FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Objektivat e forumit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN


Numri i postimeve : 380
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Objektivat e forumit   Sat 19 Jul 2014, 12:08

Forumi Besëlashtë Shqiptar është forumi i parë pagan i shqiptarëve në internet (pagan në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, religjioz). Ky forum është për fenë tonë Besa e Lashtë apo Besëlashta dhe për komunitetin tonë besëlashtë.

Tek dega e parë ka thjesht gjëra të jetës së përditshme si biseda, shoqërime, njoftime, përshëndetje etj. Por këtu përmbushet një objektiv mjaft i rëndësishëm, që ne besëlashtët të shoqërohemi mes vete, dhe të mbajmë të fortë komunitetin tonë.

Në degën e dytë, Besa e Lashtë, studiohet feja pellazge me gjithë degët e ndryshme të saj. Këtu nuk është qëllim primar as të ruhet folklori, as të studiohen gjërat nga ana shkencore si historianë, etnologë ose antropologë, e as të merremi me gjëra “paranormale”. Qëllimi primar është studimi teologjik i dogmave të fesë pellazgjike dhe derivateve të saj. Për një pasqyrë të qartë se çka mund të përfshihet në fenë pellazgjike dhe se çka do të studiohet:
1) Fetë tradicionale ( ilire, thrake, dake, pellazgo-jugore)
2) Fetë filozofike (Platonizmi, Pitagorjanizmi)
3) Fetë e mistereve, si p.sh. orfike, të Dionisit, Zalmoksit, Kabirëve, Eleusinës, Kalorësve, etj
4) Mitologjia e paganizmi shqiptar i mbijetuar nga paraardhësit, dhe i krijuar më vonë
5) Mbetje të fesë pellazgjike nëpër fe tjera sidomos në krishterim dhe bektashizëm.
6) Ideja e Shqiptarisë, nga koha e Rilindjes

Dega e tretë “Tokat tona” është ekspansioniste për kah karakteri dhe ideologjia, ashtu siç pret nga ne Lartmadhëria e Tij, Zeusi . Ato janë tokat tona të humbura gjatë luftërave kundër forcave të errëta, dhe tani dita ditës po mbushen me shqiptarë, falë Perëndive, dhe së shpejti do të jenë sërish tonat. Ndarja është bërë në rajone gjeopolitike, për nevoja praktike. Çka do të shkruhet në degën e tretë? Lajme nga rajoni përkatës, histori e rajonit përkatës, prezenca e shqiptarëve dhe veprimtaria e shqiptarëve në atë rajon, në të kaluarën dhe tash.

Dega e katërt është për shqiptarët në Mërgatë (Diasporë), dhe shërben për lajme të ndryshme nga mërgata, dh shoqërim mes vete.

Degët tjera shërbejnë për gjëra më të rëndësishme në jetën tonë të përditshme, ku shkëmbejmë lajme, përvoja etj. si psh. nga Natyra, Kultura, Kuzhina, Edukimi fizik, Argëtimi, etj.

Në nënforumin anglisht, promovohet feja jonë Besëlashta në gjuhën angleze.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Objektivat e forumit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Krye :: Shoqëria jonë-
Kërce tek: