kanë liturgjinë» etj, por ateizmi thjesht i zhduk këto gjëra. Shumica njerëzve presin që t'u japësh diçka e jo t'ua zhdukësh atë pak besim që kanë.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN


Numri i postimeve : 380
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Doktrina besëlashtë   Sun 01 Mar 2015, 18:09

Rreth rëndësisë që ka feja kombëtare

Vëllezër, motra, është koha që të flasim për rëndësinë që ka një fe kombëtare!

Një fe kombëtare për shqiptarët, do të thotë t'a ruajnë gjuhën shqipe, kudo që janë. Edhe nëse shpërngulen në Gjermani, Francë, Zvicër, ose edhe në vise të largëta, Australi e Amerikë, feja kombëtare do t'u ruante identitetin dhe gjuhën. Kështu patën fatin e mirë ata popuj që patën fetë e veta, dhe ndonëse kaluan shekuj, pa shtet e pa shkollë, e ruajtën gjuhën. Ne kemi pasur fatin e keq të ndahemi e shpërndahemi e përçahemi nëpër fe të huaja, duke na tërhequr secila anë me litarin e vet duke na shqyer trupin. Shumë fise shqiptare u asimiluan në Epir, Greqi, Maqedoni, Malësi, Bosnje, etj. Feja kombëtare na e ruan gjuhën shqipe. gjuhën e zotave të Dodonës.

Feja kombëtare është ajo që nuk lejon martesat me të huaj dhe kështu e ruan gjakun ilir të paprekur. Dikush që gjendet në trojet e sotme të banuara me shqiptarë, ka fatin që të martohet brenda kombësisë, por ka edhe të atillë që në kontakt me të huaj, si këtu ashtu edhe në vendet ku ka pak shqiptarë, marrin një të huaj për martesë. Feja kombëtare duke ruajtur martesat brenda kombësisë, bën që të ruhet komuniteti shqiptar gjithandej nëpër Evropë e nëpër Botë i paprekur jo vetëm nga gjaku i huaj por edhe nga asimilimi.

Feja kombëtare ruan kulturën tonë mijëravjeçare. Në të vërtetë vetë feja kombëtare e shqiptarëve, është tërësia e atyre praktikave dhe besimeve të lashta që për fat të mirë janë ruajtur deri në ditët tona, sa përmes trashëgimit kulturor brez pas brezi, po aq edhe përmes shkrimeve që na i kanë lënë shkrimtarët e lashtë ose edhe përmes gjetjeve të nëndheshme. Feja kombëtare është kultura kombëtare, duke e mbajtur këtë fe mbajmë kulturën tonë. Dhe kultura jonë nuk është variant i asnjë kulture tjetër, por është kulturë unike që s'ka të ngjashme në botë.

Feja kombëtare na mëson si të ndihmojmë njëri tjetrin. Njerëzit nuk janë gjithnjë në të njëjtën gjendje, dhe nuk janë gjithnjë në gjendje të mirë. Dhe fatet ndërrohen, "sot ti e nesër ai tjetri". Feja shqiptare mëson se si të ndihmohet ai të cilit i digjet shtëpia, atij që s'ka mjaft për të ngopur veten dhe fëmijët, atij që ka prirje për tu arsimuar por jo edhe mundësi të mjaftueshme, atij që është i sëmurë, atyre që kanë mbetur pa prindër. Teprica e parave që dikush i ka, është njësoj sikur dhjami që është tepricë e trupit. Feja shqiptare na mëson që të heqim këtë dhjamë nga paratë tona, duke ndihmuar vëllezërit. Feja na mëson të ndihmojmë edhe në mënyra tjera: të ndihmojmë njëri tjetrin në luftë, me armë, municion, ushqim, e krah lufte, të ndihmojmë me strehim; ata që janë në një vend të sunduar nga të huajt të ndihmojnë shqiptarët e posa ardhur për t'u vendosur e për të gjetur bukën e vet me punë, etj.

Feja kombëtare na mëson si të lindim shumë fëmijë, për t'u shtuar numri i shqiptarëve; si t'i ndihmojmë ata që kanë fëmijë sa ne, ose më shumë se ne, por që janë më të varfër, në mënyrë që askujt të mos i vje fatkeqësia prej fikës; si t'u lëmë fëmijëve emra shqip, etj.

Feja kombëtare, mundëson edhe mbajtjen e një politike kombëtare. Ashtu sikur prijësit e vendeve arabe kanë qëndrime islamike, prijësit e vendeve evropiane kanë qëndrime krishtera edhe prijësit e vendeve tona mund të kenë qëndrime pellazgo-ilire në politikë.

Me fenë kombëtare, ne krijojmë një komunitet të fortë fetar dhe kombëtar nga Londoni në Kurdistan, shumë më të fuqishëm se sa komunitetet hinduse, muslimane, ose afrikane.

Dhe në fund, feja jonë kombëtare është zëri i zotave të lashtë, që na thërret për të besuar.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN


Numri i postimeve : 380
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Doktrina besëlashtë   Sun 15 Mar 2015, 18:12

Rreth rëndësisë që ka dhurimi i librave shqiptarëve që kanë nevojë për to

Shqiptarëve që gjenden në trevat e pushtuara dhe në trevat e humbura pellazge (e ashtuquajtura diasporë), më së shumti u nevojiten librat. Askush nuk e di se si libri shqip është burim i diturisë, lumturisë dhe vullnetit në një vend ku çdo gjë është e huaj.

Kur shetitet njeriu në treva jo-shqiptare, e merr malli për shqiptarë. Kur rastësisht dëgjon një shqiptar duke folur shqip emocionohet sikur të kishte parë vëllaun që e ka nga prindërit. E njëjta gjë është kur në një vend ku çdo është e huaj i bie në dorë një libër shqip, i cili është përhapësi i dritës dhe diturisë.

Të blesh, ose të shumëzosh libra shqip, e t'u shpërndash ato shqiptarëve në trevat e largëta, është vepër shembullore për të cilën ka lavdi në këtë botë, dhe shpërblime në botën tjetër. Të dhurosh një libër aty ku duhet, është njësoj sikur të shpëtosh një fëmijë nga fatkeqësia.

Librat dhe shkrimet që janë baza e formimit të personalitetit të vërtetë shqiptar janë:

1. Lahuta e Malcis - Gjergj Fishta
2. Kanunet (Lekës, Skenderbeut, Labërisë, etj.)
3. Epika kreshnike (botime të ndryshme)
4. Mitologjia ndër shqiptarë - Mark Tirta
5. Naim Frashëri, veprat e tij
6. Historia e popullit shqiptar
7. Shqipëria ç'ka qenë, ç'është, e ç'do të bëhet? - Sami Frashëri

Me këto libra Shqiptaria mbahet gjallë në cilindo vend, edhe nëse jeton në qytete të mëdha, edhe në bjeshkë i vetmuar, edhe mes armiqve, edhe në vende të shkreta.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN


Numri i postimeve : 380
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Doktrina besëlashtë   Fri 20 Mar 2015, 22:19

Rreth emrave shqip për individë dhe familje

Ne kemi për detyrë të vëmë emra shqip e ilirisht që janë tanët dhe vetëm tanët.

Ju mundeni që emrat tuaj personalë, nëse janë arabisht e turqisht, t'i ktheni në emra shqip e ilirisht, si p.sh. Longar, Agron, Triteuta, Bora, Bjeshka, etj.

Kurse mbiemrat familjarë janë gjithashtu lehtë të ndërrohen. Secili prej jush i përket një fisi. Kush ka mbiemër arabisht e turqisht, e kthen mbiemrin e fisit vet që është nga burimi shqip si p.sh. Berisha, Hoti, Kelmendi, Gashi, Morina, etj. janë shumë më mirë se sa mbiemra të cilët na cilësojnë si të huaj, turq e arabë.

Një mënyrë tjetër është të përdoret emri i vendbanimit ku jeton apo vendbanimit të prejardhjes, me kusht që ky të jetë emër shqip si p.sh. Dardhishta, Prekazi, Bushati, etj.

Një mënyrë tjetër është të gjendet emri i atij stërgjyshi familjar që kishte emër shqip si p.sh. Lekë, Bibë, Kolë, Dedë, etj.

Shembujt e mësipërm tregojnë se si mund të vëni mbiemra që njëkohësisht janë shqip por edhe e ruajnë identitetin e lashtë familjar.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN


Numri i postimeve : 380
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Doktrina besëlashtë   Mon 13 Jul 2015, 17:54

Rreth hyjnizimit të njerëzve pas vdekjes

Shëndrrimi i njeriut në perëndi sipas orfikëve, është e njëjta gjë sikurse ndërprerja e rrethit të rimishërimit sipas Pythagorës.

Një ndër dallimet mes zotave dhe shpirtërave të njerëzve është ajo se shpirtërat e njerëzve vazhdimisht rimishërohen në intervale të caktuara kohore.

Kurse perënditë qëndrojnë gjithëmonë në Elysé. Ata e kanë këtë pozitë të privilegjuar në saje të karakterit dhe cilësive hyjnore, në saje të virtyteve të mira, në saje të vullnetit gjigant.

Me virtyte të mira, sidomos drejtësi, dashamirësi e atdhedashuri, me veprime të mira, dhe duke kryer detyrimet e veta në këtë jetë, edhe njerëzit mund të arrijnë të ndërprejnë rrethin e rimishërimit, dhe t'u afrohen perëndive, e ndonjë edhe të pranohet si perëndi.

Por pak janë ata që arrijnë këtë, vetëm më të mirët. Shumica vetëm munden t'a rrallojnë rimishërimin.

Sa më shumë që zbatoni vullnetin e perëndive në tokë, aq më shumë i afroheni perëndive, aq më shumë fisnikëroheni me substancën hyjnore.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Doktrina besëlashtë   Today at 15:59

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Doktrina besëlashtë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Doktrina Sekrete – Disa nga simbolet e Krijimit
» Besëtytni popullore
» Sajimi i Greqisë së lashtë
» Besëtytni shqiptare
» Roma e Lashtë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: