FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Sabaziosi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 445
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Sabaziosi   Tue 15 Jul 2014, 17:36

SABAZIOSI, një zot i Thrakëve dhe Frygëve, është gjithashtu i njohur në burimet greke e latine si Sabadios, Sauazios, Saazios, Sabos, Sebazios, Sabadius, dhe Sebadius. Emri i tij lidhet me fjalën maqedone sauadai, ose saudoi që nënkupton "satyr", dhe më mirë shpjegohet me gjuhën ilire nga fjala “sabaia” që d.m.th. birrë, dhe “zios” që d.m.th. zot apo Zeus, pra ky ishte zoti i birrës, ngjashëm sikur Dionysi që ishte zot i venës. Frigjianët me rastin e emigrimit të tyre në Anatoli e morën kultin e Sabaziosit dhe e bartën atje.

Burimet greke nga shek. V p.e.s. e më tej e përmendin Sabaziosin si perëndi thrake e fryge. Në Athinë ceremonitë e inicimit në kultin e tij mbaheshin gjatë natës, dhe rishtarët pastroheshin duke u fërkuar me baltë. Një pije sakramentale involvohej me atë rast. Idemntifikimi i Sabaziosit me Dionysin, që ndodh rregullisht në burimet greke, është i padiskutueshëm.

Ai adhurohej në Thraki me emra vendas si Athyparenos, Arsielnos, Batalde Ouenos, Eleneites, Mytorgenos, Ouerzel, Tasibastenus.

Motivi i duarve që marrin formën e një gjesti adhurimi është një dukuritë dalluese të kultit të tij. Sipas shumë shkrimtarëve kristianë ritet më mbresëlënëse në misteret e inicimit të Sabaziosit ishin kontakti i rishtarit me një gjarpër (aureus coluber) që fillimisht vendosej në gjoksin e tij e më pas trupit teposhtë.

Po aq enigmatik sa edhe Zalmoksi i dakëve, Sabaziosi qe adhuruar qysh në shek. IV p.e.s. si perëndi njëherësh tokësore dhe qiellore.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Sabaziosi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: