FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:20

NENI 114. Nusja në pjekje (Iballë me Brigje)
Nusen në pjekje krusht e presin nji mes vendi, ndërmjet katundit që nep e katundit që merr. Pjekja bahet simbas marrëveshjes: te nji mriz, krue, lendinë, qafë etj.
Koha e pjekjes asht mjesdita. Të dy palët duhet të jenë aty përnjiheri. Prej palës së çikës vinë rreth 11 përcjellës: burra e gra. Prej palës së djalit vinë çaç a pak ma tepër ku falen e përfalen. Secila palë ka bukën e vet për rrugë. Në pjekje ndrrojnë duhan e ka nji gotë raki. Krusht këndojnë përpjetë e qesin pushkë. Nusja rri larg tyne.
Mbas kajkës marrin rrugë e tuj u da miqsisht me urime ndër veti.Me ba mos me e qit nusen në pjekje, shpija e saj bje në gjak me krusht.

NENI 155. Nuse e përcjellës natën e dazmës
Me të dal krusht me nuse ball shpijash, këndojnë përpjetë e qesin pushkë. Gratë rreshtohen e këndojnëpër mirëseardhjen e nuses.
Nusen e ndalin në oborr. Të shpisë sjellin nji djalë 4-5 vjeçsh. Përcjellsit e kalojnë tri herë nën bark të kalit e sipër tij, rreth e rreth. Së fundi, ia ulin në prehër. Nusja i ve në qafë nji palë çarapë. Përcjellsit e ulin tuj i ra një shpullë, sa të qaj pak.
Përcjellsit nusen e marrin peshë prej kalit e deri te pragu i derës. Nana e dhandrrit hedh mbi kryet e nuses: grun, oriz, kokrra kafje e rriska sheqeri. Pragun e derës nusja e prek me gishta, lye me mjaltë.
Prej derës së shpisë, nusen e çojnë në kthinën e vet. Përcjellsit me nuse ulen e pushojnë. I zoti i shpisë me një mik e shoq të vetin u bajnë shoqni e ju shtrojnë nji darkë të shpejtë.
Sa të rrinë përcjellsit me nuse, krush e dazmorë as kndojnë, as kcejnë. . Përcjellsit përciellen deri në të dal katundit. Kur janë të largët fort, çohen te nji shoq a dahsamir i të zotit të dazmës. Shpija, ku kanë me fjet përcjellsit, duhet të jet larg sa mos me u ndi lodër as kajkë. Ne nesre largohen nëpër dritë, pa i pa kush.
Mbas darke dhandrri u thot krushve dhe del me të shpejt e shkon te nusja. Krushit kinse të pezmatuem se po jau pret nusen çohen e gjuejnë me stole, apanga drejt tí a ja përplasin mbi derë. Rreshtohen e të kapun krahë mbi krahë këndojnë kajkën e dhandrrit tuj e rrit hovin e gzimit në dazëm. Me ba me u plague dhandrri prej krushve kah ban me ik kush me faj s'mund të bahet. .

NENI 116. Dita e parë e dazmës
Nadje, në të rame të diellit, nusja shkon në krue me nji djalë të shpisë para. Te kroni mbush bucelën me ujë e djalit i fal nji palë çarapë. Gratë për kundruell këndojnë kajkët e gzimit se . Sa vjen nusja prej kronit, u qet krushve ujë sysh prej mashtrabe, pa u kput deri sa të soset. E kputi ujin, bje në marre. Si të lajn krushit sytë, nusja rri me duer e sy palutë. Gratë këndojnë kajkë dazme e krusht kcejnë me haré. Dazmort fillojnë lojën me krush. U mbyllin derën e shpisë. Krusht, , me spata, huj e leva sulmojnë derën deri sa e hapin. Dazmortqë mbyllen derën prej krushve.
. Me ba kush lojë të randë me qëllim me shitue kand, ja pret mik të zot t'shpisë. Pak para mjesdite diftohen teshat e nuses. Nusja rri palutë krah teshave që i difton e vjehrra. Para nusës vehet nji tepsi, ku krush e dazmorë falin . Paret e nuses janë të falme deri 1 grosh. Kujdestari uron sejcilin për bujarinë e tij.

NENI 117. Mbarimi i dazmës e të falat e nuses
Mbas mjesdite krush e dazmorë rreshtohen me u da nëpër shpijat e veta. Nusja mban në dorë të falat, çarapt e krushve. Atyne jau jep në dorë e kunata e nuses, që i rri ngat. Krusht i lanë ka 1 grosh. Gratë kndojnë kajkët e mbarimit të dazmës. Krusht e dazmorët e largët kthehen prap me lutjen e të zot t'shpisë e flejnë aty edhe atë natë.
Nusja vjehrrisë u bje të fala kmishë e tlina, çarapë e brez. Kunatave, rubë e sapun.
Mos me i prue të falat nusja si lypen, bje në marre.
Me sha kush dazëm e nuse, bje në fal para shoqit e katundit.

NENI 118. Nusja në konak
Nji javë mbas dazmës nusja thirret nëpër konaqe. Konakun e nuses e kanë detyrë ndere: të damt nji zjarmi, shoqi në derë e të afërmit e nuses në atë katund.
Me thirr shkon e zoja e shpisë. Thrret nusen me të vjehrrën e me një kunatë. Në konak thirret edhe ka nji grue prej shpive që ja kanë borxh konakun nuses, krejt nji sofër gra. Burrat gjajnë rast e nuk rrinë në konak të nuses. Gratë kanë të drejtë për kajkë e valle për gzim të nuses.
Nusja në konak rri për nuse. Nuk flet, veç kur e pyesin. Përgjigjet me zá të ulët sa ku hap gojën. Para e mbas buke ma shumë rri në kambë, paluet. Ndryshe jet me marre.

NENI 119. Nusja spanispar
Nusja shkon në gjini spanispar dy javë mbas martese e rri dy javë. Tpanit të madh, tpanit të zakonshëm, shkon mbas tre muejsh e rri tri javë. . Detyra e nuses dhe e gjinisë asht mos me e thye cakun e tpanit. E thej, nuses i pritet rruga e gjinisë.
Spanispar gjinia vinë me e marr: miq spari. Ashtu shkon edhe ana e dhandrrit, miq spari. për miq spari, dy palt shtrojnë darkë. Nusja çon e bjen kulaç gruni. Kulaçt e nuses janë gjithmonë ma shumë se ka gjind shpija.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:21

Kreu IV

Morti (Vdekja)

NENI 120. Të thirrmit në mort
Me dekë kush, çohen lajmsit shpi për shpi me thirr ato me të cilët kanë dazëm e mort: kushrij e shokë, miq e dashamrirë, bija e nipa. Të thirrmit ngushllojnë: etj
Në mort shkon me pa kushdohi: të thirrmit e të pathirrmit, mik e anmik: As gjaksi s'ka ndalesë në mort. Me ardh për kryeshëndosh, pritet e përcillet;
Të thirrmit bahen gati e shpejtojnë me shkue në mort para varrimit. Të thirri tjetri në mort ke detyrë ndere me i shkue.

NENI 121. Gjama
Kur dalin ball shpisë, miqt fillojnë gjamën e parë. Në të hymë të oborrit, fillojnë gjamën e dytë. Gjamën e tretë e bajnë në kohën kur bahen gati me u nisë për në vorre. Gjamatarët rreshtohen në oborr në gjysmërrethi.
Gjama bahet me prijës. Prin kush asht gjamatari ma i zoti. Të tjerët e ndjekin njiherash mbas tí.
Gjama te vorri bahet nja 20 m larg të të vdekunit. Rreshtohen në heshtje dhe për pak minuta qëndrojnë me vështrim mbi rrobat. Pastaj i japin kokës e trupit një drithmë, vejnë gishtat në bel (mesit) dhe lëshojnë të gjithë njëherit mbas një drithme një britmë të gjatë: tue i dhanë gjith trupit lëvizje të mundimshme. Vazhdojnë me britmën tjetër po aq të gjatë e të thekshme: . Tue e ngrit kryet me mundim, lëshohet britma tjetër si e para: . Me dorën e majtë kapet hunda dhe tue e mbajt si në grusht, lëshohet me hundë e me gojë rënkim me britma vajtuese: ... për nja dy minuta. Gjama vazhdon me britmën e gjatë e të thekshme, si përpara: . Në angth ngrihen grushtat e, si nxirret gjoksi para me një përkulje mbrapa i bihet gjoksit për disa sekonda. Bahet përkulje ngadalë e në mundim të trupit pak para tue gërvisht tamthat në anët e faqeve deri sa rrjedh gjak. Gjama përsëritet prej fillimit për 9 herë tue u afrue pak nga pak drejt rrobave. Qëndrohet ashtu për pak, mandej bihet në gjunj. Ngrihet koka e nxirret gjoksi para tue i ra prap me grushta. Ata që ndigjuen gjamën, i kapin gjamatarët për krahësh e rrobash për t'i ngritun prej aty. Gjamatarët mbas nji farë ngurrimi, çohen të mjeruem e largohen ma larg të vdekunit.
Kjo lloj gjame u bahet kryesisht të vramve, aq ma tepër atí që asht vra në dhé të huej, vorri i të cilëve, asht hapun, vetëm si simbol i vorrimit në vorret e përbashkëta.
Gjama vazhdon prej miqve e farefisit dhe tri ditë mbas vorrimit të të vramit. Te vorri rreshtohen teshat e të vramit si t'i kishte veshë bashkë me rrypin e fishekëve mbi brez me armën për bri.

NENI 122. Vaji
Ball teshave vajton nana me gratë e shpisë e të shpive të shokve rrethas. Mbas vajtimit të saj fillojnë vajnë e motra a e bija.
Për gratë e djalin nën 7 vjeç s'bahet gjamë. Bahet vaj e vajtim.
Vajtimin e fillon e ama me nji grue të farefisit. . Vajtim mund të bajnë edhe e bija, e shoqja e nji grue shoqi. Për vajtim të fortë thirret një vajtore e zoja. Vajtorja jashtë katundit vjen për nder të atí që e thrret. Për mund e rrugë s'merr gjá. Vajin e ban pak pa e qit shpijet të dekmin.

NENI 123. Vorrimi
Vorrin e drrasat e vorrit i bajnë shoqnia rrethas. Vorrimi bahet me ndihmën e farefisit e të shoqnisë rrethas. Në vorre i dekmi qohet me vig. Vigun e mbajnë 4-6 përcjellës. Përcjellës janë farefisi e shoqnia rrethas. Kur ndrrohen përcjellsit, vigu nuk ulet për tokë, veç po ke vendi i keq fort për kalim.
Vorrimi bahet tuj e fut të dekmin me teshat e dekës apo me qefin. Teshat e dekës duhet të jenë të reja e simbas moshës. Me dekë çika në moshë për nuse, futet në vorr me teshat e nusisë.
Qefini duhet kambrik i ri, i paqepun.

NENI 124. Vorret
Vorret e katundit bahen rreth kishës a xhamisë. Lagjet e largta fort i caktojnë vorret në vende bashkari a të nji shpie që e fal për shpyrt. Shpia me shpi i ka vorret e dame dhe kush nuk ban me ju përzie.
Vorret nuk i preken as nuk i trazohen kuj. As hasmit. I paburri ka punë me vorret e hueja.
Me trazue kush vorret e hueja, gjykohet me pleq e bje në gjobë të katundit.
Mëkatarët e të huejt i kanë vorret veç tjerëve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:22

Kreu V

Drekët, doket dhe normat kanunore që lidhen me to

NENI 125. Drekt në mort
Drekt janë cilla e ditës së vorrimit. Po drekt janë edhe darka e cilla që shtrohen në dy ditët e para të dekës. Kushrijt e shoqnia rrethas ndihmojnë me bukë, djathë e kos.
Bien edhe sofra, kupa, vegsha, lugë, qilima etj. për sa të vazhdojnë drekët. Ndima katundisht asht nji bukë furre, një cingë kos e nji mshere djathë.
Drekët u bahen gjindve të shpisë e të mbetunve shkret që kanë hy në gjindt e shpisë. Me ndodh e me dekë bija në gjini, gjinia ja ka detyrë ndere drekët. . Drekët shtrohen për të thirrmit në mort e për kush të vinë me to. Drekët me mish.

NENI 126. Të mbajtmit zí
Zija mbahet deri nji motmot. Në zí nuk kndohet as nuk i bihet fyllit, lahutës, çiftelisë, a lodrës. Gjatë zisë gratë mbajnë rubë të zezë ja të bardhë.
Zija s'mund e shtyn ditën e dazmës. Ndoj ditë në shej: festë em miq a gzim të madh, zija pritet. Zinë e pret nja ma i afërti i dekmit: baba, vllai, i biri, e ama a e motra. Mbas çatí rasti vazhdon prap zija.

NENI 127. Katundi e miku në ditët e para të mortit
Në mort për 7 ditë e net nuk ka kush të drejtë me bza asaj shpie në detyrë katundi e bajraku, dami e gjobe, uhaje e borxhi. .
Me i ra miku në derë shpisë në mort, me dije e padije për mortin, e me i kërkue me i krye nji detyrë ndere, i zoti i shpisë e pret e qet si për mik. .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:23

3. PARIME THEMELORE TË KANUNIT

Kreu I

Nderi vetiak

.

NENI 128. Nderi e burrnia
Nderi e burrnia janë nja, nuk dahen. Burri ka nderë e burrni. . Burri mbi nder s've as pasuni as jetën e vet.
Nderi e burrnia nuk i preken kuj. Ju prekën . Burri që s'ruen burrni e nder, s'asht burr. . <Çdo gja falet, po nderi s'falet>. Ju múr kuj ftyra, nder e burrni s'ka ma ndër shokë e miq.

NENI 129. Nderi s'lahet me gjobë
Ju múr kuj nderi me të shame a të rame, me dhunë a përdhunë, me pré a vrasë, peng e pleq s'mund lyp, gjobë s'ka. Burri që asht burr e ven vet nderin në vend. Dorasin e fajtorin e vret ja i hyp shkelma e le taralang. . Burri i fort di edhe me fal. .

NENI 130. Kur i merret burrit nderi
Nderi i merret:
-me e pshty, me i ra a me e kap për mustakësh;
-me ja dhunue kush bukë e mik, punëtorin a rrogtarin, besën a ndorën, ndërmjecën a dorzaninë;
-me ja dhunue kush motër a nanë, çikë a grue, kunatë a të gjakut para sysh;
-me ja gjit me barrë çikë a motër jase vejushën në shpi;
-me ja grabit çikën a motrën, nusen a gruen apo me ja hek e me ja dhanë kuj apo me ja çue gjinisë së vet;
-me ja hek, me ja marr ose me ja grabit armët e krahut a të brezit;
-me ja vra kush qenin në hekra, ja ogiçin e kumbonës mbas gjasë së vet, mbas gjindve të shpisë a të kti vet pa pas punë me ndoken;
-me ja hek gjan e vet përdoret, ja me i thye shpi e vath, bletë e çarranik e me i grabitë gjanë e gjallë e pasuninë.

NENI 131. Kur i bihet ndesh burrit
Me i thanë rrene faqe burrash, me e sha, me ju mat; me ju shpif për ndoj punë të keqe, me ja prish kuvendin e fjalën faqe burrash; me e kërcnue e me i bërtit në ndeje a kuvend burrash.
Burri nuk ngutet, po i kërkon arsye vet a me pleq, kurse katundi i ve gjobë. .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:24

Kreu II

Nderi i shtëpisë

NENI 132. Nderi dhe shpia
Gjindët e shpisë të mirën e të keqen ta binë në shpi. Nderi i gjindëve të shpisë asht barabar. Me u korit nja prej tyne, koriten tanë gjindët e shpisë. Qëndroi, e zbardhi faqen, nderoi tanë shpinë e zjarmin e vet.
E mbara e shpisë, kur pret puna, e do që të pyetet i zoti i shpisë me qit a mos me qit pushkë. Kur s'pret puna, gjindët e shpisë kanë të drejtë me qëndrue burrnisht e shpija do t'jau bajnë .

NENI 133. Nderi i grues
Nderi i grues asht edhe nderi i të shoqit e i gjinisë së saj. Grueja e çika kanë detyrë me ruejt nderin e vet. U koritën vetë ato, koritën edhe shpi e gjini, babë e burrë.
Grueja e çika fistare dinë me e ruejt nderin e vet. Të keqit i tregojnë rrugën. Mujtën me qëndrue, . Vranë e shituen kand për nder, shpi e gjini, jau bajnë për har e u dalin zot. S'e ruejtën nderin me dashje, i pret dënimi me jetë.

NENI 134. Kur i merret nderi grues a çikës së huej
-Me i dhunue e përdhunue a me i gjit me barrë;
-me ja marr ruben e kresë a ndoj veshë të trupit;
-me e shkye e përshkye teshash a me e rreh;
-me i marr bulerën, barrën e shpinës, ja me ja thye, me ja shprish a hallakat, i merret nderi çikës e grues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:24

Kreu III

Miku

NENI 135. Miku, ndera e shpisë
Rrugtari a lypsi, dashamiri a miku dhanë e marrë nuse, i hueji a hasmi, ma të ra në derë, të bahen . Mik e ke për sa ta kesh në shpi e në bukë tande. Doli prej teje e hangër bukën e huej, për mik ma s'të njihet. . Me hy miku në shpi, shpija kthehet kah miku. Nderet i bahen mikut. Burrnimi ndjek qefin e tí. Shpija që nderon mikun, merr zá e burrni, ndryshe koritet.

NENI 136. Miku në oborr
Miku thrret në oborr të zonë e shpisë. . Bani za miku, i zoti i shpisë a dikush prej burrnimit përgjigjet pa prit me dal jashtë. Del jashtë, falet me mik e i prinë mbrenda në shpi. S'qëlloi burr, del e zoja e shpisë. Kjo thrret nji shoq me ardhë e me ndej me mikun, me i ba kuvend e mos me lanë me u mërzitë.

NENI 137. Pritja e mikut në shpi
Miku shkon mbas atí që prin. Hyni në odë a te votra, hek armët e krahut e ja nep shpijakut tue than: . Shpijaku ja merr armt e krahut e i vjerr ball mikut. Mikun e uron me I difton kryet e votrës a të oxhakut. Kryet e vendit i lshohet mikut edhe në çdo ndeje e kuvend.
Grues mikeshë i lshohet kryet e votrës ndër gra.

NENI 138. Nderet e mikut në sofër
Mikut i nep duhan e i çon kafe. Me hangër e ul në krye të sofrës. Për nder të tí sofra mbushet plot.
Shpijaku e ka detyrë ndere ta lus mikun me raki e me të ngranme. Mbas tí ha edhe <40 kashatë>. Rakia nuk hiqet pa thanë miku: e pa e lyp bukën. Pa lanë bukën miku, i shpisë s'mund e lanë. E la para mikut, ka tandue mikun.
Çdo gja që sillet në sofër; raki e meze, bukë e hae, nuk soset krejt. Diçka, do të lehet për mik. U sos e nuk u la gja, i koritet sofra mikut. Miku ka të drejtë me lshue pengun për gjygj e pleq.

NENI 139. Nderet e mikut mbas darke
Mbas buke mikut i përpushet zjarmi si dimën, si verë. Mbas darke miku rri sa të ket qef. Burrnimi s'mundet me fjetë pa thanë miku: . Miku çohet për qef të vet. Shpijakët s'kanë të drejtë me ja prish gjumin mikut në nade.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:25

Kreu IV

Detyrime ndaj mikut

NENI 140. E përcjellmja e mikut
Mikut, para se me marr rrugë, i piqet kafja. Mbas pak i çohet buka para a i nepet me veti. Mikut ja ke borxh përcjelljen deri në fund të oborrit. Mikun e largët, që nuk i di rrugët e katundit, ke detyrë ndere me e përcjell deri në rrugën kryesore. Me ta kërkue miku me e përcjellë deri në katundin shoq, ja ke detyrë ndere.

NENI 141. Detyrime të veçanta për mikun
Mikut me hasëm mbi krye ja ke detyrë ndere të përcjellmen deri sa ta çosh ku lyp ai a ta sigurosh me ndoj shoq a dashamirë për aty.
Mikun e largët, që ka ardh për besëlidhje dheu a malesh, ke detyrë ndere me përcjell vetëm a me shokë nëpër bajrak e deri në bajrakët e tjerë të dheut tand.
. Bani dhunë a mbrapshti, katundi kërkon t'i japish arsye. . More gja prej mikut për sa lave për ta, puna jote. Katundi s'do me ditë gja. .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:25

Kreu V

Miku i mikut

NENI 142. Miku i mikut të shpisë
Me të ardh miku i shpisë me një mik: shoq, vlla gishtash, kumbar a dashamir të vetin, mik shpije a mik i largët, do t'i napësh kryet e vendit. Mikun e shpisë do ta ulish mbas tí. Mos me desht miku i mikut për arsye moshe a fisi, asht ndera e tí. Detyrë s'mund t'ja bash, por nderet e të ndejtmen kuvendisht do t'i kesh ma shumë për te. .

NENI 143. Miku i mikut vetëm
Me të ardh kush me fjalë të mikut të shpisë a me të thanë: , shoq a vlla gishtash, kumbar a dashamir, mik shpije a mik i largt, ja ke për detyrë nderet e mikut në za.
Mikut të mikut të shpisë, kur vjen së parit, i ban pritje e mbi pritje. .Me e qit puna me miq tjerë, vend e ndeje ja jep simbas rradhës së fiseve të Lekës e prej tyne nuk mund e dajsh. E dave veç për ndeje e sofër, koritesh para miqsh e katundit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:25

Kreu VI

Miku i shoqit kufijar

NENI 144. Detyra ndere për mikun e shoqit
Me u ba me mikun e shoqit rrugës a shtekut, ja me të pyet në qafë të shpisë për shpinë e shoqit tand, ku do me shkue mik, ja ke detyrë ndere me i diftue rrugë e shtek, ja me pri deri në oborr të shoqit.
E përcolle mikun deri në oborr të shoqit, ndera ta kërkon të mos ja kthesh shpinën, pa i thirrë shoqit. T'u përgjegj za burri, ma detyrë s'i ke. S'tu përgjegj kush, ja t'u përgjegj za gruje, ndera ta do me ndej me mikun e me prit ndoj burrë, sa të kthehet në shpi, ja i prinë te shpija jote; ndryshe, me dasht me shkue kund gjeti e përcjell.
Me të çue fjalë e zoja e shpisë së shoqit me shkue e me i ndej me mikun e shpisë së saj, sa t'i vinë ndonjani prej burrash, ke detyrë me lanë çdo punë e me shkue.
E muer vesh se i erdh shoqit ndoj mik dashamirë a ndojë mik në za, ke detyrë ndere me i shkue mbas darke me shokë rrethas për me i ba shoqni në ndeje e kuvend, kajkë e lojna.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:26

Kreu VII

Miqtë në festë, gostë, dasëm, mort

NENI 145. Rendi i ndejes së miqve
Në festa a në gzime, në dazma a në mort, miqt vinë si t'i qes puna dhe rrinë në çat rend që vinë. Ma plakut e ma të fismit miqt i bajnë nder e vend vetë. I zoti i shpisë s'ka të drejtë me u thanë si me ba.
Në sofër i zoti i shpisë e ka për detyrë t'u jap vendin që u takon. I thrret me emën me la duert prej të parit deri te i fundit e u cakton vendin prej sofrës së parë deri te sofra e fundit.
S'ja dha i zoti i shpisë vendin që i takon gjithsecilit, u bje ndesh e u bahet borxhli dasht e pa dasht. .

NENI 146. Miqt ndër veti
Ndeja e sofra i ban miqt ndër veti shokë e kufijar. Nderi e burrnia jau kërkon ta nderojnë shoqi-shoqin si e kërkon sofra e t'zot t'shpisë. Me tandue miku-mikun, tandon edhe shpijakun. Miku asht ndorja e shpijakut. Ngucakeqin e ban zap shpijaku. Miqt e tjerë kanë detyrë të marrin anën e shpijakut.
Me ba me ardh miq e hasëm ndër vedi, shpijaku kujdeset të mos marrin hak në bukë të tí. U lyp besë e hi dorëzanë. Cakton njerzit e vet me i përcjell veç e veç në kishë a xhami, në lagje a katund, deri sa të dalin jashtë katundit.

NENI 147. Besa e fisit për miqt e festës
Fisi ban sull e ve besë për festën me miq (Brigjet e Dush). Besa vehet për natën e festës e çaç ditë sa ka festa. Dita e fundit, Ditori i festës, ka besë deri sa të prendoj dielli mal më mal. Besa asht ndorja e mbarë fisit që e ka vu.
Me hy miku mbrenda fisit që po lut festën, bahet ndorja e mbarë fisit. I bani kush dhunë apo e vrau, fisi mbarë kërkon nder e gjak.
Qe i fisit dorasi, i digjet shpija e gjaja i merret gjobë. Dorasi ndiqet për gjak. Me e xan, fisi e vret katundisht, tue e lanë gjakhupës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:26

Kreu VIII

Detyrat e mikut ndaj mikpritësit

NENI 148. Miku rri për mik
Miku i mirë të nderon, miku i keq të korit. Prite e qite me nder, po kujdesin t'ja kesh. Me dal miku , i ka borxh shpijakut e ky i lyp .
Mikut i bahet nder për mik, po zot shpije asht në shpi të vet. Miku s'ka të drejtë me u përzie në punët e gjindve të shpijakut. E pyeti kush me i marr mendim, përgjigjet. S'e pyeti kush, ban sikur s'shef e s'ndin. Me ba me e pa miku, se shpijaku vetë a gjindët e shpisë bajnë gabime e faj në shpi a katund, lyp leje me i msue e me i qortue si mik. Shpija ka detyrë me e ndigjue e me ja ditë për nder. .
Miku s'ka të drejtë me e nxit a me i pri shpijakut a gjindve të tij në dhunë e hasmëni në lagje e katund. Miku, me sa mundet, ka detyrë me i shue.

NENI 149. Vendi i mikut në shpi të huej
Me të shkel miku në oborr e deri sa të dalin prej shpije, lagjeje a katundi, hec mbas shpijakut. Shpijaku ka detyrë me i pri, miku ka detyrë me e ndjek mbas. Çaty ku ta lanë shpijaku, çaty ngul miku.

NENI 150. Miku bri votrës
Miku s'ka të drejtë me prek gja bri votre a oxhakut, veç në ja lyptë shpijaku. Vegshin e ka përpara, po rrasen s'ka të drejtë me ja lujtë.
Bani e ja hoq rrasën vegshit, ka tandue shpijakun. . Prush e unë s'ka të drejtë me i trazue as me i than për to shpijakut. Me përpush zjarmin miku, tandon shpijakun. .

NENI 151. Miku në sofër
Miku në sofër s'ka të drejtë me lyp gja veç asaj që bje shpijaku. Bukën e njomë, kur t'i thon shpijaku: . Bukë e ha i le para shpijakut. Miku s'duhet me u lshue në sofër të huej, si në mall pa zot, ndryshe bje në marre.
Me e nderue shpijaku mikun me krye berri, miku ka të drejtë me hangër vetëm gjysën e kresë. Gjysa tjetër i përket të zot t'shpisë. Me u ba në sofër dy a ma shumë miq, miku i dytë nuk e mban gjysën e kresë. Ja kalon për nder mikut të tretë e me radhë. Miku i fundit ja kalon të zot t'shpisë tue i thanë: .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:27

Kreu IX

Mikpremja

NENI 152. Kur pritet dikush mik
Me dal nja i huej prej shpisë sate e me e dhunue kush rrugës apo me e vra, të pritet mik. . Me ardh kush e me hangër bukën tande ose me ja dhanë në dorë e me dhunue kush rrugës ose me e vra, të pritet mik. . Dole me mikun për rrugë a ndër shokë, t'i ra kush ose ta dhunoi, ta pren mik. .
Me thirr kush para pritës: - para se me e vra, i pritet mik çatí që i përmendi emnin edhe pa ja hangër bukën. .

NENI 153. Kur nuk pritet mik kush
Kishës a xhamisë, mullinit a vanicës, farkës a tregtores nuk i pritet kush mik. Nderin e tyne për mikpremë e lyp famullia e xhemati, katundi mbarë. Kto lypin arsye, bajnë gjygj e pleqni dhe e dënojnë fajtorin me gjobë, djegie shpie a me vrasë katundisht.

NENI 154. Kur mbetet burri me qit pushkë për mik
I zoti i tregtores, mullinit a vanicës lyp arsye e garanci para katundit, ja qëndron e qet pushkë. . S'qite pushkë, mikpremë s'mbetesh, po pa marre s'dahesh. . .

NENI 155. Gjaku i gjakut e gjaku i mikut
Ju pre kuj miku, ka detyrë ma la vedin tue qit pushkë për ta. Qiti pushkë e vrau dorasin, me çat ditë mikpremë ma s'asht. S'mund qëndroi, mbeti i koritun ndër shokë e miq. Kafja i nepet nën gju e gota e rakís gjymt (Iballë). Dorasit, hasmit, gjaku i gjakut i falet, po gjaku i mikut s'mund t'i falet. Kush të drejtë me ja lyp me e fal s'ka. As Kanuja s'ja kërkon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:27

Kreu X

Besa për gjaksin nevojtar

NENI 156. Besa për hall e nevojë
Me lyp a me dhanë besë asht Kanu.
Dorasi e shpija e tij për hall e nevojë: në gzime e dazëm, për shtek e mjekim, me mbjell e me korr; në zi e mort, lyp besë te shpija e të vramit.
Besa nepet dy javë deri nji muej. Ditën që mbarohet besa, dorasi do të ruhet. .

NENI 157. Besa në rast lufte
Me ba me hi në luftë me anmikun, si katund, si bajrak, si dhé, si mal a malet së bashku, puna e parë e Burrave të Dheut në Kuvend asht me vu besë ndër veti. Besa vehet me sull e sulli shpallet gjithkah. Hasmënia pritet e burrat si vllazen shoq me shoq luftojnë veç me i dal zot vendit. Besa për rast lufte caktohet tre deri në gjashtë muej ose dhe nji vjetë. Po besa nuk mbaron me çat ditë, pa e pleqnue edhe nji herë Burrat e Dheut në Kuvend e pa lajmue se ka mbarue lufta e gjithkushi asht kthye ndër shpijat e veta.

NENI 158. Dorzanë për besë gjaku
Dorzanë gjaku asht ai që i lyp besë shpisë së të vramit. Dorzani shkon vetëm a me ndoj kushri a mik të shpisë së të vramit e kërkon besë.
I zoti i shpisë së të vramit duhet të jap arsye kur e kthen pa gja bestarin. Me ba mos me i dhanë besë për kryqnçsi a s'do me njoft për dorzanë, e tandon. Bestari kso raste ka të drejtë me dhanë besë për mende të vet tuj than: .
Dorzani merr siguri me besë prej të zot t'shpisë së të vramit. S'e mbajti besën dhe e vrau dorasin, dorzanit ju pre mik. Për rast lufte dorzanë bahet katundi, bajraku a dheu mbarë e kush s'ka të drejtë me jau pre dorzaninë.

NENI 159. Detyra e shpisë në besë
Dorasi e shpija e tij në besë do të rrinë njerzisht e pa i ra kund ndesh shpisë së të vramit që i dha besë. Kur asht kufijar, të mos i rrin me kreni, por t'i ruhet sherrit e damit.
I ndej dorasi me kreni, me sherr e dam, punë e pa punë, shpisë së të vramit që i dha besë, dorzani ka të drejtë me e qortue, jase mos me ndej me dorzanë e shpija e të vramit me ja pre besën e gjakut. Besën e gjakut shpija e të vramit s'ka të drejtë me ja pre dorasit pa lajmrue dorzanin, sido që të bahet puna.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:29

Kreu XI

Llojet e besës kundër gjakderdhjes

NENI 160. Besa e mortit 24 orshe
Me e vra i katundsi të katundsin e vet, i zoti i shpisë së të vramit e ka detyrë ndere me lajmue dorasin bashkë me zjarmin e tij me i shkue në mort. Me i ardh pa thirr për shoq, shpija e të vramit për deri sa t'i ketë në mort, i ka "mik".
Besa e mortit për dorasin katunds asht 24 orshe. Mos me ja dhanë besën e mortit, dorasi me të kushrijt duhet të ruhet në çato 24 orë. Mbas 24 orësh ka të drejtë me ndjek për gjak vetëm dorasin e shpinë e tij, ndryshe s'merr gjak, po bje në gjak.

NENI 161. Besa e katundit, e miqve e dashamirve
Besë te shpija e të vramit ka të drejtë me lyp katundi rrethas për dorasin katunds. Ndera ja do mos me kthye katundin mbrapsht. Besa e katundit asht nji muej ditë.
Besë kanë të drejtë me lyp edhe miq e dashamirës, shokë e kumbarë.
Besë me sull për rast lufte e festash ka të drejtë me ba çdo katund, fis, bajrak, dhé e mali mbarë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:29

Kreu XII

Barazia e njerëzve për nga gjaku

NENI 162. Barazia e gjindve kah Kanuja
Në Kanu të Lekë Dukagjinit djali me djalë, burri me burr, çika me çikë e grueja me grue njihen barabar ndër vedi si të jenë të nji shpije a të nji fisi, si të jenë fisesh të ndryshme.

NENI 163. Barazia e gjindve kah gjaku
Në Kanun të Lekës mashkujt me mashkuj, femnat me femna, edhe në bark të samës me ndodh, nji gjaku çmohen ndër vedi.
Me vra kush zot shpije a nji djalë lidhë në djep, një burrë dheu a çoban dhish, ndër kren e pleq a të mbetun sakat në shpi, zotni a lavërtar, nji gjak çmohen e gjak për gjak pleqnohen. .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:29

4. ORGANET DHE INSTITUTET KRYESORE TË KANUNIT

Kreu I

Kuvendi, tagri i tij

NENI 164. Kuvendi i burrave
Kuvendi asht ai bashkim burrash të nji vllaznije, fisi, katundi, bajraku, dheu a mali që peshon e i nep rrugë çdo pune që u përket të gjithve tym për shpi. Të zot t'e shpive janë Burrat e Dheut në Kuvend. Në pamundësi me shkue i zoti i shpisë, çon në kambë të vet nji pjestar të shpisë.

NENI 165. Barazia në Kuvend
Burrat e Dheut bashkë me krenë e pleq janë barabar para Kuvendit. Në Kuvend s'ja duron kush kuj fjalën e randë e të germushmen. Bani e i tha kush kuj në Kuvend, gjobitet nji ka. I ktheu kush kuj pushkën në Kuvend, pushka i hiqet e shpija i digjet. Me vra kush kand në Kuvend, dorasi grihet kuvendisht, shpija i digjet e gjindja i nxirret prej bajrakut (Berishë), jase i digjet shpija dhe jet i leçitun për nji brez (Puka mbarë).

NENI 166. Tagri i Kuvendit
Kuvendi ka tager gjygjesh e peshimesh, dënimesh e gjobash, sullesh e besëlidhjesh.
Mbi ujdinë dhe sullet e Kuvendit nuk mundet me dal kush. Pakica i bindet shumicës e nuk mundet me ba kryemveti.
Ujdi e sulle të Kuvendit mbrenda e jashtë tij i çojnë në vend burrat e dheut me pleq e krenë, vojvodë e bajraktarë. Lajmsit shkojnë derë për derë. Me ndodh e mos me u bind kush, shtërngohet me gjoba e gjobtarë, me unë zjarmi e pushkët e djelmnisë. Mos me u bind prap, ja qitet jashta katundit, ja leçitet për nji brez si shpi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:32

Kreu II

Llojet e Kuvendit

NENI 167. Kuvendet e vogla
Kuvendet janë të vogla e të mëdha.
Në Kuvendet e vogla bashkohen kreu i vllaznisë e i fisit, krenët e fisit, pleqt e katundit e stërpleqt, djemt e fisit, lajmsit e katundeve e çdo zot shpije në tym për shpi.
Me u tubue fiset e Lekës (Kabash, Thaç, Berishë) a bajraku mbarë, në krye të tubimeve vinë krenët e bajraktari.
Në Kuvendet e vogla peshohen e zgjidhen punët e vllaznisë e të fisit, të katundit e të bajrakut.

NENI 168. Kuvendet e mëdha
Kuvendet e mdha tubohen me fjalë të krenëve të Dheut a të Malit. Në këto Kuvende tubohen Burrat e Dheut, të parët e kushrinive, krenët e djemt e fiseve, pleqt e katundeve e sterpleqt, lajmës e gjobtarë, krenët e bajraktarët me djelmninë e vet mbas, zotnia i Dheut, Dera e Dizdarit (Pukë) a dera e zotnisë (Pukë, Iballe e Malzi) me djemt mbas vedi.
Kuvendet e mdha bajnë gjygje e peshime, sulle e besëlidhje, për faje e kufij, për paqtim e nevoja lufte kundër anmikut të vendit.

NENI 169. Kuvendet e fisit
Kuvendet e fisit janë tri duersh:
-kuvendet e krenve të fisit,
-kuvendet e djelmnisë së fisit
-dhe kuvendet e mbarë fisit.
Kuvendet e fisit tubohen mbas fjalës të kreut të fisit.
Në kuvendet e krenve hyjnë: pleqt e sterpleqt, krenët e vjetra e krenët e reja. Kreu i fisit hap e mbyll kuvendin, shtron punë kufijsh, kullotash, ujnash, shtigjesh e rastet kur cënohet nderi i fisit, etj. Për punë mbrenda sulleve të fisit krenët e pleqnojnë e i japin vet rrugë punës.
Për punë me randsi e rreziqe për tan fisin fjalën e tyne krent ja kalojnë kuvendit të fisit për me i dhanë rrugë vet fisi me kren.
Kuvendi i fisit me zotshpije tym për shpi vendos për sulle të reja të fisit simbas Kanunit të Lekës. Jashta Kanunit s'lan fiset e dheut.

NENI 170. Kuvende për çështje katundi
Kuvende për sulle kullose, lavrash, livadhesh, për kufij e pré, për besë e nder, për rrugë e mulli, uj e ví, për benë e motmotit; mos me i dhanë kuj besë e ndore në dam të katundit (Qerret e Këçirë); mos me i martue çikat në myslimanë, mos me marr kunatën për grue etj janë kuvende katundi.

NENI 171. Kuvende të bajrakut
Kuvendi i bajrakut mblidhet gjithmonë në një vend të caktuem nën kryesinë e kreut të bajrakut me krenët e bajraktarin që rrinë ballë burrave të dheut.
Kuvendi pleqnon për punë e halle, sulle e besëlidhje bajraku. Po çdo pleqni e sulle ka detyrë me i ba ma Kanu të Lekës. Me ndodh e mos me i ba si më Kanu të Lekës, ka të drejt me ja prish Kuvendi i Dheut a i Malit mbarë.

NENI 172. Kuvende të Dheut
Kuvendet e Dheut i kërkojnë krenët e mdhaja në ditën dhe vendin e caktuem. Bajrakët në Kuvend vinë katunde-katunde me krenë e bajraktarë, me pleqt e katundeve dhe sterpleqt e fiseve bashkë me djelmninë e lasjmsit mbas tyne.
Në ball ulen krenët e mdhaja të vendit me Dizdarinë a Zotninë në mes. Në dy krahët e tyne ulën krenët e tjera të Dheut. Pleqt e stërpleqt, Krenzit me djelmni e lajms mbas tyne, ulen në gjysë rrethi bashk .
Kuvendi i dheut peshon e gjykon ngatërresa e grindje mes katundesh e bajrakësh. Sulle e Besëlidhje ban mes bajrakve të vet e me bajrakë e dhena të Malit të Pukës a të nji mali tjetër kufijar.

NENI 173. Kuvendi i Shtatë Bajrakve të Pukës
Raste grindjesh e ngatrresash ndër bajrakë e dhena mbrenda e jasht Malit të vet i peshojnë krenët e Shtatë Bajrakëve të Pukës në Kuvendin e tyne në Lam-Lushaj, në Grykë-Kabash a të ndonji vendi të caktuem ma parë me marrëveshje.
grindjet e ngatrresat me bajrakët e malit kufijar, krenët e Pukës me djelmninë mbas vedi, i peshojnë e u napin rrugë bashkë me krenët e malit tjetër në Kuvendin e tubuem bashkarisht në vendin e caktuem.
Vetëm Kuvendi i Shtatë Bajrakëve ka të drejtë me ba sulle e besëlidhje për mbarë Malin e Pukës.

NENI 174. Kuvende për nevoja lufte
Kuvendi për nevoja lufte, i tubuem me djalë për shpi, ban të ditun të thirrmen e katundit, bajrakut, dheut a Malit mbarë për luftë kundër anmikut të vendit. Me të ra Kuvendi në ujdi për luftë, bahet besëlidhja e Shtatë Bajrakëvet të Pukës për besë e pajtim shpija me shpi e katundi me katund për sa kohë do të vazhdojë lufta.
Kuvendi cakton djelmninë për luftë, ditën e nisjes; cakton rrugët e qafat që do të zihen me prita. Për luftë jashtë bajrakut cakton ; mbrenda bajrakut <7 e në 70 vjeç>. Djalin e vetëm nuk asht Kanu me e marr djelmnia në luftë. .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:32

Kreu III

Zhvillimi i Kuvendit

NENI 175. Thirrja në Kuvend
Thirrja në Kuvend bahet me lajms, me poterë e kushtrim. Katundi cakton lajmsin e vet që e paguen rrethas për nji motmot. Lajmsi thrret shpi për shpi për ditën e Kuvendit simbas fjalës së kreut të fisit a të plakut të katundit. Lajmsi s'ka të drejtë me lanë bedel, veç nji pjestar të shpisë së vet, kur asht i lig a ka marrë leje prej plakut të katundit.
Kuvendi për punë të ngutshme e nevoja lufte thirret me poterë e kushtrim: Potera lshohet edhe me tri të shtime pushke.

NENI 176. Koha e tubimit të Kuvendit
Me kushtrim tubohen në kuvend, natën e ditën, në kohën kur jepet kushtrimi, në vendin e zakonshëm a në nji vend tjetër, ku e lyp nevoja.
Kuvendet e zakonshme mblidhen ditën e caktueme, si të ketë dal dielli dy pash, sa me hanger ndraten e me përcjell mikun. Burrat vinë zjarme-zjarme, vllazni-vllazni e zanë vend në lam të kuvendit simbas radhës e rendit.
Kuvendi dahet me dy pash diell, sa ku me mrri me dritë në shpi. Mos me mbarue punë çat ditë, tubohen nesret prap në çat kohë.

NENI 177. Vendi i burrave të dheut në Kuvend
Burrat e dheut në Kuvend rrshtohen me pleqt, me sterpleqt e krenzit e vet simbas rendit të vllaznive e fiseve. Gjithkush ulet në vend të vet rrashit kambkryq me armt e krahut pshtet mbi gjujë.
Krenë e pleq me bajraktarë e zotnin e dheut ulen simbas prijes e tagrit, ballas me burrat e dheut që rrinë gjysë rrethi, sa ku të shohin shoqi-shoqin e të kenë shteg me dal ndër krenë e pleq sa herë të thirret kush prej tyne.
Me burrat e dheut u hueji e grat s'kanë vend në Kuvend, veç me u thirr prej Kuvendit për fjalë e gjygj. Virgjnesha me armt ngjesh ka të drejtë në kambë të tet në kuvend të katundit.
Miku e fetari në Kuvend kanë ballin e vendit. Të drejtë fjale kanë vetëm kur pyeten e kur vinë me ndihmue për besëlidhje me dhenat a malet tjera të vendit.

NENI 178. Rendi i fjalës në Kuvend
Në kuvendine katundit i pari merr fjalën plaku i katundit; në Kuvendin e fisit, i pari, kreu i fisit; në bajrak, kreu i bajrakut; në dhé e mal, zotnia i dheut. Sa flet njani, të tjerët ndigjojnë. Me ja pré kush kuj fjalën nuk ka të drejtë.
Mos me pranue vegjlia fjalën e krenve në Kuvend, atëherna sterpleqt, krenzit e vegjlisë, dahen veças me krenë e pleq me e peshue rishtaz e me gjet fjalën e goditun para vegjlisë, Kuvendit.

NENI 179. Vendi ku tubohet kuvendi

Vendet ku tubohen Kuvendet janë të përhershme. Ato janë caktue me sulle Kuvendi qysh kryeheret a ma vonë prej nevojave të kohës. Sot vendet e Kuvendeve për vllazni e fis, katund e bajrak, dhé a mal nuk mund të ndrrohen, veç prej vet Kuvendit, kur ky e sheh me vend këtë ndrrim për nevoja lufte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:32

Kreu IV

Pleqt e stërpleqt

NENI 180. Pleqt e fisit, krenët e tij
Në krye të fisit drejtojnë pleqt e fisit, krenët e fisit. Rendi e ndeja e pleqve të fisit janë simbas rendit e ndejës që kanë pasë qysh kryeherës vllaznitë e fisit.
Pleqtë e fisit janë me trashigim brez mbas brezi për vlla të madh.
Në vllazni e fis kanë të drejtë pleqnije.
Për pleqni të bame krenve u takojnë apangat.

NENI 181. Kreu i fisit
Kreu i fisit asht plaku i vllaznisë së parë të fisit. Pleqtë e tjerë, krenët e fisit, vinë mbas tij.
Kreu i fisit ka të drejtën e príjës e të vendit të parë në fis të vet; të drejtën me tubue Kuvendin e fisit dhe djelmninë e fisit.

NENI 182. Vojvoda i fisit, prijsi i djelmnisë së fisit
Vojvoda asht nja prej pleqve të fisit që i prinë djelmnisë së fisit për gjobë e unë zjarmi në katund e fis, për pushkë e luftë në fis a me fiset tjera kundër anmikut të vendit.
Vojvoda në bajrak rri në krye të djelmnisë së vet, por mbas bajraktarit.

NENI 183. Stërpleqtë e fisit e krenzit dhe të drejtat e tyne
Stërpleqtë janë krenët e vogla a krenzit, që i përkasin vegjlisë.
Në stërpleq hyjnë edhe krenzit të dalun prej djelmsh të fisit. Djemët e fisit, kur dallohen në vegjli për zotsi e urti, caktohen prej vegjlisë krenz e deri krenë, krenë të reja.
Stërpleqt kanë të drejtë mos me e pranue fjalën e krenëve, kur ajo bje ndesh me vegjlinë.
Krenët e fisit me stërpleq "bajn hije mbi fisin e vet". Ato kanë të drejtë gjygjesh e pleqnish, damesh e gjobash, leçitjesh e unë zjarmi brenda fisit të vet. Për gjygje e pleqni të bame mbrenda fisit, s'ka kush të drejtë me u lyp arsye a me u ba ndalime. Me nxjerr kend prej vendi a me gri katundisht kanë të drejtë, si të jetë peshue me krenët e bajrakut. Vojvodës ktu i prinë bajraktari.
Pleqtë e stërpleqtë s'kanë kurrfar të drejte mbi tokë e truell, mal e vrri, uj e mulli, gja e pasuni të shpijakve plangçuer, veç damit e gjobës për gabim e faj si mbas Kanúsë.
Sulle e besëlidhje nuk kanë të drejtë me ba. Për ksi punësh asht Kuvendi i fisit e i bajrakut.

NENI 184. Përgjegjësija e pleqve dhe e stërpleqve para fisit
Me ba kush ankesë mbi pleq e stërpleq, Kuvendi i fisit ka të drejtë me i pleqnue me pleq të caktuem bashkërisht. U gjetën, kanë detyrë me lshue pengun. Por, prej vendit nuk qiten e me u leçit nuk leçiten.
Me u gjet kush prej tyne në faj të randë fort, Kuvendi ka të drejtë me ja hek tagrin e me e lshue në kushrijt a vllazninë e tij. Me u gjet në tradhti kundër fisit a vendit mbar tuj u ba besëpremë grihet katundisht si çdo tjetër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:33

Kreu V

Pleqtë e katundeve

NENI 185. Katundi e të drejtat e tij
Katundi asht tym për shpi me troje e tokë, me uj e mulli, me mal e me bjeshkë, mbrenda kufijve të vet.
Katundi asht tri duersh: katund nji vllaznije, katund vllaznish të një fisi, katund vllaznish e fisesh të ndryshme.
Askush s'ka të drejtë me ju përzie mbrenda kufijve të vet.
Katundi me katundin kufijar janë si vllazën e shokë ndër vedi. Detyrë ndere kanë me ja njoft e me ja përkrah kufinin njani-tjetrit.
Ngatrresat e grindjet kanë detyrë me i zgjidh me pleqt e vet ose pleqt e fisit a të bajrakut.

NENI 186. Pleqt e katundit
Çdo katund ka të drejtë me caktue pleqt e vet.
Pleqt i cakton Kuvendi i katundit çdo 3 vjet.
Njanin prej tyne pleqt e caktojnë kryeplak.
Numrin e pleqve e cakton Kuvendi simbas nevojës së katundit të vet: me 4 pleq (Kabashi, Qelza, Qerreti etj.) me 6 (Dardha), 11 (Dushi), 12 (Karma, Këçira) dhe deri në 24 pleq (Iballja).

NENI 187. Të drejtat e detyrat e pleqve të katundit
Kryeplaku me pleq ka të drejtë me thirr në Kuvend katundin mbarë e simbas lagjesh sa herë ta shohin të nevojshme.
Pleqt e katundit kanë të drejtë me prí në Kuvend e djelmni, në gjygj e pleqni të katundit të vet. As krenët e fisit, as krenët e bajrakut a të dheut s'kanë të drejtë me ba në katund, as pleqni, as Kuvend, as me vú gjoba e me ba dënime pa pasë me veti pleqt e katundit.

NENI 188. Detyrat e pleqve të katundit
Pleqt e katundeve kanë detyrë të punojnë për të mirën e katundit, të shuajnë grindje e ngatrresa të shpisë me shpi, të lagjes me lagje, të lagjes me katund dhe të katundit të vet me katundin kufijar.
Në Bajrak e dhé kanë të drejtë e detyrë me mbrojtë të drejtën e katundit të vet baras me ato të katundeve tjera.
Para fisit e Bajrakut, dheut a Malit, pleqtë kanë detyrë me katundin mbar:
-t'u përgjigjen sulleve e besëlidhjeve të tyne;
-t'i gjinden krah djelmnisë së tyne sa herë të gjinden në katund a në kufi me to;
-të përgjigjen në ndreqjen e sigurimin e rrugëve në kufijt e katundit të vet.

NENI 189. Përgjegjësia e pleqve para katundit
Pleqtë e katundit, ashtu si pleqtë e fisit, kanë detyrë në çdo punë bashkarí si çdo katunds.
Ranë në dam a në faj, do t'i shtrohen gjobës e dënimit, si të gjygjohen prej krenzve në Kuvend të katundit.
Mos me i krye ndonjani detyrat e katundit si duhet a me u gjet në faj të randë, Kuvendi ka të drejtë me e hek e me caktue nji tjetër. Me ndodh i caktuem me të drejtë brez mbas brezi (Dush, Koman etj.), tagri i plakut s'mund i qitet jashta zjarmit a kushrinisë së vet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:34

Kreu VI

Bajraku, krenët, bajraktari dhe djalëria

NENI 190. Bajraku dhe të drejtat e tija
Bajraku bahet prej disa katundesh të dheut me kufij sa ato të fisit (Berishë) a të disa fisesh (Kabash, Pukë, Qerret, Iballë e Malzi) nën prijën e krenëve e të bajraktarit të vet.
Çdo grindje e ngatrresë mbrenda bajrakut peshohen e pleqnohen prej krenëve e bajraktarit. Kur janë të randa peshohen bashkë me krenët e bajraktarin edhe me pleqtë e stërpleqtë e fisit dhe pleqtë e katundit.
Për raste grindjesh të katundit me katund në bajrak a me bajrakun kufijar, si dhe për luftë e besëlidhje peshon e pleqnon Kuvendi i Bajrakut.

NENI 191. Shtatë Bajrakt e Pukës
Në Malësinë e Pukës Kanuja njeh shtatë bajrakë. Në Shtatë Bajrakët e Pukës hyjnë: Tre Bajrakët e Epër (i Bugjonit, i Iballës, i Berishës), Tre Bajrakët e Poshtëm (i Kabashit, i Qerretit, i Terthores) dhe Bajraku i Malit zí.
Rend e radhë i kanë të caktuem simbas Kanús:
-Bajraku i Kabashit -i pari
-Bajraku i Bugjonit -i dyti
-Bajraku i Qerretit -i treti
-Bajraku i Terthores -i katërti
-Bajraku i Iballës -i pesti,
-Bajraku i Malit zí -i gjashti
-Bajraku i Berishës -i shtati

NENI 192. Krenët e bajrakut, të drejtat e tyne
Krenët e bajrakut janë prej krenësh të mdhaja të fisit a prej vojvodëve të katundeve.
Me Vezirin Bushatlí, e mbrapa krenët e bajrakut kanë të drejtë të thirren krenë veziri brez mbas brezi në fis e bajrak.
Çdo bajrak ka të drejtë me pasë katër kren veziri dhe bajraktarin mbas tyne që bahen pesë.
Krenët kanë të drejtë me xanë vend para bajraktarit, .
Çdo pleqni e Kuvend në bajrak fillon e mbaron nën prijën e krenëve të bajrakut të vet.
Pleqní e Kuvend pa krenë s'kanë të drejtë me ba as krenët e dheut me zotninë para vedit. Doli e bani kush prej krenve të dheut a zotnia vetëm, bien në grindje e ngatrresë me krenët e bajrakut mbarë.
Krenët e bajrakut me bajraktarin kanë të drejtë me ba sulle e besëlidhje mbrenda bajrakut a me bajrakun kufijar të dheut të vet a të nji dheu tjetër.

NENI 193. Kreu i Bajrakut
Prijën e krenve të bajrakut e ka të drejtë kreu i bajrakut, i pari i krenve të bajrakut.
Pa kreun e bajrakut s'mund të tubohen nër Kuvend e pleqni krenët e tjera e bajraktari.
Mori pjesë, s'mori pjesë në pleqnitë e bajrakut, për deri sa bahen për fjalë të tij, kreu i bajrakut ka pjesë në çdo gjobë e apanga pleqnie të bajrakut. .

NENI 194. Bajraktari, të drejtat dhe detyrat e tij
Bajraktarin e ka caktue kryeherës Kuvendi i bajrakut. Ky asht nja prej prijsve ma të zot të djelmnisë së bajrakut.
Bajraktari asht prijsi i djelmnisë së bajrakut për luftë e unë zjarmi. Në luftë ka detyrë me prí i pari me flamur në dorë.
Mbas lufte flamurin e çon në shpi të vet, ku e mban me kujdes. Flamuri i përket bajraktarit brez mbas brezi.
Me u vra në luftë e me e pshtue flamurin nji kushri i vllaznisë së tij, flamuri i kthehet të birit. S'pat djal a qe i vogël, e mban i kushrini.
Bajraktari s'ka të drejtë me ik prej djelmnie. Me ba me ik a me ja kap anmiku flamurin, koritet e ma nuk e njeh kush për bajraktar.
Bajraktari për çdo pleqni në bajrak ka pjesën e vet. . Ke krye, pjesa në apanga i çohet te dera edhe mori a s'mori pjesë në pleqni.
Për çdo luftë ka të falme në pare e plaçkë prej Vezirit. Apangat i merr prej Vezirit edhe sa herë thirret për punë lufte në Pukë a në Shkodër.
Për çdo luftë kundër anmikut a unë zjarmi në dorë kundër të pabindunve në bajrak e dhé, bajraktari ka detyrë me i lshue kushtrimin djelmnisë së bajrakut.
Bajraktari ka detyrë çdo prijsi me djelmninë e vet me i dhanë vendin që i takon në djelmninë e bajrakut.
Me i ik kush prej djelmnije, ka të drejtë e detyrë me i hek armën krahut e me ja mbajt peng deri sa të pleqnohet me pleq.

NENI 195. Detyrat e djelmnisë së bajrakut
Djelmnia e bajrakut me prijsit e vet ka detyrë me u tubue me pushkë në dorë katunde-katunde sa herë t'ja lshoi kushtrimin bajraktari.
Për veshë e mbath, pushkë e fishekë dhe bukën për tri ditë i ka detyrë me i marrë prej shpisë së vet.
Djelmnia bashkë me prijsit e vet ka detyrë me ju gjet krah si bajraktarit, si flamurit tuj i pasë në kujdes e në mbrojtje gjatë luftës kundër anmikut.
As nji djalë s'ka të drejtë me ju shmang kushtrimit të prijsit të tij a të bajraktarit. Bani e ju shmang a iku prej lufte tuj u da shokësh, bajraktari me djelmni ka të drejtë e detyrë me i hek armën krahut e me ja djeg shpinë. .

NENI 196. E drejta me çu mkamës në djelmni
Me ndodh ndoj shpi e mos me pasë "burrë të zot" për luftë, i zoti i asaj shpije ka të drejtë me u pajtue me dikë tjetër e me e çue në djelmni në kambë të njanit prej burrave të shpisë së vet.
Shpisë së djalit, që çoi në djelmni, i ka detyrë çat ditë 12 qese në pare a gja e çdo gja, si të jetë marrë vesh me te. . Me u vra në luftë, gjakun ja ka la. S'u vra, paret s'i kthen ma të zot. I gzon ai që i mori për "pare gjaku".

NENI 197. Të drejtat e djelmnisë gjatë luftës
Mbas tri ditësh djelmnisë bukën e njomen ja ka detyrë bajraku ku ka xan vend djelmnia. Me shkue në ndihmë të Vezirit të Shkodrës kundër anmikut të vendit, bukë, njome e fishekë ja ka detyrë Veziri si ushtarëve të vet.
Plaçkën e luftës, kapun ushtarëve të anmikut, djelmnija ka të drejtë me e da ndër veti mbas luftës. Plaçka dahet në pjesë të barabarta. Me u lshue kush mbas plaçke gjatë luftës, bajraktari me djelmni ka të drejtë me i hek pushkën dhe me e lanë pa pjesë plaçke.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:34

Kreu VII

Dheu, krenët

NENI 198. Dheu, të drejtat dhe detyrat
Dheu bahet prej njaj bajraku (Malizí) a tre bajrakësh (Pukë dhe Iballë) me krenët e bajraktarët e zotnin e vet.
Për çdo grindje e ngatrresë katundesh e bajraqesh mbrenda dheut peshon e pleqnon, ve gjobë a besë Kuvendi i Dheut a krenët e tij.
Dheu ka detyrë para malit të Pukës që dheun kufijar me e pasë "shoq e vlla", me pleqnue e me shue çdo grindje e ngatrresë kufijsh e kullotash ndër veti.
Mos me mrri me u dhanë rrugë grindjeve me dheun tjetër do të japin arsye para krenve të malit të Pukës. U thirri dhenave të tjera për luftë kundër hasmit të vet, ato kanë detyrë ndere ta përkrahin. S'e përkrahën, borxh nuk mund t'jau bajnë kush, veç besëlidhja e Shtatë Bajrakëve të Pukës.

NENI 199. Krenët e dheut, të drejtat e tyne
Krenët e dheut janë krent e bajraktarët e gjithë bajrakëve së bashku. Dheu i Pukës ka 13, Dheu i Iballës 13, Dheu i Malitzí 4.
Ndër krenët e bajraktarët e dheut kryesojnë katër krenët e mdhaja. Dheu i Pukës në katër krenët e mdhaja ka 2 krenë të bajrakut të Kabashit e të Pukës dhe dy krenë të bajrakut të Qerretit.
Dheu i Iballës në katër krenët e mdhaja ka 2 të Thaçit e 2 të Berishës.
Dheu i Malitzí ka kreun e Dukagjinit (Hoxhën), të Mgullës, të Kalimashit e Bajraktarin e Shikës.
Krenët e mdhaja pleqnojnë në dhé e bajrak dhe kanë të drejtë me thirrë në Kuvend krenët e dheut a vetë dheun.

NENI 200. Detyrat e krenëve të dheut
Krenët e dheut bashkë me kryesinë e vet kanë detyrë me pleqnue e me peshue çdo ngatrresë e grindje mes katundesh të bajrakëve të dheut a të bajrakut me bajrak.
Për besëlidhje mes Shtatë Bajrakëve të Pukës kanë detyrë me shtrëngue çdo bajrak e katund të dheut të vet me ruejt besëlidhjen e me krye çdo detyrë për luftë simbas kësaj besëlidhje. Ndryshe pleqnohen prej krensh të Malit të Pukës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:35

NENI 201. Zotnia i dheut
Zotnia i dheut asht derë e parë në dheun e vet. Këtë tagër ja la me Kanú Lekë Dukagjini qysh kohën e vet.
Zotnia asht i pari i dheut. Krenë e bajraktarë vinë mbas tij. Vend e za kanë mbas zotnisë. Mbi fjalën e tij s'mund dalin kush, veç n'i raft ndesh Kanusë.
Në sofër e ndeje zotnia ka kryet e vendit.

NENI 202. Të drejtat e zotnisë për pleqni e Kuvende
Zotnia ka të drejtë me peshue e me pleqnue me krenë e bajraktarë dhe pleq e stërpleq, grindjet katund me katund e bajrak me bajrak, në katund të vet.
Kuvendi i dheut thirret për fjalë të zotnisë. Krenë e bajraktarë, pleq e vojvodë a'munden me ba gjygje e pleqni, kuvende e besëlidhje në emën të dheut pa zotninë a derën e tij.

NENI 203. Të drejtat e Zotnisë në Malin e Pukës
Nja prej zotnive, të Pukës, të Iballës a të Kryeziut ka të drejtë me kryesue dhenat e Malit të Pukës (Shtatë Bajrakët), nëkuvende e pleqni, besëlidhje e djelmni.
Me kryesue del Zotnia që asht dallue e njoft prej krensh e bajraktarësh ndër pleqni e kuvende. Zotnit e tjerë s'kanë të drejtë me e pengue a me i dal kundra. Banë e dulen, i prapojnë krenë e pleq, bajraktarë e vojvodë të Shtatë Bajrakëve.

NENI 204. Të drejtat e zotnisë në rast lufte
Në rast lufte kundër anmikut të vendit zotnia ka tagër me thirr në Kuvend për besëlidhje krenë e pleq, bajraktarë e vojvodë për me caktue vendin e luftës e me da ditën e msyemjes.
Kur lufta s'pret, zotnia lshon za nëpër dhé e bajrak për kushtrim të djelmnisë dhe bajraktarë e vojvodë me djelmninë mbar kanë detyrë t'i përgjigjen. S'ju përgjigjen, zotnija me krenë e pleq ka të drejtë me kërkue për to dënim e ndëshkim me unë zjarmi në dorë.

NENI 205. Kufizimi i të drejtave të zotnisë
Zotnia s'ka të drejtë me ba kryemveti pa krenë e pleq, pa vojvodë e sterpleq. Bani kryemveti a u bashkue me anmikun e vendit tuj thye Kanú e Besëlidhje, krenë e pleq, vojvodë e djelmni kanë tagër me i ra pré dhe me e djeg e me e pjek.
Me ba me korit ndoj fis, fisi ka tagër prej dheut me i ra pré me unë në dorë. Una e fisit e përket derën e zotnisë. Për nder e gjak i shtrohet Kanusë si kushdohi. Po çado me ba, me u leçit nuk leçitet e prej vendit nuk qitet.

NENI 206. Të drejtat e zotnisë si shpijak
Zotnia si çdo shpijak ka të drejtë me dhanë e me marrë tokë uhá, me shit e me ble, me dhanë qesim a me argat; me dhanë gja të gjallë për gjysë a për kryes, ká me hú a kafshë pune me hak. Me tokën e ujin, me mallin e gjanë e vet ban si të donë.
Po zotnia s'ka të drejtë me vu dorë në bashkari, tokë a pasuni të tjetrit. .

NENI 207. Detyrat e zotnisë në katund e bajrak
Zotnia në katund e bajrak ka detyrë me u përgjegj si çdo shpijak. Për rrugë e shtek, për ví e mulli ka detyrë me qit puntorin. .
Për dam do t'i shtrohet damit, për faj duhet t'i shtrohet pengut e do të pleqnohet me pleq Kanuje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:36

Kreu VIII

Mali i Pukës (Shtatë Bajrakët)

NENI 208. Mali i Pukës e krenët e tij
Dhenat e Pukës, Shtatë Bajrakët e Pukës, bajnë Malin e Pukës me krenët e bajraktarët e vet.
Mali i Pukës, të Shtatë Bajrakët, kanë 30 krenë e bajraktarë. Ndejen e rendin e kanë simbas rendit në dhé e bajrakët e vet.

NENI 209. Besëlidhja e Shtatë Bajrakëve
Besëlidhja e Shtatë Bajrakëve asht e drejta e Kuvendit të Shtatë Bajrakëve.
Kuvendi i Shtatë Bajrakëve me krenë e bajraktarë, pleq e stërpleq fisesh dhe pleqsitë e katundeve me lajmtarët e djelmninë mbas tyne, bajnë besëlidhjen e Shtatë Bajrakëve ndër vedi di dhe të Shtatë Bajrakëve të Pukës me malet e dhenat e tjera kufijar.

NENI 210. Sullet e Besëlidhjes
Sullet e Besëlidhjes së Shtatë Bajrakëve janë:
1) me ba pajtime gjaqesh në mbarë dhenat e Pukës;
2) me vú besë për me ndalue gjakmarrjet e shpisë me shpi për aq kohë sa e ka caktue Besëlidhja mbrenda Shtatë Bajrakëve si edhe për rastet e Besëlidhjes me dhenat e malit apo të atyne kufijar;
3) me caktue detyrat për djelmnitë e bajrakëve për me shkue në luftë kundër anmikut të vendit a me ndihmue Vezirin e Shkodrës për me mbrojt kufijt e vendit;
4) me i djeg shpinë e me i marrë gjánë gjobë kur then Besëlidhjen.

NENI 211. Detyrat e djelmnisë në kuvendet e në besëlidhjet e Pukës
Djelmnia, në gjyqe e pleqni, në Kuvend e në Besëlidhjen e dheut e të malit të vet a me malin kufijar nuk ka za. Ka detyrë mos me u përzie në punët e krenëve e të bajraktarëve, të pleqve e stërpleqve dhe të pleqsive.
E drejta e detyra e saj asht me ruejt krenët e veta prej njaj kryekcyemi e ngatrrestari.
Me kërcnue e me ba vrasë s'ka të drejtë; por me marr gjak flakë për flakë, po. .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:36

5. SHËRBIME DHE VEPRIMTARI TË TJERA SHOQËRORE TË KANUNIT

Kreu I

Gjyqi i pleqve e dhënia e drejtësisë

NENI 212. Kur thirren pleqt për pleqni
Pleqt i thrret nji shpi a vllazni, katund a fis, bajrak a dhé për me peshue e pleqnue me zemër në dorë ngatrresë a dhunë, varrë a gjak të bame prej nji shpie a vllaznije, katundi a fisi, bajraku a dheu tjetër.
Pala e lanun në faj ka të drejtë me thirr pleqt e vet. Të dy palët, me marrëveshje, mund të lanë me pleqnue të njëjtin plak a të njëjtët pleq.

NENI 213. Kush thirret për plak pleqnije
Pleq merren të parët e vllaznive, pleq katundi e krenë fisit. Për pleqni të zorshme merren krenët e bajrakut a të dheut. Për ksi pleqnish merren edhe burra në za për urtí e burrni, regjun në gjygje e pleqni. .
Krenët e bajrakut a të dheut, të malit a dera e zotnisë s'mund të thirren e të vinë vet për pleqni pa pleqt e katundit e krenët e bajrakut. Hynë e ban pleqni pa to, pleqnia s'u njihet e djelmnia me vojvodët e vet e bajraktarin ka të drejtë me përzan me forcë.
Për pleqni mes katundesh a bajrakësh të maleve të ndryshme, thirren krenë prej dy malesh e dëshmitarë prej malesh kufijar.

NENI 214. Pengjet
Pleqni pa peng nuk bahet. Pengjet u lëshohen pleqve para. Jau lëshove pleqve pengun jau ke dhanë të drejtën me të pleqnue. Pengjet duhet me i lëshue të dy palët. Pleqt i kthejn pengjet mbasi të kenë ba pleqnin.
Për peng lshohet: kutia e duhanit, cigarishtja e çelibart, koburja e brezit. Koburja lshohet për pleqni të vështira e të randa.
(Herët fort për peng lshohej shpata e shkurtë a shigjeta).

NENI 215. Betimi i pleqve
Plaku para se me fillue pleqnin ka detyrë me ba be për pleqni të ndershme . Benë e ban për pleqni të randa atëherë, kur ja kërkojnë palt në ngatrresë e hasmëni. S'ja kërkoi kush benë, s'e ka detyrë me e ba.

NENI 216. Pleqnija
Pleqt pleqnin e bajnë në vendin e caktuem, kur asht ngatrresë kufijsh e damesh. Për raste tjera pleqnin e bajnë në shpi të atí që ka ba ankimin, a në ndonji shpi tjetër me mirvet të dy palëve në ngatrresë e hasmëni.
Pleqt mbajnë vesh ankesën e njanës e tjetrës palë. U desht me pa dam e damtim, me pyet kand që ka pa a ka ndie gjá, do ta bajnë për me e peshue ankesën si në bisht të kandarit. Mbas ktyne pleqt peshojnë e pleqnojnë së bashku dhe dajn pleqnin.

NENI 217. Apangat e pleqve
Pleqnia e bame ka apangat e pleqve. Apangat e pleqve me Kanú janë ni okë kafe deri ni dhí a sjap.
Kush thrret pleqt, u ka borxh apangat.
Hanë, pinë e të fjetmen i hek shpia që ban ankim e lshon pengun e para.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Today at 20:05

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Kanuni i Lek Dukagjinit...
» Zanat e Malit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Kanun-
Kërce tek: