FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 BESIME E RITE RRETH MJESHTRISE SE ENDJES - punim (fragmente)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 389
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: BESIME E RITE RRETH MJESHTRISE SE ENDJES - punim (fragmente)   Mon 21 Jul 2014, 22:00

Aferdita Onuzi, Tirane

Ne mjaft krahina te tjera flitet per plaken e vatres apo hyjnine e vatres. Sipas nje legjende tjeter, vatra e shtepise ruhet nga nje grua e moshuar, e cila tjerr ose end vazhdimisht. Ndaj ishte bere zakon qe, naten, gjithynje prane vatres te lihej nje cope buke e pak uje per kete grua. Gruaja dhe vegja qe jane sinonime te njera tjetres, jane kthyer ne hyjni qeperfaqesojne mjeshtrin e te endurit. Jo rastesisht ne te shumten e rasteve, vegja vendosej prane vatres, ne kendin me te ndricuar.

Nje endese shume e lodhur pas nje dite te gjate pune ne vegje, u shtri te flinte, por harroi gojen e majes cele dhe nuk e kaloi fijen e indit ne anen tjeter te majes. Naten erdhi djalli dhe i gezuar pa mase, u ul te ngaterronte fijet me njera tjetren, ashtu sic di te verpoje vetem ai. Te nesermen endesja e gjore u lodh me kot t'i rregullonte. U mundua nje dite e nje nate e gati sa s'u cmend, por pa rezultat. Madje nje pjese e fijeve u keputen.

Ne kete kohe i afrohet nje grua tjeter dhe i kerkon t'ia lere vendin pr t'u ulur ne vegje. Pas disa veprimesh, ajo arriti te gjeje defektin dhe mbasi vendosi shkopinjte ndares ne vendin e duhur, filloi te ende me shkathtesi.

Kjo grua e mire ne krahina te ndryshme njihet me emrat Veglorja, Ora e mire, Fata, Fatia, Fatimja, Vitorja, Vejtorja dhe tek arbereshet, me emrin Shen Ana. Elemente te kesaj ngjarjeje na sjellin jehonen e nje bote tashme te zhdukur. Emrat e kesaj gruaje, ne rolin e hyjnise apo te shenjtores mbrojtese, jane te periudhave shume te hershme. Sipas prof. E. Cabej, vitorja apo vejtorja e kane marre emrin nga fjala vej, qe do te thote end. "Po vej" - thone edhe sot nder fshatrat e Krujes e te Tiranes e ne disa fshatra te tjere te Shqiperise Veriore. Po keshtu edhe Shen Ana e krishtere eshte ne te vertete Anna Perena, hyjneshe e lashte romake.

Sipas nje besimi tjeter vegja nuk duhej mallkuar, sepse ne te endeshin pelhura me te cilat visheshin anetaret e familjes. Per me teper ajo nuk duhej mallkuar, se ne te endej me fije te leshit te deles, e cila konsiderohej e bekuar. Nder arbereshet nuk lejohej endja me fije te pergatitura nga leshi i bagetive te ngordhura. I bekuar konsiderohej edhe krimbi i mendafshit, deri aty sa nuk thuhej ka ngordhur por ka vdekur.

Druri i zgjedhur per avlimendin, pritej kur hena ishte e plote (zakonisht periudha me e preferuar ishte ajo mes muajve tetor-nentor). Qe nga momenti kur vihej sopata ne dru e deri sa pritej plotesisht, personi qe kryente kete pune nuk duhej te fliste, perndryshe besohej se pjeset e vegjes plasariteshin e nuk jetonin gjate.

Pergjithesisht, vegja dhe pjeset e saj ndihmese nuk prekeshin me duar te papastra. Madje, kur fillohej endja e nje pelhura per here te pare, endesja (grua apo vajze) duhej te ishte e lare, te mbante rroba te pastra e te mos ishte me menstruacione.

Pergjithesisht per te parandaluar syrin e keq, varnin ne vegje lule, tufa hudhrash, nje pale gershere, si dhe lloje guaskash deti ose breshke, kembe urithi apo dhe dhembe qeni.

Ne Diten e Shengjergjit, te Veres, Jeremise, e te Shkretise, nuk punohej ne vegje. Gjithashtu nuk punohej nente dite para e nente dite pas Shengjergjit. Ate qe nuk e respektonte kete rregull, besohej se e kafshonte gjarperi ne vere. Ne tere Myzeqene diten e Shmertirit, (11 nentor) grate nuk krehnin as lesh, as li, se u hanin egersirat shpeset gjate veres. Ndersa diten e enjte te Javes se bardhe, grate punonin ne vegje gjithe diten pa pushim dhe endnin vetem pelhura te bardha, qe femijet te mos i zinte epilepsia, qe te mos digjej misri nga vapa e te mos bente dem bresheri ne njerez, ne kafshe ne shpeze e bime.

Ne mjaft fshatra me popullsi ortodokse na kane thene se, me 24 dhjetor, grate i fshihnin te tjerrurat, lemshet etj. se ua shihnin kullendrat e nates (perfytyroheshin si gra te keqija, qe nuk e donin punen ne pergjithesi).

Meqe vegja konsiderohej si nje mjet i rendesishem, shulat e tij dhe me rralle, edhe boshti e furka jane perdorur edhe per flijime. Sic dihet, populli shqiptar eshte nder ata popuj, qe i ka thurur mjaft legjenda flijimeve. Tashme jane te njohura legjendat e flijimeve ne keshtjella e ura qysh ne kohet e hershme. Po te tilla flijime, vecse te transformuara dhe te zvogeluara, jane praktikuar deri ne shekullin tone. Nje rast i tille eshte flijimi i nje pjese te rendesishme te vegjes. Riti behej ne kete forme: Ne fshatin Veleshte (Maqedoni), kur ndertohej nje shtepi e re, nje grua e shtepise (zakonisht e zonja e shtepise), per te ndjellur mbaresi, ne themel te saj vinte shulin e pasme. Gjate kohes qe e mbulonte me dhe ajo perseriste tri here keto fjale: "Si mbledh shuli, ashtu mbledhte shtepia!".

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
BESIME E RITE RRETH MJESHTRISE SE ENDJES - punim (fragmente)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pyetje dhe Përgjigje rreth Budizmit
» Burdushi, Hoxha, Pastori, Neuropsikiatri ( rreth magjise)
» Pse nuk dalin në shesh akoma të vërtetat rreth jashtoksorëve?
» Clinton dhe Rockfeller rreth UFO-ve
» Rreth magjisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: