FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Perëndia ujk

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Pleurat
MODERATOR
Pleurat


Male Numri i postimeve : 15
Join date : 18/03/2013
Age : 36
Location : Gjilan

Perëndia ujk Empty
MesazhTitulli: Perëndia ujk   Perëndia ujk EmptyFri 18 Jul 2014, 13:14

Ne anen tone (ne Kosove) tregohet nje ngjarje qe ka te beje me perendine ujk, po mundohem me tregue sa e kam mbajt ne mend:

Ka qene nje njeri duke prere dru ne mal. Pas nje kohe sheh nje llave te ujqve diku larg, e qe po afrohej ne drejtim te tij, prandaj hyp ne nje lis te madh. Kur aty perfuni lisit mrrijn ujqit, bashke me ta ishte edhe nje njeri i madh, qe rrinte me ta dhe u jepte urdhera. Kurse ky rrinte nalt ne lis e i percillte, ai njeriu i madh fillon tu jap urdhra ujqve: Ket t'ejte keni me hanger filan delme, te premten masdite keni me hanger filan njeri, te premte naten keni me hanger ket cjap, kurse ket njeriun qe rrin hyp mbi lis, keni me hanger te shtunen ne mengjes para se me lind djelli.

Njeriu mbi lis u tut shum kur e nijti tuj fol ashtu. Po i shkon menja se masi ujqit paskan me hanger te shtunen, sot nuk do ta prekin, prandaj per prove e hodhi gujën në tokë e ujqit as u afruan. Ateher kceu ne toke e u largua për ne shtepi.

Filloi tu tregoje antareve te familjes per rrezikun qe e kishte se te shtunen ne mengjes do ta haje ujku se ashtu ia kishte caktuar ujkut ai Njeriu i Madh, edhe familja nuk i besojn aspak, po per mos me ia prish qejfin vendosin qe me i mbyll te gjitha dyert e shtepise edhe ai njeri te shtrihet me flejt diku ne mes te anetareve tjere, duke i thane se: kur vjen ujku na han neve se jena ne fillim e ty nuk te mrrin.

Te nesermen ende pa u zdrit mire, kur te gjith ishin tuj flejtun, vjen ujku ma i madhi, nuk dihet se si hyri ne shtepi, se nga e gjeti biren per me hin mrena, po i kaloi anetaret e tjera e iu gju atij njerit te cillin e kishte te caktuar me e hanger. Kur u çuen prej gjumit anetaret e tjere e gjeten te masakruem e krejt gjak, e u binden se kand ta caktoj ai Njeri i Madh per me e hanger ujku, ate do ta haje ujku, se ndryshe nuk mundet.

_________________
Ndali këllqet, duart dhe gojën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Buzulk

Buzulk


Male Numri i postimeve : 53
Join date : 21/07/2014
Location : Jutbinë

Perëndia ujk Empty
MesazhTitulli: Re: Perëndia ujk   Perëndia ujk EmptyThu 12 Mar 2015, 21:50

Kulti i ujkut



Shpesh në rrjedhat e historisë së popujve, përveç kafshëve shtëpiake, në lashtësi janë adhuruar edhe grabitqarët, duke u shërbyer fiseve të ndryshme si kulte, apo si toteme. Një nga këto kulte është edhe adhurimi i ujkut për ilirët, të cilët na e kanë përcjellë këtë emër edhe si toponim në emrin e qytetit të Ulqinit, për të cilin studiuesit mendojnë se lidhet drejtpërdrejt me emrin e ujkut. Figura e ujkut gjendet edhe te perandori i Ulqinit, në shekullin XIV.

Adhurimi i grabitqarëve lidhet me veçoritë fizike të tyre dhe me faktorët psikologjikë, si besimin, se po të merrej me të mirë ujku, nuk do të ishte dëmprurës etj. Prezenca e ujkut si totem evidentohet, jo vetëm si toponim, por edhe si heraldik, ndër familjet feudale shqiptare të mesjetës. Këtë e konfirmon heraldika e Balshajve. Studiuesi Kristo Frashëri, në vëllimin e tretë të studimeve për epokën e Skënderbeut, thekson: “Balshajt kishin në emblemën e tyre ujkun, me të cilin është lidhur legjenda e themelimit të qytetit të Ulqinit".

Kulti i ujkut, ashtu si shumë hyjni, i kapërcen kufijtë e mijëvjeçarëve. Ai vjen që nga koha e hyjit Apollon, i cili ishte i lidhur me totemin, me ujkun. Është kjo arsyeja pse studiuesi Muzafer Xhaxhiu thekson në shkrimin e tij “Rruga për tek pellazgët”: “Ky Hy, quhej Apolln Lyken, nga fjala shqipe ulk me metatezë”.

Shyqri Hysi

OSHTIMA
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Perëndia ujk
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bindi, perëndia e ujërave

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: