FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:37

Kreu II

Shtim pleqsh

NENI 218. Kundërshtimi i pleqnis së bame
Mos me u marr vesht pleqt ndër veti, palët në ngatrresë kanë të drejtë me thirr pleqt tjerë. Plaku që gjindet në faj, humb apangat.
Nuk i ndej njana palë pleqnisë së bame ka të drejtë me thirr pleq të tjerë. S'u bind as me ato pleq ka të drejtë me lyp pleqni deri në tri pleq. Pleqninë e tretë kanë të drejtë me e kput krenët e mdhaja në dhé a mal. Krenët a mdhaja shkojnë vet a caktojnë pleq në za në kambë të tyne.
Mbi atë pleqni, nuk ka pleqni tjetër.

NENI 219. Pleqnija rishtas
U gjet në faj nji plak katundi, krenë bajraku a dheu, ka detyrë me jau lshue pengun sterpleqve e krenëzve të katundit, të bajrakut a të dheut e me u pleqnue prej tyne. Nuk lshoj pengun, stërpleq e krenëz kanë të drejtë me kërkue prej krenësh e bajraktarësh me e lshue në arsye me forcën e djelmnisë.
Zotnia pleqnohet prej krenësh të dheut a të malit. Kur ka të baj me nji katund a fis, në pleqni thirren e pyeten edhe stërpleqt krenëz. Fjala e tyne do peshue e marr parasysh prej krenësh.

NENI 220. Mohuesi i fajit
U çue kush e mohoi fajin që ja vesh ankuesi, atëherë ankuesi ka të drejtë me e qit ndër pleq. Pleqt kanë të drejtë me ia kërkue benë mohuesit. Janë të bindun pleqt se faji i përket tjetërkujt, hetojnë basin e fajit deri sa ta gjejnë.
S'u gjet basi i fajit, mohuesit i lypet beja e ky jet me e ba. S'e bani benë, jet në faj. , thot Kanuja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:37

Kreu III

Beja, llojet e besë

NENI 221. Me ba bé
Beja bahet kur dikush kërkon me ju lá tjetri se nuk i ka për sa i bje në qafë. . Me ba bé domethan me ja lan në dorë Zotit. .
Beja i lypet edhe plakut të pleqnisë, kur ankuesi, ja krenët a Kuvendi, ja kërkojnë për me mbajtë drejtësi për pleqninë që ka me ba.
Beja mund të lypet edhe për nji amanet që ja la dikush. Po, beja për amanet nuk mund të bahet detyrë. Por, po nuk u ba, e le në dyshim para atí që e kërkon benë dhe atyne që e morën vesh atë punë.

NENI 222. Beja ka me u ba si të lypet
Beja çashtu si të lypet, çashtu ka me u ba prej të zot të besë. Kanuja njeh kto lloj beshë:
1) benë mbi kryet e fëmive
2) benë mbi bukë e krypë
3) benë mbi zjarmin e votrës
4) benë me gur në krah
5) benë mbi vorret e të parëve
6) benë mbi kishë a xhami, mbi kryq a teqe, mbi ungjill a qitape, vetëm a me pleq beje.

Benë e cakton ankuesi. Nuk e bani benë i zoti i besë si ja lyp ankuesi, atëherë e dajn pleqt si me u ba beja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:38

Kreu IV

Beja e motmotit

NENI 223. Beja me katund
Beja me katund asht detyrë e çdo katundsi.
Para pranveret, në nji ditë kuvendi, katundi për shpi ban Benë e Motmotit. Benë e fillon i pari kryeplaku e mbas tij çdo zot shpije me radhë prej vllaznisë së parë deri te i fundit, a simbas fisesh.
Beja e motmotit bahet :

Me ndodh, me mungue kush, beja i shkon për derë kujt mungon. I zoti i shpisë ka detyrë me dalë në derë e me ba benë ja me dorë mbi ungjill a qitap, simbas fesë së tí.

NENI 224. Detyrat e shpijakëve mbas besë
Kur të bahet beja me katund, i zoti i shpisë ka detyrë me i shtrëngue gjindët e shpisë për mos me e thye kush benë.
Me e thye kush benë dhe me vjedh a me hjeksue në katund, lán dy-për-njahen. Për hjeksi lypet si besëpremë për faj a gjak. Para katundit mbetet besëpremë e gjoba i bahet detyrë.


Edituar për herë të fundit nga Selim Lata në Fri 18 Jul 2014, 21:40, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:38

Kreu V

Betarët

Beja lán gjak e varrë.
Beja lán tokë e kufi, gjá e çdo gjá.

NENI 225. Kur caktohen betarët
Betarët caktohen kur dikush kërkon me ju la mohuesi me pleq béje simbas Kanunit. Para se me u caktue betarët, ankuesi ka detyrë me i shkue në derë mohuesit e me i lyp arsye. Në derë i shkon vetëm a me të parin e vllaznisë. Nuk ju la me arsye mohuesi a nuk mund e bindi ankuesin, atëherë duhet t'i lahet me betarë.
Betarët i caktojnë pleqt e pleqnisë në mirëkuptim me ankuesin e mohuesin. Pleqt me i pleqnue i caktojnë bashkë dy palët.
Betarë caktohen burra të njohun për burrni: të ndershëm, të drejtë, që s'kanë hatër a mní me kurrnjanën palë e që s'janë gjetë në be-rrejshme. Pala ankuese dhe mohuese mund të kërkojnë me hek deri në tre betarë për të cilët nuk u fle zemra.

NENI 226. Betarë të njehun e të panjehun
Kanuja betarët i ka me cak simbas fajit a gjakut të bamë me 6, 12, 24. Për vrasë burri beja bahet me 24 betarë, për vrasë gruje me 12.
Në 24 betarë, 12 caktohen me emën prej pleqve të pleqnisë. Këto janë 12 burra të njehun. 12 betarët e njehun kanë të drejtë me caktue me gisht deri në 12 betarë me mirvet të dy palëve. Me 12 betarë: 6 të njehun; me 6 betarë: 3 të njehun e 3 të panjehun.
Betarë të panjehun caktohen çato burra që mund të dinë ndoj gjá për mohuesin e kshtu ndihmojnë me i dhanë rrugë besë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:41

Kreu VI

Hetimet e gjurmimet

NENI 227. Koha e hetimit
Hetimi do kohën e vet. Sa ma e ngatrrueme që të jetë puna, çaç ma shumë kohë do me u vú për rrugë. Për sa kohë duhet e caktojnë pleqt e besë, të njehun e të panjehun. Po pleqt e besë e kanë detyrë që benë të mos e shtyjnë ma se 12 muej. Krye 12 muejsh o bahet beja, o lihet mohuesi në faj.

NENI 228. Gjurma e fajit
Gjaja e vjedhme ndiqet për gjurmë. E çoj i zoti gjurmën në katund të huej, ka punë me katund e katundi o ja gjen gjánë me bé, o me shtrëngim; jase i gjen gjurmën dal prej katundi.
Gjurmë faji mund të jetë edhe ndoj shej i lanun prej dorasit si: ndoj teshë trupi, pushka, kutia, cigarishtja e duhanit etj.
Këto gjurmë i hetojnë e i gjykojnë betarët me pleqt e pleqnisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:43

Kreu VII

Kapucari e pritarët

NENI 229. Kapucari
Kush e di fajin e mohusit, ka detyrë para pleqve të besë e katundit mbarë me e diftue, me u ba kapucar. Nuk diftoj me të mirë, pleqt e besë kanë të drejtë me ja lyp benë. Kapucari o mbetet me ba bé që s'di gjá, o difton për sa di.
Kapucar mund të bahet dikush edhe me dëshirë të vet tuj vúe kushtet e veta.
Kapucari ka detyrë me diftue drejt. Ma dal rrenc kapucari, lanë gjobën për presë të bame. Me dal fajtor a pjestar fajit, lanë simbas Kanusë.

NENI 230. Mshehtësia e kapucarit e pritarët
Këpucari mbahet msheht, veç në dasht vet me dal për fushë. Ai ka të drejtë me dá anash atë betar tek i cili i fle zemra e me ja kallzue punën. Deri në tre betarë mund t'ju kallzojnë atë që di, po të tjerëve s'ka detyrë t'u shfaqet.
Betarët mund t'a hetojnë vet kapucarin a mund të caktojnë pritarë, burra të regjun në hetime e peshime për kapucarë.
Detyra e pleqve pritarë asht me mbajt msheht emnin e kapucarit. Me e kallzue, bahen besëpremë.

NENI 231. Apangat e kapucarit
Për dy gjana ka të drejtë kapucari: me ja mbajt emnin mshehët e me marr apangat.
Apangat i lahen çaç sa kërkon kapucari. Po kapucari s'ka të drejtë me lyp ma shumë se sa ban vet gjaja.
Kur kapucari kallzon për mohuesin, mohuesi ka detyrë ma la gjysën e apangave. Gjysën tjetër, ai që i zotohet kapucarit. Me i thanë ma përpara mohuesit, se ka kapucar, e mos me u bind, atëherë kapucarit apangat ja lanë mohuesi i fajit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:43

Kreu VIII

Barra e provës me bé

NENI 232. Beja i takon mohuesit
Benë s'e ban ai që kërkon, po ai që mohon. - thot Kanuja. Kush lëshohet e kërkon, mund të baj edhe bé ma kollaj hak e pahak. Mohuesit i takon beja, me u mbrojt me të drejtë prej ankuesit, po jo me ja hup të drejtën atí.

NENI 233. Beja e merr gjanë e gjetme
Me ja gjet i zoti i gjasë dikuj gjanë e hupme: për dore, në tufë, për rrugë, në oborr a në shpi, i ban bé e ja merr. Para mohuesit e pleqve tregon për gjanë e vet kur e ku i ka hup e shejet e dallimet që ka. Benë për gjanë e gjetme Kanuja ja njeh të Zot e jo mohuesit.

Kreu IX

Dita e besë me pleq

NENI 234. Kush vje në bé
Ditën e besë vinë pleqt e pleqnisë bashk me betarët, të zotin e fajit e pala shikuese. Me pa benë mund të vinë kushdohi.
Ditën e besë shikuesi a pala ankuese duhet të vinë me pa benë. Mos me ardh, pleqt e pleqnisë me ndihmën e krenve i shtrëngojnë me ardh, ndryshe s'u njihet ankimi.
I zoti i besë me betarët ban benë para krenëve e pleqve e lahet.

NENI 235. Mbi çka bahet beja
Beja bahet te kisha, xhamia a teqja (Malizí), ku ta shoh kushdohi. Beja bahet mbi nji gjá të shejtë: me gurë në krah, mbi kishë, xhami a teqe tue prek murin me dorë.
Beja bahet simbas këtij rendi: i pari benë e ban i zoti i besë i mbetun në faj, mbas tí betarët e panjehun, në fund betarët e njehun.

Kreu X

Pasojat e besë

NENI 236. Berrejshmi i humb të gjitha
Me dal beja me betarë e rrejshme, të zot të besë betarët kanë të drejtë t'ja kërkojnë gjobën sa krejt gjaja e tij e gjallë (Kabash) dhe ai e ka për detyrë me jau hap vet derën e vathit.
Pos gjasë së gjallë, berrejshmi humb shpyrt e nder në katund e fis. Për burr ma kush s'e njeh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» Kanuni i Lek Dukagjinit...
» Zanat e Malit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Kanun-
Kërce tek: