FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Majlinda Kelmendi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ajka

avatar

Female Numri i postimeve : 6
Join date : 19/03/2013
Age : 29
Location : Tirane

MesazhTitulli: Majlinda Kelmendi   Mon 14 Jul 2014, 12:22



Federata e Xhudos e Azerbajxhanit ka vërejtur talentin e jashtëzakonshëm të xhudistes Majlinda Kelmendi, duke i bërë një ofertë marramendëse asaj dhe trajnerit Driton Kuka, si nga ana financiare ashtu dhe nga ana materiale.
Trajneri Driton Kuka ka lëshuar një komunikatë për media ku e ka zbuluar ofertën e federatës së Azerbajxhanit, që ka ofruar 5000 euro në muaj për të dhe Majlinda Kelmendin. Kuka për të mos u larguar nga Kosova kërkon së paku një pagë prej 1000 eurosh.

“I nderuar zotri Kuka. Unë kam nderin t’iu njoftoj se Federata e Xhudos së Azerbajxhanit ju bën ofertë si vijon:

1. Ju mund të punoni së bashku me atleten tuaj në vendin tonë.
2. Ju mund të qëndroni në vendin tonë dhe të vini në Azerbajxhan për t’u stërvitur para kampionatave dhe gjatë kampionateve, ashtu si të udhëtoni me federatën tonë në kampionatet të cilat mbahen në vende tjera.
3. Federata e Xhudos së Azerbajxhanit është e gatshme që t’iu paguaj juve dhe atleten tuaj nga 5000 euro në muaj”.

“Pos tjerash, më duhet t’iu informoj se Federata e Xhudos së Azerbajxhanit është e gatshme që t’iu shpërblejë për çdo medalje që do ta fitojë atletja juaj, në të gjitha garat ndërkombëtare. Për detajet tjera do të bisedojmë më vonë, për shembull në Paris, nëse pajtoheni me ofertën tonë preliminare. Ne kemi parë sukseset tuaja në turneun e mbajtur në Baku dhe ishim dëshmitarë të të arriturave të xhudistes tuaj, e cila mund të motivojë atletët tanë. Kjo është dëshmi se sa i rëndësishëm është zhvillimi i xhudos në vendin tonë”.

“I nderuar zotri Kuka, kërkojmë nga ju që të analizoni të gjitha ofertat dhe të ktheni përgjigjen sa më shpejtë që është e mundshme për më shumë detaje para takimit tonë në Paris, në mënyrë që të finalizojmë gjithçka gjatë ‘grand-slam’ turneut në Paris”, shkruan në letrën dërguar nga asistenti i presidentit të Federatës së Xhudos së Azerbajxhanit, Elchin Maharramov.

Po në këtë komunikatë Driton Kuka, trajneri i Majlinda Kelmendit, bënë të ditur se së shpejti do të takohet me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të biseduar mbi këtë ofertë dhe për atë se çfarë ofron Qeveria e Kosovës, në mënyrë që Majlinda të mos largohet nga Kosova.

_________________
Death by fire is the purest death! - Melisandre of Asshai
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 385
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Majlinda Kelmendi   Tue 26 Aug 2014, 20:01

Majlinda Kelmendi “pushton” Rusinë, rrëmben të artën

26 gushti do të futët në analet e historisë së sportit të Kosovës.

Krenaria e sportit të vendit tonë, Majlinda Kelmendi, sot ka mbrojtur titullin e kampiones së botës në Xhudo.



Xhudistja pejanë ka “shkel” Rusinë duke shkëlqyer në Botërorin që po mbahet në Rusi.

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë duke mundur rumunen Andrea Chitu.

Xhudistja jonë jo vetëm në sfidën finale, por edhe në të gjitha luftërat e zhvilluar në këtë eveniment të madh, ka treguar performancë të shkëlqyer, duke mahnitur gjithë pjesëmarrësit dhe tifozët e shumtë rus, të cilët ishin në salle.

Majlinda, në rrethin e parë fitojë pa luftë, derisa në rrethin e dytë e mposhti venezuelasen Vanessa Cortesia, kurse në luftën e tretë mundi Bundmaa Munkhbaatar, ndërkaq, në gjysmëfinale gjunjëzoi rusen Natalia Kuziutinan, të cilën e kishte mposhtur edhe vitin e kaluar.

Hiq më mirë se rusja nuk kaloi as rumunia Andrea Chitu, e cila nuk ishte rivale e denjë për xhudisten tonë, e cila në mënyrën më të mirë të mundshme e përfaqësoi vendin tonë në Botërorin në Rusi.

Përfundimisht Majlinda Kelmendi lëshon tapetin e “nxehtë” të Rusisë kokë lartë me medaljen e artë, duke i bërë krenar gjithë shqiptarët ku do që janë.

Kelmendi në finale

Majlinda Kelmendi, po vazhdon rrugëtimin për mbrojtjen e titullit të Botës në Xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kelmendi është kualifikuar për në finale të botërorit që po mbahet në Rusi, pasi që në gjysmëfinale mposhti xhudisten nga Rusia Natalia Kuziutina, ndërsa në finale do të takohet me rumunen Andreea Chitu.
Xhudistja Kelmendi pos Natalia Kuziutina, mposhti edhe gjithë sallën e mbushur me mbështetës të xhudistes ruse.

http://www.rtklive.com/?id=4&r=2617

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
nikolla

avatar

Numri i postimeve : 21
Join date : 23/03/2013

MesazhTitulli: Re: Majlinda Kelmendi   Thu 28 Aug 2014, 17:36

Majlinda Kelmendi shpallet kampione e Botës në Rusi



Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi është shpallur sot kampione e Botës në kampionatin e xhudos që po zhvillohet në Rusi. Majlinda u shpall kampione pasi mposhti në finale xhudisten rumune, Andreea Chitu duke arritur një tjetër medalje ari, dhe duke ngritur edhe një herë tjetër lart emrin e Kombit të saj.

Majlinda ka arritur 4 fitore për t’u shpallur kampione dhe ka bërë paraqitje të shkëlqyera duke u vlerësuar maksimalisht në këtë kampionat. Ajo tregoi edhe njëherë se nuk njeh rivalë në peshën e saj. Me medaljen e sotme Majlinda konfirmohet edhe një herë tjetër si xhudistja më e mirë në botë në peshën deri në 52 kg.

http://grid.al/read/news/158946070/8344222/majlinda-kelmendi-shpallet-kampione-e-botes-ne-rusi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nikolla

avatar

Numri i postimeve : 21
Join date : 23/03/2013

MesazhTitulli: Re: Majlinda Kelmendi   Thu 28 Aug 2014, 17:39

Intervista e plotë: Majlinda: Rrallë kush i fiton radhazi dy tituj! Kuka: Rusët u dëshpëruan!



Majlinda Kelmendi, mbrojti titullin e Botës në midis Rusisë dhe fitoi 900 pikë të reja në ranglistën botërore. Majlinda dhe Driton Kuka, flasin ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”. Majlinda ka fituar të gjitha trofetë e mundshme, tash synon edhe olimpiadën në vitin 2016.

Xhudistja Majlinda Kelmendi (52 kg) apo trimëresha e Kosovës, mbrojti titullin e botës në midis Rusisë. Xhudistja me zemër të madhe tregoi fuqinë e saj në Kampionatin Botëror në xhudo për seniorë, i zhvilluar në Chelyabinski. Majlinda për herë të dytë radhazi fiton medaljen e artë në Botëror, pasi që të parën e fitoi vjet në Rio të Brazilit, ndërsa tashmë në Rusi dhe mahniti tërë botën. Ajo bëri paraqitje të jashtëzakonshme dhe tronditi rusët kur mundi në gjysmëfinale rusen Natalia Kuziutina (të cilën e kishte mundur edhe në finalen e Kampionatit Evropian në Montpellier gjatë muajit prill të këtij viti), pastaj në finale deklasoi rumunen Andreea Chitu. “Rrallë ndodhë që të bëhet në sport dikush radhazi dy herë kampion Bote. Jam shumë e lumtur dhe që e munda edhe rusen. Synimi im tash është Olimpiada”, tha pas garës Majlinda ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”. Majlinda fitoi të artën, fitoi edhe 900 pikë të reja botërore dhe tash edhe më shumë ka thelluar epërsinë në ranglistat botërore. Driton Kuka, gjithsesi ishte në qiellin e shtatë dhe nuk mund të gjente edhe shprehje për ta përshkruar këtë mrekulli, këtë triumf të madh dhe aq më shumë ia kënaqi zemrën fitorja në midis Rusisë. Kuka ishte i përlotur nga gëzimi i këtij ngadhënjimit të madh, nga mjeshtrit që vetëm Majlinda di t’i bëjë. I gëzuar jashtë mase dhe me emocione fliste nga Rusia për gazetën tonë, duke thënë: Ditë e madhe dhe fitore për gjithë popullin e Kosovës e kudo që janë shqiptar!

“Bota sot”:Driton, Majlinda pushton Rusinë, kampione e botës ose më konkretisht mbrojti titullin, si ndihesh në këto momente?
Driton Kuka: Momente të jashtëzakonshme. Ishte edhe një ditë e madhe.
“Bota sot”: Cili ishte reagim i tifozëve rusë, kur Majlinda në gjysmëfinale gjunjëzoi rusen, Natalia Kuziutina?
Driton Kuka: Lufta më e fortë ishte gjysmëfinalja. Publiku i shumtë ishte i zhgënjyer me humbjen e garueses së tyre.
“Bota sot”:Në finale Majlinda dominojë ndaj rumunes, por gjithnjë ju u dëgjuat duke i dhënë zemër asaj. Në fakt, a kishe besim se do ta mposhtni pa problem rumunen?
Driton Kuka: Në finale realisht kemi pritur fitore më të lehtë se sa në gjysmëfinale.
“Bota sot”: Luftën e fitoi me lehtësi, po ku ishte stresi më i madh i juaj?
Driton Kuka: Stres kemi pasur, se kjo garë është e veçantë e fortë, edhe dëshira për medalje na bën shumë nervoz.
“Bota sot”: Driton, në shumë raste ishe i qetë sidomos në luftën e finales, përse?
Driton Kuka: Në finale saktësisht e kemi ditur çka duhet të punohet.
“Bota sot”: Fituat të gjitha me Majlindën, tash synoni edhe Olimpiadën?
Driton Kuka: Patjetër!

http://grid.al/read/news/158946070/8344161/majlinda-rralle-kush-i-fiton-radhazi-dy-tituj-kuka-ruset-u-deshperuan
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nikolla

avatar

Numri i postimeve : 21
Join date : 23/03/2013

MesazhTitulli: Re: Majlinda Kelmendi   Thu 28 Aug 2014, 17:41

TUNA I KËRKON ‘FER’ MAJLINDA KELMENDIT



Fitorja e Majlinda Kelmendit në xhudo në Kampionatin Botërorë e ka bërë krenar gjithë Kosovën. Ajo ka pranuar shumë urime, por ndër to ka marrë edhe një ofertë interesante. Këngëtarja Tuna përmes ‘Twitter’ i ka kërkuar ‘fer’ Kelmendit. E a do ta pranojë Majlinda kërkesën e Tunës, kjo mbetet të shihet.
Xhudistja nga Kosova Majlinda Kelmendi, ka arritur që ta mbrojë titullin e kampionit të botës në xhudo në Kampionatin Botëror që po mbahet, në Chelyabinsk të Rusisë.
Ky triumf i saj i ka bërë krenar gjithë shqiptarët, ndër ta edhe shumë fytyra tona publike. Ndër urimet që ajo ka marrë nga personalitet njohura, më i interesanti ishte i këngëtares Tuna. Ajo përveç që e uroi Majlindën, njëkohësisht i kërkoi edhe ‘fer’.
“Krenare me Majlindën. Urime për suksesin e madh. A m’del fer?” kishte shkruar Tuna në rrjetin social ‘Twitter’. Kelmendi ka marrë urime edhe nga personalitet politike. Kryeministri Hashim Thaçi ka përgëzuar Majlindën për fitoren e saj. “Sot është një ditë kampionësh. Majlinda konfirmoi edhe në mes të Rusisë se është më e forta në botë dhe ylli ynë më i ndritshëm kosovar në sport. Urime Majlindës, trajnerit dhe gjithë ekipit kosovar” kishte shkruar Thaçi.
Edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, ka shprehur urimet për fitoren e Kelmendit.
“S’ka fjalë që e përshkruan rrugëtimin e Majlinda Kelmendit në sport. Është modeli brilant i një sportisti që nuk e mposht asgjë. Majlinda është historia e jonë e re. Ajo do të jetë prijëse e Kosovës në rrugëtimin tonë për medaljen olimpike. Urime Majlindës, Dritonit dhe gjithë ekipit të Kosovës në xhudo”, ka thënë Memli. Të entuziazmuar këtë lajmë e kanë pritur edhe Vlora Çitaku, Kadri Veseli dhe këngëtari Alban Sejdiu.

http://thealbanian.co.uk/tuna-i-kerkon-fer-majlinda-kelmendit.html
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Majlinda Kelmendi   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Majlinda Kelmendi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Dardania-
Kërce tek: