FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 11 Jul 2014, 01:32


Xhemal Meçi

Kanuni i Lekë Dukagjinit


Varianti i Pukës

_______________________

Nga Prof. Dr. Mark Tirta

Në lëmë të kërkimeve shkencore mund të vërehen, ndër të tjera, dy rrjedha të kundër¬ta: punë këmbëngulëse e pa zhurmë, në heshtje, ose ana tjetër: zhurmë pa punë: pa prodhuar, shkrime pa dritë, Këto të fundit janë një rrugë rrjedhëse e lehtë; ngritur në plagjiatura, në reklamë; shfrytëzim konjukturash e pozite drejtuese në hulumtime të kësaj natyre, Puna këmbëngulëse e përkushtuar, lëruar në heshtje e për një kohë të gjatë, mund të bëhet e njohur me shumë vonesë; por mbetet e pavdekëshme, ndërsa ajo tjetra për një farë kohe mund të fryhet shumë sa ze edhe dritën e diellit, po shuhet shpejt se është pa gjak të vetin, pa jetë, atë e asgjëson koha.

Malësorë pukjanë



Studiuesi Xhemal Meçi i takon rrjedhës së punës këmbëngulëse, tërë frymëzim, në heshtje. Ka më tepër se një çerek shekulli që ky njert; dashurues i dt jes e i kulturës, i etur për të nxjerrë në dritë të fshehtat e shekujve, krahas punës së tij si arsimtar, merret në mënyrë intensive me kërkime shkencore në lëmë të etnologisë; të folklorit e të htstorisë në Malësitë e Veriut, Si eksplorator, gjurmues i etnokulturës në mjedtset fshatare të shoqë¬risë malësore, i ka të pakët shokët. Puna e tij në kërkime u ngjanë rrjedhave ujore të nëndheshme, që ashtu në heshtje, në mugëtirën e thellësive shkëmbore, u japin jetë gurra¬ve e krojeve të luginave e shpateve mes malesh e pyjesh.

Xhemal Meçi u lind në Kabash të Pukës më 1936; që nga viti 1954 e këtej banon në qytetin e Pukës, Ka mbaruar arsimin e lartë në specialitetin gjuhë shqipe, letërsi dhe histori. Gjithnjë ka kryer detyrën e arsimtarit në shkolla të rrethit të Pukës, Që kur ka mbaruar arsimin e lartë e këtej merret me hulumtime në lëmë të historisë; të etnologjisë e të folklorit kryesisht në Pukë, në Mirditë; në Malësi të Gjakovës, në Pult e në vise të tjera të malësive të Veriut; kështu po ijep dt jes albantstike punime me vlerë, Ka qenë për një kohë (1969-1975) kryetar i Këshillit Shkencor të Shoqatës Shkencore të Arsimtarëve të rrethit të Pukës ku u ka dhënë g;allëri jetës e veprimtarive shkencore e kulturore në këtë rreth, Është frymëzues e organizues i shumë veprimtarive të këtij lloji, Ka qenë ideator e organizues kryesor i botimit të përmbledhësit “Puka dhe Shkolla”, në disa vëllime, me kontributet hulumtuese të intelektualëve të atij rethi. Ka drejtuar dhe organizuar mbledhjen e materialeve burimore e të dokumentacionit të shkruar për traditat historike, atdhetare e të etnokulturës së krahinës së Pukës në masën rreth 1500 faqe, të sistemuara në 13 vëllime, të depozituara në Muzeun Historik dhe në Bibliotekën e Pukës, Punës së tij i përket edhe një pjesë e historisë së Pukës me rreth 180 faqe dorëshkrim, Nga ky njeri i kërkimeve shkencore Janë mbledhur g;atë viteve 1968-1983 4 vëllime me këngë popullo¬re: këngë htstorike, të punës, dasme, erotike e tjerë; rreth 600 faqe, Ka shkruar dhe puni¬me kushtuar rapsodit të Kabashit, Artistit të Merituar Prendush Gega.

Bashkë me to si shtesë ka mbledhë e sistemuar tërë këngët e krijuara e të kënduara nga ky rapsod, ashtu si edhe kujtime, anekdota e gazmore nga jeta e tij; të g;ttha këto të sistemuara në dy vëllime, rreth 400 faqe, të përgatitura për botim (punë U-vjeçare), Kërkimeve të ttj u përkasin edhe 12 vëllime me materiale të natyrës etnologjike e historiko-kulturore, gjurmuar, mbledhur, sistemuar e daktilografuar, punë eksplorimesh në Pukë; në Malësi të Gjakovës e në Mirditë; depozituar në Arkivin e Institutit të Kulturës Popullore në afro 1500 faqe, Mbi 2000 faqe të tjera i ka të pasistemuara, materiale të radhitura në disa fletore, Në kërkimet e !tj një vend të veçantë i ka kushtuar mbledhjes së të drejtës dokesore, kanune¬ve popullore, në malësitë e Pukës, të Mirditës, të Pultit, të Malësisë së Gjakovës, siste¬muar në 10 vëllime, në Arkivin e Institutit të Kulturës Popullore në Tiranë; rreth 1500 faqe, Mbështetur në kërkimet e ttj në terren dhe në hulumtimet në literaturë e në arkiva, ka shkruar një rradhë punimesh shkencore e i ka botuar në shtypin shkencor e kulturor, si në: “Kultura Popullore”, në “Etnografia Shqiptare”, në “Revista Shkencore”, në “Çështje të Folklorit shqiptar”, në “Puka dhe Shkolla”, në “Shkodra në shekuj”, në “Drita”, në “Rilindja” e kështu me radhë, Gjatë këtyre 30 vjetëve tëfundit ka marrë pjesë me kumte¬sa në 47 veprimtari shkencore, si: sesione shkencore, simpoziume, konferenca e kongrese (të profilit shkencor) ku ka dhënë kontributin e tij me shumë vlerë në shpalosjen në dritë të dijës, të vlerave më të mira të traditave etnokulturore të popullit tonë.

Xhemal Meci - Kopertina e Kanunit



Veprimtaria kërkimore shkencore e këttj studiuesi është shumë e gjerë, Të duket si e pabesueshme që ky njeri t'i ketë bërë të tëra këto hulumtime, t'i ketë sistemuar e daktilo¬grafuar me duart e tija. Për më tepër, ky jetonte në Pukë; mes malësive, me punë në fshatra larg shtëpisë e në kushte jetese e të punës mjaft të vështira, veçse pranë popullit prej të cilit është ushqyer në këto kërkime,

Nga njerëz të politizuar të diktaturës ai pati edhe pengesa në punën e tij kërkimore¬shkencore, Biografia e tij me “cen” e ndoqi prapa kudo, Megjithëse ia dinin zotësitë e tij në fushën e hulumtimeve, nuk ia krtjuan kushtet e duhura për kërkime, Përkundrazi e transferuan 13 herë sa në një vend në një tjetër në fshatra e vende të vështira, Kur më 1981 Instituti i Kulturës Popullore e inkuadroi Xhemal Meçin në ekipin e hulumtimeve e të botimit të së drejtës popullore shqiptare në disa vëllime, drejtuesit partiakë të rrethit të Pukës e penguan duke u nisur nga “cenet” biografike, Po ky njeri mendjendritur në ato kushte të vështira e përmes sa e sa pengesash e vazhdoi punën, Vështirësitë nuk e mpo¬shtën, Dashuria për popullin, për Pukën e tij, për njerëzit, për Atdheun e bënë atë tëfuqi¬shëm, e kurorëzuan atë fitimtar në kërkimet shkencore,

Në interesat shkencore të këtij studiuesi një vend të veçantë, ndoshta nga më theme¬lorët, zunë kërkimet në fushë të etnologjisë juridtke shqiptare, pasqyruar në mbledhje të normave kanunore dhe, nga ana tjetër, në punime shkencore sintezë për aspekte të veçanta të kësaj së drejte popullore, në variantet e zbatuara në Malësitë e Veriut, si: Pukë, Mirditë e më tej. Vepra që i paraqitet dijes shqiptare nga ky autor është frut i një pune shumë vjeçare, duke filluar që nga viti 1968, në mbledhje, sistemim e kodifikim të normave dokësore të Kanunit “të Lekë Dukagjinit”, ashtu si është zbatuar në krahinën e Pukës,

Krahina e Pukës, ashtu si dhe Mirdita e Luma, bën pjesë në Dukagjinin mesjetar, pra dhe e drejta dokesore u përgjigjet traditave të kësaj treve, Po siç dihet, çdo krahinë krahas anëve të përbashkëta me krahina të tjera më të afërta a më të largëta, ka dhe elementë të veçantë në përkim me organizimin shoqëror tradicional krahinor të përgjithshëm, në përkim me popullsinë; në përkim me burimet ekonomtke, në përkim me konfiguracionin gjografik, natyror e klimatik, krahinë më e mbyllur a më e hapur ndaj ndikimeve të krahinave fqinje e sidomos të qendrave urbane, të qyteteve me një forcë rrezatuese më të fuqishme, Puka ndodhet në një arterje rrugore ndërballknike që shkonte nga Shkodra, në Pukë, në Prizren, në Tetovë, në Shkup e kështu deri në Selanik e Stamboll në antikitet e gjatë gjithë Mesjetës, Kjo rrugë e mirënjohur si mjet i fuqishëm komumkimi ekonomik e kulturor, doemos, në një mënyrë a në një tjetër ka ndikuar në formimin e evolucionin e veçanësive të saj. Rruga e ka bërë diçka krahinë të hapur, po terreni malor e tepër i përthyer, po kështu dhe kushtet histortke që e kanë vënë gjthnjë në pozita mbrojtëse, kanë kushtëzuar një mbyllje të dukshme të saj. Në këto rrethana janë ruajtur relikte e institucione të një kohe tepër të herëshme, në këtë mes dhe veçori arkaike e mirëfilltësore të së drejtës popullore shqiptare, me fizionomi tipike krahinore,

Libri Kanuni i “Lekë Dukagjinit”, Varianti i Pukës, i studiuesit Xhemal Meçi, punuar me kujdes e me seriozitet shkencor, na zbulon mjaft të panjohura për Pukën e na sqaron më tej veçori të së drejtës dokesore shqiptare në përgjithësi, Vepra na paraqet një tërësi normash të së drejtës popullore, për tërë aspektet e jetës e të organizimit shoqëror. Një hyrje e autorit sqaron mirë karakteristikat e krahinës së Pukës me dukuritë historike e etnokulturore të saj, si shtrat i vjetër i këtij varianti të së drejtës dokesore shqiptare. Praktikat e zbatimit të normave kanunore, të vëna si ilustrime në fund të librit, e pasu¬rojnë mjaft këtë të drejtë me ngjyrat e saj lokale, Dukuritë e ndryshme dokesore bëhen dhe më të qarta për lexuesin, për specialistin e veçantë të etnologjisë juridike shqiptare,

Mund t'i lind dikujt mendimi se, me që është botuar një herë Kanuni i “Lekë Dukagjinit” nga Shtjefen Gjeçov-Kryeziu; variantet e ndryshme, të mbledhura më vonë në trevën e Dukagjinit mesjetar nuk kanë vlerë të dukshme mirëfilltësore, Jo, përkundrazi, këto vepra e pasurojnë më tej dijen tonë në fushë të së drejtës popullore, Në rastin konkret, Varianti i Pukës mbledhur, sistemuar e kodifikuar nga Xhemal Meçi ka vlera të posaçme të një vështrimi krejt origjinal dhe ja pse:

1. Krahina e Pukës nuk ka qenë ndonjëherë qendër e një mbledhje shterruese të së drejtës dokësore me veçoritë e saj lokale, as nga Gjeçovi; as nga mbledhës të tjerë; ndonëse kjo nuk ka mbetur jashtë vemendjës së hulumtuesve të ndryshëm të kësaj së drejte popullore. Pra janë zbuluar jo pak elemente e praktika kanunore të panjohura më parë,

2. Në çdo krahinë ku janë bërë hulumtime ka dhe plot norma kanunore të pambledhu¬ra, ose të mbledhura në mënyrë të zbehtë; të mangët e të paqartë. Çdo mbledhje e re bie me vete dhe vlera të reja, të panjohura më parë, mbështetje për punë studiuese në rrafsh krahasues ndërkrahinor e mbarëkombëtar. Sa më shumë dëshmi në rrafsh të gjerë gjeografik aq më shumë vërtetësi në argumenta, në analiza e në deduksione do të kishte.
.
3. Shpesh herë nga mbledhës të ndryshëm të normave kanunore ka pasë pasaktësi, po dhe një bashkim mekanik të normave kanunore thjeshtë të traditës me ndikimet e ndry¬shme të ligjeve shtetërore a të kanon eve të religjioneve të ndryshme, si fe monoteiste, të organizuara. Kjo mbledhje i sqaron më mirë dhe më qartë gjërat e dyshimta e lajthitjet,

4. Meritën më të madhe e kanë ata që mblodhën e studiuan të parët këtë të drejtë popullore shqiptare, Nga kjo punë e madhe e bëre prej tyre u krijua një përvojë, por dhe metoda e punës hulumtuese ka ecur përpara, për t'u mbledhur, për t'u kuptuar e për t'u shpjeguar në një rrugë më bashkëkohore. Gjykimet e sotme nuk janë si një shekull më parë. Mandej këto norma kanunore vërehen në evolucion, në një këndvështrim të së sot¬mes, me tërë ndryshimet, humbjet e risimet që kanë pësuar. 5, Autori i kësaj vepre, si bir i denjë i krahinës së Pukës, e ka studiuar e njohur atë në imtësi në rrafsh historik e etnologjik, me dashurinë e vendlindjes së tij: si një identitet kulturor. Ka njohur psikologjinnë e virtytet e njerëzve të atij vendi, Si rrjedhojë, si askush tjetër, ka mundur të mbledhë një material të gjerë e të shumëanshëm për atë krahinë, Ka mundur të hyjë thellë në shpirtin e popullit, në doket e traditat e tij e t'i nxjerrë ato në dritën e dijes. Atë që ata njerëz e paraardhësit e tyre, të afërm e të largët, kanë krijuar, ruajtur e zhvilluar në shekuj me një prakticitet e mençuri të çuditëshme, ky studiues e mblodhi e ia dha dijes albanistike.
Të rejat që sjell kjo vepër në trajtimin e normave kanunore, ndryshe nga botimet e mëparshme, janë të shumta, po ne po Sjellim këtu disa prej tyre:

1. Familja në Variantin kanunor të Pukës është trajtuar gjërësisht, me tërë veçoritë lokale, me lidhjet farefisnore e njësitë etnologike më të vogla të kësaj krahine, Trajtohen farefisnitë në Pukë dhe nëndarjet e vëllazërtve, orgamzimi familjar me shtëpitë e mëdha e në zë dhe me shtëpitë e vogla, Janë pasuruar shumë nenet e ka dhe 15 nene shtesë në krahasim me Kanunin e “Lekë Dukagjinit” të Gjeçovit, Jepet rreshtimi i bajrakëve dhe i fiseve të Pukës sipas rëndësi¬së së tyre, përcaktuar me norma kanunore. Sipas traditës së Vjetër tre fiset e mëdha kanë qenë: i Kabashit, i Thaçit, i Berishës; Pastaj vine 5 fise të vegjël: i Qerretit, i Dushit, i Mgullës, i Këçirës, i Midhës. Fiset e tjera tshin të vogla e të shpërndara, Vërehet një shkallë gjerarqike tepër e përcaktuar në gruptmet farefisnore e pozitën e tyre në jetën shoqërore,

2. Një vend me rëndësi ka zënë kujdestaria për jetimët, duke u trajtuar shumë më gjërë se në shkrimet e mëparëshme: jetimi në familje, në kushrinj, te daja apo në fqinj; është përcaktuar në mënyrë krejt të re, ndryshe nga mbledhjet e mëparëshme, pozita e jeti¬mit në lidhje me pronën, në shtëpinë e babait të tij ku ka të drejtë trashëgimie, mbi tokë e truall, natyrisht, vetëm kur është djalë,

3. Me material të shumtën krejt të ri e të panjohur më parë është trajtuar miku, me detyrat e të drejtat e tij. Jepen 7 nene të reja për mikun e shoqit, për mikun në festë, në gosti, në dasmë; në mort. Janë trajtuar detyrat e mikut ndaj mikpritësit, të patrajtuara në variantet e botimeve të mëparëshme,

4. Kisha dhe xhamia në pozitën e tyre shoqërore në Pukë nuk kanë ndryshime, Ato kanë bashkëjetuar si institucione të jetës shpirtërore pa pasur dallime kanunore midis tyre,

5. Orgamzimi i fisit, i katundit, i bajrakut, i dheut, i mbarë krahinës, me pleq me krenë; me bajraktarë dhe zotni, pasqyruar gjërëstsht në këtë vepër, përbën një arritje me rëndësi në plotëst'min e “Kanunit të Lekë Dukagjinit” me 23 nene shtesë për karakterin lokal të kësaj së drejte dhe për vlerat e saj me rëndësi mbarëkombëtare, Jepet radha e baj¬raqeve, sipas normave të kanunit, në kuvend, në luftë; në ndeje,

6. Janë trajtuar gjerësisht, me nene të veçanta, marrëdhëniet e lidhjet fqinjësore, sipas grupimeve gjeografike, pa marrë parasysh lidhjet e gjakut, Pra njësia territoriale në orga¬nizimin si katund a bajrak merr këtu një vlerë të posaçme si shprehje e një zhvillimi sho¬qëror të jetës sedentare, si bashkësi fshatare të lira, në kundërshtim me mendimin e gabuar të orgamzimit primitiv të rendit fisnor endacak,

7. Nenet për marrëdhëniet ekonomtke janë një arritje tjetër e re në Variantin Kanunor të Pukës, Ato janë trajtuar gjerëstsht me 76 nene, ndryshe nga botimet e mëparëshme, të cilat këto dukuri i kanë paraqitur me mangësi, Këtu janë trajtuar udhët dhe shtigjet, bujti¬na e dugaja, ndarja e shtëptsë, shitblerja a dhënia e tokës me fitim e ndërrim (tramt), punëtori hua, me pagë ose dhe për borgj; dëmi dhe dëmet, 8, Mbrapshtinat kundër jetës me vrasjet e përdhunimet, si edhe gjakmarrjet, pajtimet e gjaqeve dhe masat kanunore të parandalimit të vrasjeve zënë një vend të rëndësishëm e me një trajtim të gjerë e me veçori lokale,

9. Janë dhënë mbi 90 praktika të zbatimit të normave kanunore që konkretizojnë kodifikimin e bërë nga autori, Për këtë ka marrë të dhëna nga më tepër se 200 persona, Këto kanë një rëndësi të paçmueshme në vlerësimin e veçorive të kësaj së drejte, elemente të panjohura nga mbledhësit e mëparëshëm,

10. Rreshtimi i pjesëve e i krerëve, i neneve, është bërë gati krejt i ri: i mbështetur në një metodikë klasifikuese shkencore bashkëkohore,

Vepra Varianti Kanunor i Pukës përbën një arritje të shënuar në shkencën e etnologji¬së juridike shqiptare, për materialin e gjerë që i jep në dorë lexuesit të thjeshtë e speciali¬stit studiues të dukurive të këtij lloji, për sistemimin e tij me kritere bashkëkohore, për sqarimet e interpretimet që autorzi jep në hyrje e në shënime të ndryshme,


Prof. Dr. Mark Tirta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 11 Jul 2014, 01:36

RENDI SHOQËROR

1.FAMILJA

Kreu I

Fisi

NENI 1. Gjak e fis
Gjak e fis janë të gjithë ata që brez mbas brezi i përkasin nji katragjyshi prej kohësh që s'mbahen mend.
Prej Bjeshkëve të Namuna e deri te brigjet e Fanit, Kanuja njeh 12 fise të Lekë Dukagjinit: Hotin, Morinën (Orosh, Spaç, Kuzhnen), Kabashin, Gashin, Dukagjinin (Shala e Shoshi), Kelmendin, Krasniqen, Thaçin, Gruden, Berishën, Shkrelin, Bytyçin.
Me këtë rend zanë vend në prije e Kuvend, në ndeje e sofër, në kuvendet ndërkrahinore, në festa, në dasma e morte.
Me u shkel ky rend, do të peshohet e të gjykohet me pleq. I rami në faj lan gjobën.

NENI 2. Vllaznia e fisit
Çdo fis ka degt e veta të dalun prej katragjyshit të vet. Të fisit të Kabashit janë të dalun prej Lekë Kolojës; të Thaçit prej Gjeç Gjonajt, të Berishës prej Kojel Berishës, të Kçirës prej Karakols Zi. Degët e fisit janë vllaznit e fisit. Të Kabashit janë: Koklekajt, Qaflekajt, Lushlekajt, e Hadërlekajt. Të Thaçit janë: Buçgjeçajt, Dodgjeçajt, Geggjeçajt e Pregjeçajt. Të Berishës janë: Deskajt, Doçajt, Tetajt e Marojt. Të Kçirës janë: Lekajt, Palajt, Dodajt e Nikajt. Me pri ka të drejt vllaznija e vllajt të madh.
Vllaznit dahen në vllazni të vogla, në kushrini. Kushrijt bahen prej shpish të dame nji zjarmi.
Rendi i vllaznive asht tagër Kanuje si për fiset.

NENI 3. Brezat në fis e vllazni
Brezat në fis e vllazni vin me radhë prej katragjyshi e babgjyshi. me shkue fisi e vllaznija e zjarmesh me u da e me u shpërnda te len e prendon fis e gjak jesin për jetë ndër veti.
Brezat numrohen prej babe e babgjyshi djalë mbas djali. Brezat për babe janë të caranit.

NENI 4. Bijat në gjini
Bijat s'lan breza. Ato lanë gjininë bi mbas bije e nip mbas nipi. Nip e mbesë bijash janë ai varg djemsh e çikash që dalin prej bijash, të martueme në fise tjera. Shpitë e fisit numrohen për zot shpije. Të zot t'e shpive janë pjesëtarët e fisit. Pjesëtarët e fisit kushdo qofshin pleq a kren, sterpleq a vogjli, në katund e fis janë të barabartë në të drejta e detyra.

NENI 5. Fisi bahet me tym për shpi në një katund a në disa katunde si fis i vetëm a i përziem me fise të tjera. Shpitë e fisit numrohen për zot shpije. Të zot e shpive janë pjesëtarë fisi. Në fis janë barabarë: si kren, si pleq, si vegjli.
U largue kush jashta fisit, pjestar fisit jet brez mbas brezi, kurdo që të kthehet. Shiti tokë e truell, ujë e mulli e u largue, pjesë ma në bashkari të katundit e fisit nuk ka, veç të drejtë zani e Kuvendi, besëlidhjeje e djelmnie, sa herë të vinë si shoq a për raste lufte.

NENI 6. Anëtarët e fisit
Anëtarë të fisit janë gjithë burrnimi i fisit . Antarët e fisit kanë të drejtë të hyjnë në djelmninë e fisit dhe ku do që të jenë, t'i dalin zot fisit të vet. Mos me i dal kush zot fisit të vet me fjalë e me armë, do të japin arsye para fisit. Edhe mos me mbet fajtorë, me marre jesin. .

NENI 7. Të fisit janë gjithë granimi: çikë e bi. Kudo qofshin kanë të drejtë me diftue e me u krenue për fisin e vet dhe me ju gjet krah. Bija fisnike ka detyrë ndere me i mbajt krah fisit të vet edhe kur bje ndesh me fisin e burrit të saj.
Burrnimit të fisit të vet, çikat e bijat kanë detyrë mu thanë e me i kqyrë për vlla.
Fisi i tyne, sado larg qoft në breza e dhena, ka detyrë ndere me u thirrë e me i kqyrë për motra. Bani e u kthej shpinën, jet me marre para fisit të vet e fisesh tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Sat 12 Jul 2014, 00:24

Kreu II

Shtëpia (Familja)

NENI 8. Shpija
Shpi janë gjindja me lidhje gjaku që kanë për kulm nji zot shpije e çelen mbas fjalës së tij.
Shpija asht e nji kulmi edhe pse ka kullë e shpi, ksollë e tbana në vrri e në bjeshkë, mbrenda e jashtë katundit, për derisa ka nji zot shpije e çelet mbas fjalës së tij. Shpija asht e vogël dhe e madhe, por në katund e fis janë barabar në të drejta e detyra.

NENI 9. Shpija e vogël
Shpija e vogël asht me pak gjind, me nji a dy kunorë. Gjindt e saj me burrë e grue, djalë e çikë, ndeje e sofër i kanë bashkë. Mik e shoq i presin rreth çasaj votre. Pse asht shpi e vogël kush s'ka të drejtë me e ndërkambë. Ka krah fisin e vet e katundin mbarë.

NENI 10. Shpija e madhe

Shpija e madhe asht me shumë gjind, tri a ma shumë kunorë me lidhje të afërt e të largët gjaku. Burrnimi i saj ndeje e sofër i kanë të dame me grani e fmij. Burrnimi rri në kullë a në odën e miqve. Granija me fmijë rrinë në jerevi a në odën e grave.
Djemt mbas veti rrinë me burrat e miqt. Rrogtart rrinë veças kur ka miq në za, ja rrinë bashkë me burrat, por ndejen e kanë të lehtë e zanin të ulët, veç kur pyeten.
Me u dasht ndoj shërbim, rrogtari çohet i pari.
Shpija e madhe ka detyrë ndere me ju gjet krah në hall e në nevojë shpisë së vogël e jo me i zanë frymën: .

NENI 11. Shpija derë e parë
Derë zotnie e kreu, bajraktari e vojvode, derë plaku e stërplaku ka tagër Kanuje prije në dhé e në bajrak, në fis e në katund, në vllazni e lagje.

NENI 12. Shpija djalë fisi
U ba ndoj shpi në katund, në vllazni e fis, e njoftun për kah zotsia e urtia, i zoti i shpis së saj merret prej pleqsh djal mbas krensh e pleqsh dhe xehet djalë fisit.
Me u dallue si djalë fisit deri në tre brez, hyn në krent e reja të katundit e të fisit me mirvet të krenve të vjetra dhe të Kuvendit të fisit, të katundit a të bajrakut ku fiton vendin e ri; me çat ditë dera e tyne hyn në derë krensh me tagër Kanuje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Sat 12 Jul 2014, 00:27

Kreu III

Zoti i shtëpisë

NENI 13. I zoti i shpisë
Çdo shpi ka të zonë e vet. Zotshpije shkon për vlla të madh. Kur e do e mbara dhe e mira e shpisë, pjestarët bashk me ma pleqtë e shpisë caktojnë kuvendisht ma të zotin e tyne. Ky mund të jetë i ri a i vjetër, i martuem a i pamartuem. . .

NENI 14. Ndihmsit e të Zot shpisë
Në shpitë e mdha për kah gjindja e gjaja e gjallë, i zoti i shpisë, me mirvet të pjestarëve të shpisë, cakton ndihmsin e vet. Në shpit e mdha fort caktohen dy ndihmës të zot shpisë.
Ndihmsit e zot shpisë i kanë detyrat e caktueme: njani për lavër me gjan e gjall, tjetri për shteg e treg.
Të drejtat për ku janë caktue, i kanë si i zoti i shpisë, veç pa i ra ndesh ati.

NENI 15. Kujdestari i shpisë
I zoti i shpisë për dazëm e mort a ndoj gostë të madhe me mirvet të pjestarëve të shpisë cakton kujdestarin e shpisë. Kujdestari i shpisë caktohet ma i zoti i të damve nji zjarmi a prej kushrijve të ngat. Ai asht mkamsi i të zot të shpisë për sa ditë të vazhdojë dazma, morti a gosta.
Ndera ja do me e ruejt të zonë e shpinë e tij dhe me e qit me nder e me faqe të bardh para shoksh e miqsh.

NENI 16. Të drejtat e të zot t'shpisë
I zoti i shpisë mban qesen. Fitimet e shpisë i dorzohen qeses së shpis. .
I zoti i shpisë ka të drejtë me drejtue e me porositë për çdo punë gjindt e shpisë. Porosia e ti duhet të kryhet si qe se s'qe aty. Për punën e pabame e të bame dosido i nepet arsye të zot të shpisë.
Çdo gja blehet a shitet, lehet peng a nepet uha, me fjalë të zot shpisë do të bahet. S'u ba me fjalë të zot të shpisë, malli do të kthehet dhe basi i ksaj pune do të jap arsye.
Për tokë e trull, për mal e ujë, pyeten pjestart e shpisë; për qe e almise, pyetet lavertari; për gjanë e gjallë, çobani i shpisë.

NENI 17. Dënimet e të zot t'shpisë
Për gjinden e shpis që s'binden, bajnë sherr e shamatë, i zoti i shpisë ka të drejtë dënimi mbi to: u heq armën, i dan shpijet, i leçit. Kryekcyemit e ngucakeqit i gjen mënyrën e i jep rrugë, ja e danë shpijet në pjesë të vet. Grues së pabindme e me të kqija i pret thekun, ja e dan shpijet në pjesë të vet. Rrall fort dënon me dekë për kori të bame çdo të shpisë: burr a grue, djal a çikë qoftë, dhe jep arsye.

NENI 18. Detyrat e të zot t'shpisë
I zoti i shpisë me ndihmsit e vet ka detyrë me u gjet në krye të punve ditën e natën; me u rrek me urti e me punë me mbajt shpinë, me i dhanë çdo ditë kah e mara tuj e largue kah fika; me u kujdesë për çdo nevojë të gjindve të shpisë si për kah haja e pija, vesha e mbatha, shtroje e mbloja; si për kah arma e nevoja, shndeti e halli pa dallim, të vjetri e të riu, të madhit e të voglit. Secilit simbas nevojës së vet: djemve me u gjet e me u marr nuse, çikave me jau caktue burrat e me i pas kujdes për bija kudo qofshin.

NENI 19. Kur ndrrohet i zoti i shpisë
I zoti i shpisë ndrrohet: kur nuk punon me drejtësi; kur s'e vret menden për me i dhan shpisë kah e mbara e mira; kur fut shpinë në ngatërresa e borxhe pa nevojë; kur nuk e merr vesh me arsye fjalën e pjesëtarve të shpisë; kur nuk i del zot me të drejtë shpisë së vet para shoqit a të hujt që donë me të kcye në qafë, ja para vllaznisë a katundit që donë me të ulë me të padrejtë.
Pjestart e shpisë e ndrrojnë kuvendisht tuj thanë arsyet për çka po e ndrrojnë. I zoti i shpisë, ose i shtrohet arsyes, ose lyp dae e del pjesë në vedi.

NENI 20. Nderet për të zonë e shpisë
Ndër pjestart e shpisë së vet i zoti i shpisë ka vendin e parë në ndeje e kuvend, në sofër e rrugtim. Ndera ja do me e nderue ma plakun e shpisë. .
Në dazëm e mort, në darka e gzime, në kuvend e djelmni herë-herë cakton pjesëtarë të tjerë në kambë të vet.
Cerga e takami i kafes me mulli e dollap, me tepsi e filxhana janë ndera e të zot të shpisë dhe shkojnë mbas tij.
Në shpi dhe dyer të mdha i zoti i shpisë ka të drejtë me mbajt kal shale e djelm mbas veti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Sat 12 Jul 2014, 00:28

Kreu IV

E zoja e shtëpisë

NENI 21. E zoja e shpisë
Zojshpije asht nja prej grash, e caktueme prej të zot të shpisë me mirvet të pjestarve të shpisë, për me gatue e shtrue bukë e hae për gjindt e shpisë, për miq e punëtorë.
Çdo grue s'mund të bahet zoj shpije. Ajo duhet të jetë ma e zoja për punë shpijet.
E zoja e shpisë asht ma e vjetra e shpisë.
Me u ba zot shpije ma i vjetri i shpisë a vllaj i madh, zoj shpije caktohet e shoqja. Me u ba zot shpije nji vlla tjetër, zoj shpije jet e ama, ja e shoqja e vllajt të madh.
.

NENI 22. Ndihmsja e të zojës shpisë
Në shpitë e mdhaja i zoti i shpisë, me mirvet të pjestarve dhe të zojë shpisë, cakton nji a dy ndihmse të zojë shpisë. Njana caktohet me gatue dhe tjetra për kopshtijet. Për punën e tyne i japin arsye zojë shpisë e ndihmsave të zot shpisë. Bukën e kopshtijet ka të drejtë me i përdor e zoja e shpisë. Ato vetëm me ba shërbimin. Me pasë nevojë për to në mjeljen e pllejave, ndihmset i ndihmojnë, kur janë të lira.

NENI 23. Të drejtat e zojë shpisë
E zoja e shpisë ka të drejtë me marr e me dhanë uha ndër shokë e kushrij sa ku ban: nji qinshe krypë a tlyn, nji gogël djath, nji bukë miell, nji e zieme grosh, pa pasë nevojë me pyet të zonë e shpisë e ndihmsit e tij.
Me shit e me ble ka të drejtë veç sa për vegshat e cingat që i duhen për punë shpijet dhe farishtat e kopshtijeve.

NENI 24. Detyrat e zojë shpisë
E zoja e shpisë ka detyrë me u kujdes për bylmet e kopshtije. Me marr a me dhanë janë për dore të saj. Kush nuk ka të drejtë me ju përzie në to.
E zoja e shpisë ka detyrë me gatue dy ha bukë ma shumë se i duhen. Me ardh miku për shpejt, do bukën gati.
Për miq e nevojtarë bukën e shtron e zoja e shpisë për mende të vet. Për miqt e largët e dashamirët kryekrejet porosinë e merr prej të zot shpisë dhe e ka për detyrë ta kryej si ja cakton ai.
Mos me ndodh burrnimi në shpi, e zoja e shpisë ka detyrë me prit e me qit miq e nevojtarë, me çue në punë gra e fëmi simbas porosisë të zot t'shpisë.

NENI 25. Kur ndrrohet e zoja e shpisë
Me ndodh, me dal brace a sherr; - mos me shërbye me drejtësi e mos me ja krye porosit të zot t'shpisë për hanat për miqt, tuj randue atë e burrnimin, atëherë i zoti i shpisë, me mirvet të pjestarve të shpisë, e ndrron. Me ba faj të randë, i pret edhe thekun, jase e dan shpijet me gjithë burr të vet e qet pjesë në vedi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Sat 12 Jul 2014, 00:29

Kreu V

Njerëzit e shtëpisë

NENI 26. Gjindja e njaj shpije
Gjindja e shpisë janë: gjyshi e babgjyshi, gjyshja, gjyshja e madhe, babë e nanë, nip e axhë, burra e gra me fmijt e tyne. Me gjindt e njaj shpije hyjnë edhe bijat e veta, kushrij e kushrina të mbetuna shkret, që jetojnë në atë shpi.
Gjind të njaj shpije janë edhe kur disa prej tyne jetojnë e punojnë jashta katundit, bajrakut a dheut, , përderisa kanë të njajtin zot shpije.

NENI 27. Të drejtat e gjindve të shpisë
Pjestarët e shpisë kanë të drejtë pjese: banese e truelli, toke e uji, gjaje të gjallë, bletë e fitime të shpisë.
Grania s'kanë pjesë toke e banese, veç pjesë goje. Punojnë e jetojnë në pjesë të burrnimit të vet.
Veshë e mbathë, ha e pi gjindja e shpisë i gzojnë prej tokës e fitimeve të shpisë. Dallime në burra, dallime në gra, dallime në fmi, i zoti i shpisë nuk mund të bajnë as për veshë e mbathë, as për ha e pi, veç kur janë shëndetlig a nisen për shteg.
Nipa e stërnipa, prej bijash, e mbesa, miq e djalë mbas veti, çobanë e rrogtarë, të shpisë janë, po pjesë nuk kanë edhe në ndejshin tanë jetën me gjindt e shpisë.

NENI 28. Detyrat e gjindve të shpisë ndaj njani tjetrit
Secili prej gjindve të shpisë ka vendin e vet. Ky vend asht: pjestart mbas t'zot t'shpisë, burrat e tjerë mbas pjestarve, gratë mbas burrash, çikat mbas djemsh, e reja mbas vjehrrës. Kunata e re a nuse mbas kunatës së vjetër. Në shpi e kudo qofshin kanë për detyrë mos me i ra ndesh njani tjetrit, por tuj shkue gjith-herë për fjal të zot t'shpisë.

NENI 29. Detyrat e gjindve të shpisë jashta pragut
Gjindt e shpisë, jashta pragut kanë detyrë të jenë si grushti i njaj dore për me mbrojt nderin e të drejtën e shpisë së vet në çdo ndeje e kuvend, në ndore e besë. Me ba me ju shmang kush i shpisë ksaj detyre, ka marren e faqen e zezë. Para shpisë së vet e deri të damve nji zjarmi do t'u japin arsye. Ndryshe, leçitet prej tyne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Sat 12 Jul 2014, 00:29

Kreu VI

Shtëpia në katund e në bajrak

NENI 30. Të drejtat
Çdo shpi me të zonë e vet në bashkari të lagjes, të katundit a të bajrakut ka të drejtë kullose, mali e fushe, bjeshke e vrrini; ka të drejtë lande e dushqesh, mullini e uji, rruge e shteku; ka të drejtë në fitimet e bashkarisë e të vaut dhe në pjesën e gjobës katundisht.
Çdo shpi ka të drejtë vendi e zani në ndeje e kuvend në besëlidhje e djelmni në katund e fis, bajrak e dhé.
Ka të drejtë e detyrë për nder e burrni në lagje e katund, në fis e bajrak: me prit e me përcjell mikun e shtegtarin, lypsin e nevojtarin, me marrë dhe me kërkue ndore e besë.
Ka të drejtë që të ngujuemin për gjak e hasëm mbas shpine me e mbajt në shpi deri në 30 ditë.

NENI 31. Detyrat në katund
Çdo shpi ja ka detyrë katundit rrethas:
1) Benë e motmotit;
2) Puntorin rrethas në rrugë e ura dhe në vi uji e mullini
3) Kujdesin e ndihmën të vetit e shoqit para të huejt e hasmit
4) Me ju gjegj kushtrimit
5) Me ju bind sulleve të katundit e të fisit të caktueme në kuvend
6) Me u gjegj me gjithë gjindt e shpisë për çdo dam e faj në lagje, katund e fis.

NENI 32. Detyrat në bajrak e në dhé
Çdo shtëpi ja ka detyrë bajrakut e dheut:
1) Me ju gjegj kushtrimit me burrë për shpi
2) Me ju gjet krah djelmnisë së bajrakut me ujë e bukë, me armë e fishekë, sa herë të jetë në luftë me hasmin e vet e anmikun e vendit
3) Me dal në be për betar sa herë caktohet me emën nji prej burrave, kur caktohet me krenë e pleq
4) Me marrë pjesë në besëlidhje të bajrakut e dheut e me i ndej besnik deri ditën e caktueme
5) Me e fal gjakun e gjakut sa herë dalin katund më katund e shpi për shpi pajtusit e gjaqeve të bajrakut, të dheut a të malit mbarë
6) Me qit puntorin me katund rrethas për ndreqjen e rrugës së madhe a me e lirue prej boret për karvane e shtegtarë, sa herë e kërkon bajraku a dheu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Sat 12 Jul 2014, 00:30

Kreu VII

Gruaja në katund e bajrak

NENI 33. E drejta e grues për ndore e ndërmjecë
Grues s'i pritet ndorja. I ra kush ndore njaj grueje që i doli para, grueja ka të drejtë me e mbrojt. Ja preku kush ndoren grues së huej, koritet e leçitet.
Grues s'i pritet ndërmjeca. Sulmoi kush nji shpi dhe grueja e shoqit u pshtet për derë të asaj shpije, hasmi s'ka të drejtë me e prek. . I vuni kush zjarmin shpisë huej e grueja filloi me e shkim, kush s'ka të drejtë me ju përzie.
Nxorën pushkët dy burra a dy lagje burrash me u vra nder vedi dhe hyni grueja ndërmjet tyne tuj thanë: burrat kanë detyrë ndere me ja njoft ndërmjecën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Sat 12 Jul 2014, 00:32

Kreu VIII

Shoqi kufijar (Fqiu)

NENI 34. Përbashkësija me shoqin kufijar
Për tej pragut ke shoqin kufijar. Me shoqin ke të drejta e detyra të përbashkëta për kufinin e bashkarinë, vllaznimin e kumbarinë. Me shoqin ke gaz e vaj, dazëm e mort, besë e kuvend, ndeje e sofër, djelmni për gjobë e luftë.
Shoqi kufijar ka të drejtë me të thirr për mirë e për hall në çdo kohë të ditës e të natës.
Shoqi ban zá jashta gardhit ose me të hymë në oborr. U përgjegj zá burri, hyn në shpi. U përgjegj zá grueje, o kthehet në punë të vet, o flet jashta pragut për ça erdh deri aty.
Shoqi ka të drejtë me të lyp ndihmë me punëtorë e pare uha, simbas rastit. Kur asht në mbjellje e miha, në korrje e çarim, në gjeth e kosë i jepet puntorë uha, me pare a falas.
Me ba shpi, i ndihmohet falas me shoqninë rrethas për me bajtë landt e me ngreh kulmin. Ma shumë falas: sot un për ty e nesër ti për mue.
Mbet shoqi kufijar pa kulm mbi krye, ke detyrë ndere me i ba strehë në shpi tande për do kohë, sa të bajnë hall.

NENI 35. Detyrat e shoqit për dam e faj
Shoqi shoqit kufijar ka detyrë me ja shmang damin me gja, me fmi a gjatë punës që ban. S'mund ja shmangu, ka detyrë ndere me i kallzue se ku ja bani. Ta fali, dija për nder. Ta lypi, baja nja për nja. Ja mshehe damin a i bje moh, do t'i përgjigjesh tuj dhanë arsye, ndryshe lanë dame gjobë.
Malli e gjaja e shoqit nuk preket.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Sat 12 Jul 2014, 00:34

Kreu IX

Martesa

NENI 36. E drejta për martesë
Të drejtë martese ka gjithkushi: djali e çika, i riu e i vjetri, i shndoshti e sakati, i miri e i keqi.
Burri vejë ka të drejtë të bajë martesë të dytë e të tretë. Po kështu edhe burri me kunorë, kur nuk ka fmi ose djalë me gruen tjetër.
Edhe grueja vejë a thekpreme ka të drejtë për martesë të dytë e të tretë.

NENI 37. Tagri i Kanusë për mnyrën e martesës
Kah Kanuja çdo martesë asht e njohun. Martesa me shkuesí e miqsí asht ma pëlqyeshmja.
Martesa mbi kunorë, me dhunë a me të grabitme nuk është me Kanu. . Martesa me dhunë e të grabitme ka gjakun në shpinë.

NENI 38. Ndalime martese në fis
Martesa në fis asht e ndalueme. Edhe breza me u ba, martesë në fis nuk bahet.
Para se me hy për martesë, pyet për fis e gjak. . .
Me ndodh çika mbesë mbas mbese, Kanuja s'ta jep deri në shtatë gjini.
Ke detyrë me ja lyp gjininë mbas gjinije. U banë shtatë s'e ke má gjak. .

NENI 39. Ndalim martese në kumbari e vllaznim
Me ndodh djali a çika të shpive të lidhuna me kumbari ndër veti, martesa s'mund të bahet pa kalue pesë brezë. . Martesa në shpitë me vllaznim gishtash nuk mund të bahet për deri sa të mbahet mend ai vllaznim brez mbas brezi. .Kush prish kumbari e vllaznim me martesë: marrohet; prej vllaznijet e fisit leçitet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Sat 12 Jul 2014, 00:37

Kreu X

E drejta e kujdesit për martesë

NENI 40. Kujdesi për martesë
Me xan, me marr e me dhanë nuse mendon e punon i zoti i shpisë. Baba i djalit e baba i çikës kanë detyrë mos me ja prish të zot shpisë.
Nana e djalit e nana e çikës s'ka të drejtë me u përzie. .
U ndodh i jati i djalit a i çikës në miqsi a dashamirësi me nji tjetër e ja dhanë fjalën njani-tjetrit me i lidh fmijt e tyne me martesë, kush s'ka të drejtë me i pengue; po të zot të shpisë i duhet dhanë arsye.
E dha fjalën i jati e s'mund e bindi të zonë e shpisë o i shtrohet të zot të shpisë, o jet me dal pjesë në veti.

NENI 41. Burri vejë për martesë të vet
Burri i mbetun vejë flet vet për martesën e vet, po pa mirvet të të zot t'shpisë s'mund e merr.
Ja la të zot t'shpisë, ky ka detyrë me e pyet për mikun dhe çikën, të vejën e thekpremen që do me ja prue për grue.
Pa mirvet të burrit vejë i zoti i shpisë s'jep fjalë as nuk kput fjalë. .

NENI 42. E drejta e grues vejë
Grueja e vejë a thekpreme ka të drejtë me fol vet për martesë të vet.
Bani e pëlqei pa pyet të zonë e shpisë, s'mundet me e marrë pa mirvet të ti. E mori, me gjini prishet e leçitet. Ja la martesën e vet në dorë të të zot t'shpisë, ky ka detyrë ndere me e shoshit mirë para se ta jap fjalën.

NENI 43. Daja për martesën e nipit e mbesës mbet shkret
Me i marrë daja nip a mbesë mbet shkret e me i rrit, ka të drejtë e detyrë me u kujdes edhe për martesë. Shkues e nuse për nipt i cakton vet. Si ta martojë, ma detyrë nuk i ka. E çon në pjesë tet.
Për mbesën kujdeset me e lshue në derë të ndoj miku të mirë. E dha nuse, detyrë s'i ka, po .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Sat 12 Jul 2014, 00:40

Kreu XI

Shkuesia dhe fejesa

NENI 44. Me caktue shkues
Nusja xehet me shkuesi. Shkues caktohet burr e jo grue. Shkues cakton ana e djalit. .

NENI 45. Shkuesi
Shkuesi duhet të jetë i zoti i gojës, burr zakoni që i shkon fjala e di ta baj mikun për veti sa me ja çikën.
Shkuesin lype në kushrijt a miqt e dashamirt e tu që s'kursehet me hec për ty me xan nuse të mirë si çikë e si shpi.

NENI 46. Detyrat e shkuesit për me xan çikë
Shkuesi ka detyrë me ju vu punës me e bind mikun me ja çikën për mik. Shkuesi ka detyrë mos me e lan fjalën me nji të thanme. . Detyra e ti asht me nxerr çat çikë që ja la amanet i zoti e jo me lyp çfardo çike në vend të së parës.
Shkuesi ka detyrë mos me përgojue gjeti dy shpitë që po lidhen me miqësi ndër veti.
Shkuesit, për mundin qi ban, i jepen .

NENI 47. E xanmja e çikës, fjala e kputme
Çika quhet e xanme kur shkuesi merr fjalën e kputme: .
Me fjalën e kputme ana e djalit a shkuesi vetëm lshon kaparin në tabake të kafes.
Kapari s'kthehet ma. .
Me i ra moh kaparit, ndiqet për besëprem. .

NENI 48. Sheji i të xanmes së çikës
Çika bahet e nxanme, kur çohet sheji. Shejin e çon i zoti i shpisë me shkuesin përpara.
Sheji asht: rizë e unazë e nji qese me pare.
Riza duhet rubë mndashi, unaza duhet sermit.
Rizë e unazë i nepen sams' çikës. Ajo i le në krye të arkës. Sheji tregon se çika u lidh për jetë për djalin që e xu. Qesen e merr i zoti i shpisë për shpenzimet e shpisë.

NENI 49. Të prumet për veshën e nuses
Natën e shejit, si lehet rizë e unazë, miku lyp me i pre edhe të prumet e cakun e të lames së tyne.
Ana e çikës të prumet ja cakton atë natë. Ma ndodh çika e vogël ja cakton mbas do kohe.
Të premet janë gjashtë qese. Herët ishin 3 qese.
Po ana e çikës për të prueme mund të kërkojë më shumë se aq.
Ana e djalit ja lyp cakun e të lames me kiste. Ana e çikës ja cakton krye 6 muejsh e deri 9 muej kistin prej kisti.
Kistet caktohen dy qesesh njiheri. Me ndodh miku hallxhi, ana e çikës ja danë qese-qese deri sa t'i lajnë.

NENI 50. Të shtumet për veshë e të fala
Ana e çikës mbas të prumeve mund të kërkojë edhe të shtuemet.
Të shtuemet janë edhe nji deri në dy palë tesha nusesh mbi të prumet dhe leshi për çorapët, të falat e nusës ditën e dazmës.
Ana e çikës mund të kërkojë të shtueme mbi të shtueme, po nderë vedi nuk i le.
Ana e djalit s'ka të drejtë me ba fjalë. Ajo ka detyrë me la, me e lanë qesen hapt për mikun. .

NENI 51. E drejta e anës së djalit me e lshue çikën
Ana e djalit ka të drejtë me hek dorë prej çikës së xanme, kur bindet se çika a miku s'bajnë për to. Me ndodh me hek dorë, anës së çikës so t'i jap arsye. .
E lshove çikën, ana e saj ka borxh me të kthye shejin. Të prumet, si shumë, si pak, nuk kthehen; jesin .

NENI 52. Çika nuk mundet me e lshue djalin
Çika e xanme s'mund ta lshojë djalin për të gjallë të tij. Ajo ka detyrë me ul kryet e me mendue veç për me shkue nuse vetëm në derë të djalit që e ka xan. S'deshti me shkue me mirvet, do shkojë me përdhuní. Me ndodh e me marr burr tjetër, pa hek dorë ana e djalit, bje në gjak si gjinia, si shpija që e merr nuse.

NENI 53. Djali s'duhet me e pa çikën e xanme
Djali vet a kush i tij s'ka të drejtë me u përpjek me e pa çikën e xanme.
I qiti rruga e u përpoqën me çikë, nuk duhet me ja lshue sytë veç me ndodh me padije. Ja lshuen sytë me dije, kanë gjobën në shpinë.

NENI 54. Detyrat e shpisë së çikës së xanme
Ana e çiks ka detyrë ndere me ja ba gati teshat e nusisë çaç sa ka lá të prueme e të shtueme ana e djalit.
Detyrë Kanuje ka mos me i luejt fjalësh. <Çika e xanme s'mund i hiqet mikut>. Ja hoq, i ka borxh gjakun.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Sat 12 Jul 2014, 00:42

Kreu XII

Raste të veçanta të martesës së grues

NENI 55. Martesa e së vejës pa fmijë
Grueja vejë ka të drejtë me u largue prej shpisë ku asht e martueme çat ditë që hi i shoqi në dhé, po ndera ja do me ndej pesë deri 40 ditë.
Për nder të vjehrrisë a se mos ka mbet me barrë, ka të drejtë me ndej deri në 12 muej.
I doli fati tjetër, ka të drejtë me u martue e kush të keqe nuk ja ban. .
Grueja vejë ka të drejtë ta kalojë ene gjithë jetën në shtëpinë e burrit të dekun.

NENI 56. Martesa e së vejës me fmijë
Me ndodh grueja vejë me fmi për gjinit, ka detyrë ndere me ndej në derë të burrit të parë nji motmot. Po me i dal fati ma përpara ka të drejtë ma e lanë fminë për gjinit e me u martue. Me e kërkue fmijën me u rrit te daja, nuk mund ta marrin pa mirvet të caranit.

NENI 57. Martesa e grues thekpreme
Grueja me thekë të preme asht e lirë me u martue ku të duen. Kush s'mundet me i qit pengesa, veç kishës.
Të katundsin ndera nuk e çon me e marr gruen e shoqit që i preu thekun. E mori, dan dashakeq e i paburr. Me shpinë e të damët nji zjermi të burrit që i ka pre thekun, jet i leçitun.

NENI 58. Martesa e grues me barrë
Me ndodh e me u martue grueja me barrë, ka detyrë me i kallzue burrit të dytë e gjinisë së vet sa ta diktoj vedin. I shoqi e gjinija ka detyrë me i kallzue caranit të barrës.
Fminë ka detyrë ma mbajt e ama me burrin e dytë deri në 7 ditë mbas të lemes, aq ditë sa duhen me lajmrue shpinë e caranit të fmisë e sa kohë u duhet me ardh e me e marrë.
Mos me pasë kush me e marrë, e ama me burrin e dytë ka detyrë ndere me e mbajt deri sa të bahet i zoti i vedit.

NENI 59. Martesa e grues me barrë të vrame
Martesa e grues vejë bahet me fjalë tuj vue kushtet. Kushtet janë: Me thanë grueja vet e vjehrria e parë se asht me barrë të vrame, burri i dytë ka detyrë me kthye fminë e parë deri në tri vjet mbas martese. Fjalë tjera s'ka. Ndryshe ke pleqt gati.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Sat 12 Jul 2014, 00:43

Kreu XIII

Marrëdhëniet në familje
(Babai, fëmijët, fisi)


NENI 60. E drejta e babs mbi fmijët
Kur fmija bahet i zoti i vedit, i jati ka të drejtë me e çue në punë simbas porosisë së të zot t'shpisë për me punue në arë e në vneshtë, mbas gjaje në mal e në vrri, puntor falas a rrogtar çoban, argat apo djal mbas vedi.
Për punën e mëson, e çorton dhe i lyp arsye.
Fitimet ka të drejtë me ja kërkue për qesen e shpisë.
Baba ka të drejtë me e mësue dhe mos me e lan fmin e vet me i kthye fjalë, me dal para tij a ma të madhit: Në fjalë e ndeje, në kuvend e sofër. Djali ka vendin mbas.

NENI 61. E drejta me e dënue të birin e të binë
Edhe djalin burr e binë e martueme ka të drejtë me e mësue, me e çortue, me e urdhnue, me e dënue, me e da shpijet e me e leçit.
Baba, për korí e zhburrnim, për nder të marrun, për besëpremje e për mikprem ka të drejtë me e vra fminë e vet, ja me ja dorzue fisit me dorë të vet që ta vrasin katundisht.

NENI 62. Detyrat e babs për fminë e vet
Baba ka detyrë me u kujdes për fminë e vet: për veshë e mbathë, për ha e shndet, për strehë mbi krye e jetesë në jetë, për mësim e çortim për punë, nder e burrni.
Baba ka detyrë të kujdeset për çdo hall e nevojë të fmisë së vet kudo që të jetë.

NENI 63. Detyrat e babs për sjelljen e fmisë së vet
Para shpisë, kushrijve, shoqit e katundit, fisit, miqve e të huejt do të jap arsye e do të përgjigjet me gjobë e çdo detyrë tjetër për çdo dam e gabim, faj e gjak të fmisë së vet.

NENI 64. Detyrat e nans për fminë e vet
Nana ka detyrë për fminë e vet për msim e çortim, porosi e urdhnim simbas porosisë së burrit të saj.
Para burrit ka detyrë të kujdeset për veshë e mbathë e çdo shërbim tjetër që kanë nevojë fëmijt. S'i bani këto, bje në marre e përgjigjet para të shoqit.
Grueja burrneshë, edhe kur e ka burrin argat a rrogtar në derë të huej, ka nderë e detyrë me u kujdes për fminë si të ishte i shoqi në shpi.

NENI 65. Detyrat e fmisë
Fmijt në çdo moshë qofshin: në vogli a rini, burr para a mbas martese, kanë detyrë me ju bind babs e nans. Në mungesë të tyne, me ju bind vllajt të madh e motrës së madhe, dads.
Kur fmijt janë jetim, kanë detyrë me ju bind e me shkue për fjalë të kushrinit e dajës që i rrit.
Për porosi e çortim për dënim dhe deri leçitje prej babs e nans e dajës e kushrinit që i mbajnë, për punë, nder e burrni në shpi e jashta saj, fmijt kanë detyrë bindjen; ndryshe, marrin dënim të rand simbas fajit.
Me ndodh e me vu gojë e dorë në babë e nanë, fmija bje në marre. Nder e burrni në kushrini e shoqni rrethas nuk kanë ma.

NENI 66. Detyra të veçanta të çikës
Çikat 7 vjeçe e nalt kan detyrë me vue kapolën në krye. Ball e flokë mos me ja pa as rrezja e diellit. Sytë përtokë e kryeulët në shpi, punë, rrugë e kudo. Ndryshe koritet.
Çika ka detyrë me ruejt ftyrë e nder. S'i ruejti, ka çortim e dënim deri me vrasje prej babs, vllajt, shpisë, kushrinisë e shoqnisë rrethas katundisht.
.
Vuni çika kapolen, ka detyrë pundoren me ba <çorapet e burrit>. Deri sa të martohet do të shkoj në çdo punë ku e çon shpija.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Sat 12 Jul 2014, 00:45

NENI 67. Detyrat e bijve për babë e nanë pleq
Bijt nuk kanë gojë e dorë për babë e nanë pleq.
Babs e nans pleq, djemt u kanë për detyrë veshë e mbathë, të hangmen e të piemen dhe nderet e prindit.
Kur babë e nanë janë të damë, bijt u kanë detyrë për çdo motmot.
Mgoja asht tri barrë drithë për njanin e tri barrë për tjetrin.
Për mort u kanë detyrë drekt e të pamin me të pritme e me të qitme për kryeshëndosh.
Mbas deke u kanë detyrë feje: të falme e lutje për shpirt.

NENI 68. Detyrat e bijave për babë e nanë shkret
Bijat për babë e nanë mbet shkret kanë detyrë ndere, me mirvet të shpisë ku janë martue, me i ndihmue me veshë e mbathë, me të hangme e të pime në shpi të vet ose tuj i marrë në shpi të burrit.
Me ndej çika virgjneshë për me u ba për tánë për jetë të vetë, kush s'mund ta pengojnë e të keqe kush s'ja ban.

NENI 69. Të drejtat e djemve
Djemt kur të rriten kanë të drejtën e burrnimit në shpi. Ato kanë të drejtë ndeje ndër burra e me miq. Jashta shpisë kanë tëd rejtë me mbajt armë, me marrë pjesë në Kuvend e djelmni, me marr nderet e me hy ndërmjet, me mbrojt nder e burrni.
Kur dahen, kanë të drejtë pjese në pjesën e tet e fitimet e bame.

NENI 70. Të drejtat e çikave
Çikat kanë të drejtë me jetue në pjesën e tet e vllazënve të tyne për deri sa të martohen e të shkojnë në derë të burrit.
Për sa të kenë kohë të lirë, kanë të drejtë me marrë pjesë në çdo gzim të shpisë si dhe me ba çdo pundore që kanë nevojë a për martesë.
Me ndodh rrallë fort e me e pa me vend me ndej virgjneshë krah babs pa djalë a me djalin nëpër kambë, kush s'ka të drejtë me e pengue.

NENI 71. Të drejtat e bijave në gjini
Bijat kanë të drejtën e të panit mot për mot në gjini dhe gjinis ka detyrë mos me ja pengue kush.
Për çdo të padrejtë që u bahen në shpi të burrave të tyne a prej kushrinisë, vllaznisë, katundit a fisit të burrave të tyne, kanë të drejtë t'i qahen gjinisë.
Me mbet vejë a shkret kanë të drejtë me shkue e me jetue në gjini: me babë e nanë, a vllaznit e kushrijt që gzojnë tokën e tet.

NENI 72. Të drejta të veçanta të vllajt të madh
Bijt për vlla të madh kanë të drejtën e vendit e të prijës që ka pasë i jati i tyne: në shpi, në vllazni, në katund, në fis, në bajrak e dhé.
Kanuja tagrin e babs ja njeh vetëm vllajt të madh.
Me ndodh vllau i madh në moshë të parritun, pa u burrnue, tagrin e vllaut të madh e gzon axha i djalit a nji i kushrinisë, i caktuem në kuvend. U rrit djali i madh, do tagrin e tet. S'ja kthej axha me mirvet, djali e kërkon në kuvend dhe ky ja ban detyrë axhës me lshue tagrin e vendit e të prijes.
Me t'ju dhanë tagri i vllaut të madh, ka të drejtë me xanë kambën e tet në ndeje e prije, në za e kuvend, në djelmni e beslidhje.

NENI 73. Kur i hiqen të drejtat e veçanta
Nuk qe i zoti vllau i madh për tagrin e tet, vllaznit, kushrinija e vllaznia kanë detyrë me e porosit e me i lyp arsye. Nuk mund dha arsye, presin e kqyrin brezin e tij mbas. S'duel i zoti as brezi i dytë, në brezin e tretë kushrinija, vllaznija, katundi, fisi e krent e bajrakut, simbas shkallës së tagrit, e dajnë me kuvend se kujt me ja caktue atë tagër, po tagri i vllaut të madh s'del jashta kushrinisë a vllaznisë së tij.
.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Sat 12 Jul 2014, 00:49

Kreu XIV

Burri dhe grueja

NENI 74. Të drejtat dhe detyrat e burrit për gruen e vet
Burri ka të drejtë dhe detyrë të kujdeset për grun e vet për ha e pi, mbathë e veshë, mblojë e shtrojë, për shndetin, e hallet e saja. Mbi të gjitha, ka të drejtë e detyrë ta ruej e ta mbroj nderin e saj. .
Në shpitë e mdha e ka detyrë i zoti i shpisë me burrnimin mbarë.
Burri për dam e faj të grues jep arsye në shpi. Kur asht zot shpije jep edhe në kushrini, vllazni, katund, fis a në bajrak.
Burri ka detyrë me e msue dhe me e çortue gruen kur, ban gabime e nuk i shkon për fjale e nuk i ban punët që i përkasin.
Kur grueja ja përbuzë fjalën burrit, kur i ban faj e dhunë, burri ka të drejtë me e dënue gruen: me e rrah, me e dënue me bukë e punë. Por, burri s'ka të drejtë me e ndrydh punë e pa punë si robë i xanë. .

NENI 75. Kur e ndan burri gruen
Burri e ndan gruen kur: s'di me mbajt e me rritë fminë, kur asht gojaçe a brace, kur shkon në gjini pa leje a kthehet kur don vetë.
Grueja ndahet edhe kur s'ban fmijë a djem.
Kanuja e jep me e da gruen me të drejtë vetëm për me largue shpijet fikën e korinë.
Grueja dahet kur i pritet theku. Theku i pritet të zot t'shpisë të gjinisë. Para se me dhanë thekun, i zoti i shpisë lyp arsye.
U bind, zgjat brezin e mesit. I zoti i shpisë të vjehrrisë i pret nji fill theku.
Grueja niset në gjini vetëm me teshat veshë. Tjetër gja s'ka të drejtë me marrë. Fmijt i mban i jati. .

NENI 76. Kur ka të drejtë burri me e vra gruen
Burri e vret gruen kur e gjen në punë të keqe.
. Te vona Kanuni e la me u vra burr e grue në punë të keqe . Po burr e grue xehen në punë të keqe edhe kur burri kapet me tirq pa mërthye e me gruen e huej nëpër kamë.
.
Grueja e burri s'mund të vriten për fjalë a për dyshim. I vrave, bje në gjak.

NENI 77. Detyrat e grues
Grueja ka detyrë si nanë fmijsh e grue burri me mbajt e me rrit fmijt; me ba çdo punë shpije, në arë e në kopsht, në mal e në mulli, me mbajtë e me kullotë gjanë e gjallë. Mos me i ba, do të përgjigjet.
Grueja ka detyrë bindjen para burrit.
Grueja ka detyrë: mos me shkue kund jashta shpije pa dije të zot t'shpisë e të burrnimit; mos me u ndal me të huejn në rrugë a në krue, në punë a me gja të gjallë në kullosë.
.

NENI 78. Të drejtat e grues
Grueja ka të drejtë jetesën e gjallnin, veshën e mbathën dhe mbrojtjen e jetës e të nderit të saj prej shpisë së burrit, në shpi e jasht saj, për sa të jet gjallë.
Grueja ka të drejtë ta mbrojë me çdo mjet nderin e saj e të shpisë së burrit; të mbrojë mallin e gjanë e gjallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Sat 12 Jul 2014, 00:52

Kreu XV

Gjinia e gruas

NENI 79. Detyrat e gjinisë
Gjinia s'ka detyrë për veshën e çikës nuse e për pajën e saj. I bani gja, ndera e saj. Detyrë nuk mund t'i bahen.
Gjinia ka detyrë që të prumet e të shtuemet me ja ba veshë e për të fala çikës nuse për ditën e martesës së saj.
Mos me ndigjue çika me u ba nuse për të gjallë, gjinia ka detyrë me e qeth e me e lanë virgjen për jetë. Mikut me i kthye të lamet e me i vue dorzantë për me e sigurue se çika nuk martohet gjeti.
Rizë e unazë gjinia i mban për shejë pengese e mos me u martue çika e xanme gjeti.
Do me e ruejt miqsinë gjinia, i jep nji çikë tjetër. Ndera e saj. Po e para e pengueme jet se jet.

NENI 80. Të drejtat e gjinisë me mbrojtë binë
Gjinia ka të drejtë e detyrë ndere me lyp arsye e me i dal zot bisë në derë të burrit për çdo të padrejtë e dhunë që i bahet.
Me e dhunue kush binë e martueme, bje në gjak me gjinin e saj. I shoqi lyp nderin e burrit, gjinia nderin e bisë. Mund u pajtue gjinia me gjakmarrjen e të shoqit, kush të keqe s'ja ban.
Me e vra shpija e burrit, gjinia gjakun lyp aty.

NENI 81. Kur bje në gjak gjinia
Me ndodh (rrallëherë) e me e vra bija ndokend ja me u ba bespreme me hjeksi, gjaku lypet në gjini. Me u vra bija për këtë punë, gjinia lahet me çaç. .
Me e vra vet gjinija binë, detyrë ma s'ka. Ja qitën pleqt edhe nji gjysë gjaku, do ta lajnë. . Ndryshe, lahet me nji gjak burri të gjinisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Sat 12 Jul 2014, 01:05

Kreu XVI

Pasojat e vdekjes

NENI 82. Deka e dhandrrit
Me dekë djali, Kanuja e liron çikën e xanme. Pat djalë tjetër, i jati i djalit ka të drejtë t'ja kërkojë për te. Ja dha i jati çikën për djal tjetër, ndera e tij. S'ja dha detyrë s'mund t'ja bajnë.
U lirue çika me dekë të djalit, ana e çikës kthen shejin dhe të prumet. Kapari i të folmes e qesja e dhanme natën e shejit nuk kthehen. .
Të prumet i jati i çikës i lanë kiste-kiste. I jati i djalit s'mund t'ja bajnë detyrë:
Me dekë dhandrri mbas martese, edhe nji natë mbasi ta ketë marrë nusen, teshat e nuses, pos atyne që ka veshë, i mbesin shpisë së dhandrrit. Gjinija lahet me çaç me mikun. Ka la shpija ma pak a ma shumë, ka pru nusja ma pak a ma shumë, çashtu jesin krye më krye.
Nusja kthehet në gjini me teshat që ka veshë.
Prindja e nuses ka detyrë ndere mos me dhanë binë nuse në katund të djalit të dekun.

NENI 83. Deka e nuses
Me dekë çika e xanme, sheji, kapari e qesja me to nuk kthehen. Shkojnë bashk me çikën. .
Të prumet nuk kthehen. I bahen çiks tesha nusije e futen në dhe bashkë me to. <Çato ishin fati i saj. Djali pastë fatin e vet!>
Me dekë nusja, gjina s'merr gja prej veshës së saj, veç zbukurimet e gjoksit e të qafës për kujtim të saj. Sado të kushtueshme qofshin, dhandrri e shpija e tij nuk kanë të drejtë me ja pengue gjinisë. Ma ja pengue, ajo punë jet me u zgjidh me pleq.
Me i pasë qit tesha prej vedi, që janë ba me dije ditën e martesës, gjinia i merr edhe ato.
Arka me teshat e tjera i mbesin dhandrrit.

NENI 84. Deka e grues
Me dekë grueja pa fmi, gjinia ka të drejtën e vet si për nusen.
Me dekë grueja e me lanë fmi, gjinia merr për kujtim ndoj palë vath.
Teshat me gjithë çka ka arka jesin për fmi.

NENI 85. Deka e nanës
Me dekë nana me çika të martueme, teshat e saja, të veshme e të paveshme, në arkë e jashta saj, u përkasin të bijave. Ato i ndajnë ndër vedi me mirvet mes tyne.
I biri, qoftë i martuem, qoftë i pamartuem, ka detyrë ndere me jau kthye. .
Me ndodh baba gjallë e don me u martue rishtas, bijat teshat n'ja lashin, ja lanë për nderë. Me u takue u takojnë të bijave. .

NENI 86. Deka e babës
Me dekë baba, djalit të madh i jesin bashkë me teshat, zbukurimet: me sahat e çastek, qelibar e kuti duhani, sumbllat e sermit e deri te armët e brezit.
Me ndodh djali i dytë me moshë afër të madhit, e ama ka të drejtë me i dhanë diçka të dytit, o jau dan simbas zotsisë që kanë.
Pushkën e gjatë e merr djali i madh. Mos me mrri pjekurin e burrnimit, e merr nji i shpisë ma në moshë.
Edhe me ndodhë djemt prush për tokë, i zoti i shpisë ka detyrë ndere mos me jau prek as mos me lanë kend tjetër të shpisë me vue dorë mbi gjanat e tet. .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Sat 12 Jul 2014, 01:06

Kreu XVII

Kujdestaria për jetimët

NENI 87. Kujdesi i të zot' shpisë
Me dek ndonji prej burrave, i zoti i shpisë me burrnimin ka detyrë ndere me u kujdes për fmijt jetim si të ishin me babë gjallë.
I zoti i shpisë së madhe djemt jetimë i thrret në odë të miqve qysh tre vjeç. . Mikut i tregohet se .

NENI 88. Kujdesi i vllajt të madh
Në shpitë e vogla me dekë baba a me e lanë kyveti e shëndeti, vllau i madh hyn në kamb' tet e kujdeset për vllaznit e motrat ma të vogla. Për sa mundet ka të drejtë e detyrë me u kujdes për to, me i mësue e me i çortue, me i dënue e me i urtue deri sa të bahen të zot t'e vedit.
Me mbet vllau i madh zot shpije, ka detyrë me u kujdes për martesën e tyne.
Mbetën motrat bija veja shkret, ka detyrë me i marrë e me i mbajt bashkë me gjindt e tjerë të shpisë.

NENI 89. Kujdesi i nanës vejë
Nana vejë ka detyrë ndere me ndej e me rrit fmit. Ajo ka detyrë ndere me u kujdes për to për çdo gja që kanë nevojë dhe me i mësue e me i çortue si të ishin me babë gjallë. Nana vejë, burrneshë e fisnike, i ruen kah hasmi e çdo e keqe, i marton e i rahaton. .

NENI 90. Kujdesi i të damit nji zjarmi
Mbet kush shkret a jetim, të damët nji zjarmi e kanë detyrë ndere para kushrijve, vllaznisë e katundit me jau hap derën e me i bashkue me gjindt e vet.
Ndera jau do mos me i da prej gjindve të vet në ndeje e sofër, në veshë e mbathë.
Në punë i çon me gjindt e shpisë e u kërkon për sa kanë shëndet e forcë.
Jetimve: si djalit, si çikës, për deri sa nuk dalin në veti, jau ka borxh martesën.
Me dalë në veti para martese, mos paçin shpi a prish e tynja, jau ka borxh nji strehë sa me fut kryet.

NENI 91. Tokë e gja e jetimve
E more të damin nji zjarmi, gjind e gja i bashkon, po tokë e kufij jo. Me i bashkue: i mbetuni shkret mjerohet; jetimi t'i do nesër; katundi s'ta ban të mirë.
Tokë e gja të jetimve ke detyrë me i kqyrë e me i punue si tokën tande. Ndera ta kërkon mos me e lanë tokën me dalë rrezmit.
Ditën që del jetimi në vedi, ja ke detyrë gjanë çaç sa e ka pasë e në çat moshë; tokën në çato kufij.

NENI 92. Detyrat e të damve nji zjarmi
Me ba me i mundue jetimët, me i da prej gjindve për kah haja, vesha e mbatha, kushrijt kanë të drejtë me i lyp arsye. Nuk e bindën, jetimët i merr nji kushri dhe të damëve nji zjarmi u le marren në derë.
Me ndodh e me shitë tokë të jetimëve ai që i ka marrë jetimët, ditën e daes prej tyne ka detyrë Kanuje me ja dhanë çaç tokë prej arëse së vet nën shpi.

NENI 93. Kujdesi i dajës për nip e mbesë jetim
Me mbet nip e mbesë jetim e mos me pasë ku me fut kryet ndër kushrij, i merr daja.
Daja ka detyrë ndere me i rritë si të ishin të gjindve të shpisë.
U ban nip e mbesë për martesë, o i marton, o i çon në tokë të vet. Gjanë ja kthen nipit si ja pat marrë. Mund e kapi, e ndihmon me ndreq nji strehë a shpi të re.
Tokët ja kthen i kushrini a nja i vllaznisë që i ka punue për vedi.
Daja ka detyrë ndere me qit pushkë për nip e mos me e lanë nipin gjakhups.

NENI 94. Kujdesi i nipit për dajën
Me mbet daja shkret a jetim, nipi ka detyrë ndere me e marrë në shpi të vet e me u kujdes për të si kujdeset daja për nip.
Me pasë daja tokë e gja, nipi shkon te daja e kujdeset për tokë e gja dhe ja mban shpinë në kambë. Mbas deks' dajës, ma vend aty nuk ka, veç me e lanë fisi i dajës.
.
Nipi ka detyrë ndere me qit pushkë për dajën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Sat 12 Jul 2014, 01:08

Kreu XVIII

Të ardhurit në shtëpi e katund

NENI 95. Vlla për nane
Vllazën e motra për nanë i përkasin të njajtës nanë, por janë dy a ma shumë babash, të nji fisi e fisesh tjera, em të cilët asht martue ajo, si ka mbet vejë apo asht da prej burrit të parë
Sejcili vlla për nanë tokëe truell i ka në fis të babës së vet. .
Martesë nuk mund të bahet në mes tyne brez mbas brezi.
Me ndodh grueja vejë me fmij e me u kthye grue në shpi për nji burr tjetër, fmijt e tjerë do të jenë vllazën e motra për nane të njaj shpije.
E ama ka të drejtë të kujdeset njilloj për të dy palët e fmijve. I shoqi ka detyrë mos me ba dallime në mes fmijve të grues së vet mbrenda shpisë.
Kur të vinë dita e daes, sejcili vlla del në pjesë të babës së vet. .

NENI 96. Babë dhe nanë të gjetun
Baba i gjetun asht njerku, burri i dytë i nanës. Mos me pasë ku me shkue fmit e grues, njerku ka detyrë me u kujdes për fmit e grues si për fmit e vet. Me vu dorë në to faj e pa faj, ka faqen e zezë në derë. I sakatoi a i mbyti, katundi e leçit, fisi i fmisë i lyp .
Nana e gjetun asht njerka, grueja e dytë e babës.
Njerka ka detyrë para burrit e nderë para shoqnisë rrotull me u kujdes për fmit e burrit si për fmit e vet. Po .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:14

Kreu XIX

Vllazërimi e kumbaria

NENI 97. Vlla e motra gishtash

Vlla gishtash janë ato që pinë gjak prej gishtash të njani-tjetrit. Me çat ditë bahen vllazën.
.
Besë e nder, dazëm e mort i ke bashkë, po vlla pjese nuk e ke.
Me e pre mbas veti, katundi të leçit e të ban gjamën për dekë (Berishë) e ti mbetesh bespremë përjetë.
Martesat e shpisë me shpi të motrave gishtash e në mes fëmive të tyne nuk mund të bahen.

NENI 98. Kumbaria
Kumbaria asht tri duersh: kumbari flokësh, kumbari kunore e kumbari djepash. Për kah Kanuja, kumbaria ma e fortë asht kumbaria e flokëve.
Ju morën flokët fmisë, fmitë u banë famull e famulleshë, burrat ndërveti u banë kumbarë, e gratë ndrikulla. Shpijat me shpi të lidhuna me kumbari nuk marrin as nuk japin nuse ndër veti.
Dazëm e mort i kanë bashkë.
"Kumbaria asht e shejt"

NENI 99. Detyrat e kumbarës
Kumbara ka detyrë ndere e burrnie para shpisë së lidhun me kumbari dhe para mbarë fisit e katundit, shoqnisë rrotull, me e kqyrë ndrikullën si binë e gjinisë së tij.
Me e marrë në dazëm e në gzim si binë në gjiní.
Famullit a famulleshës, që ja ka marrë flokët, me i thirr si nipin e mbesën te daja dhe sa herë të kenë nevojë të madhe, me u kujdes për to.
Me ndodh e me dal kumbara i pabesë e me lakmue ndrikullën, i jet faqja e zezë në derë. Shoqnija rrotull e leçit.

NENI 100. Detyrat e ndrikullës
Ndrikulla ka detyrë ndere me e prit e me e qit kumbarën si vllan e vet dhe mos me lakmue për burrë në sa motra vllanë. Bani faqen e zezë kumbara, ajo ka detyrë me e mbrojt nderin e vet, e kumbarës së pabesë me i kallzue rrugën e me i mbyll derën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:16

2. LIDHJET RITUALE TË FAMILJES

Kreu I

Të marrurit e flokëve e vëllazërimi

NENI 101. Të marrunit e flokëve
Fmisë flokët i merren me kumbar. Por jo pa mbush vjetin e pa fillue me u cac.
Me marr flokët, s'duhet grue, por burrë prej nji fisi a katundi tjetër. Bane kumbar nji katolik apo musliman puna jote. Kushte feje për kumbarën Kanuja s'ka.
Pa ju marrë flokët fmisë, gershana s'ja prek. Shkoi gjatë pa ju marr e ju rritën shumë, i digjen me flakë të pishës.
Me dek fmija, nuk futet në dhé pa ju marrë flokët. Mos mund ardht kumbara i largët, merr nji shoq katundi e këtë do ta kesh kumbarën ma për zemër, .

NENI 102. Mnyra e të marrunit të flokëve e të falat
Kumbaria bahet me hanë përpjetë nji ditë jave veç të hanes dhe të prendes. Kumbara pritet me kafe e duhan e darka i shtrohet me të gjitha të mirat.
Kur i merren fmisë flokët e ama e fmisë sjell gërshant mbi nji rubë të mndashtë e fminë për dore. Kumbara ja pret kaj çubë floksh në tre vende: te balli e në dy anët, te tamthat. Flokët e gërshanë bashkë me 50 grosh kumbara i ven mbi rubën e mndasht tuj urue: !
Ndrikulla tuj marrë rubën me ça ka sipër i përgjigjet: Kumbarës i fal kmish e tlina të bardha, brez mesit e çarapë. Grues së kumbarës, i çon rubë e çarapë.
Ne nesre kumbara e merr ndrikullën bashkë me famull a famulleshën në shpi të vet për 3 net si binë në gjini. Mbas tri ditsh e netsh e përcjell deri ngjitun katundit të saj.

NENI 103. Mnyra e vllaznimit
Me u ra gjaku e zemra dy burrave fisesh, bajrakësh, dhenash a feshë të ndryshme, kërkojnë me u vllaznue ndër veti. Për kët punë marrin pëlqimin e të zot t'shpive e të babave të tyne. Vllaznimin kush s'mundet me e ba, pa pëlqimin e dy shpive. .
Vllaznimi bahet me hanë përpjetë nji ditë të caktueme, veç të martes e të prendes. Atë natë te njana shpi bahet nji darkë e urohet vllaznimi i ri.
Vllaznimi bahet tuj jau pre i zoti i shpisë bulat e gishtave e tuj jau hedh pak gjak në dy filxhana me raki a në dy rriska sheqeri. Të vllaznuemit ja kojnë njani-tjetrit filxhanin a rriskën e sheqerit me gjak. Merren ngrykë e i shtrëngojnë duert njani-tjetrit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:18

Kreu II

Dasma

NENI 104. Dita e dame
Nuse e dazëm nuk ka pa la ana e djalit të prumet e të shtumet. U lánë krejt me të madhe e me të vogël, ana e djalit ka të drejtë me lyp ditën e dame, me lyp fenë. Fenë e ditën e dame i cakton ana e çikës. Me caktue ka të drejtë, po me kërkue jo. E kërkoi lshon të binë në marre, <Çika kërkon burrë>. E kërkon, kur don me e ba anën e djalit me hek dorë doemos. .
Dita e dame për fenë e çikës e dazmën e djalit caktohet 7 deri në 9 javë para. Me çat ditë i ke krushit në derë. Dita e dame asht si dita e dekës, me nji cak. .

NENI 105. E bamja gati dhe e thirrmja në dazëm
Me u ba gati për dazëm, fillohet me t'u da dita e fesë.
I zoti i shtëpisë ka detyrë me u sigurue me kohë: me bukë, miell gruni, mish, raki, djath, oriz, kafe, sheqer, me tlyn e mjalt.
Të thirrmit në dazëm janë: krusht e krushka, kujdestari i shpisë, thirrcit, magjatorja, akshia, kafexhia, puntorët e shërbimit, kujdestarët e sofrave dhe dazmort: me kushrij e kimbarë, bija e nipa, miq e shokë.
Krusht thirren 3 javë para ditës së dazmës. Të tjerët thirren dy javë para. Krusht i thrret i zoti i shpis. Të tjerët i thrrasin thirrcit. Thirrcit janë farefis i djalit. Detyra e tyne asht me thirr shpi më shpi e emën për emën, simbas porosisë së të zot t'shpisë.

NENI 106. E thirrmja në fé dhe detyrat e të thirrunve
Në fé thirren miq e shokë ma pak se në dazëm. Me thirr çohen thirrcit dy javë para. Të shkuemit në fé kanë detyrë me prit e me qit miqt simbas zakonit. Shkojnë 2-3 orë para krushve e largohen 2-3 orë mbas tyne. Bijat vinë ditën që xihet çika.
Veshatarja e nuses vjen nji ditë para krushve.
Puntorët e shërbimit me magjatore, akshi, kafexhi, kujdestar sofre etj., mbahen për cillë e pushojnë për qef të vet.

NENI 107. Rendi me shkue në dazëm
Magjatorja, akshija, kafexhija e puntorët e shërbimit vinë ditën që do të mbrrijnë krushit e largohen nji ditë mbas krushve. Ato e kanë në dorë mallin e shpisë. I zoti i shpisë ka detyrë me jau çue para. Masën e si me i përdor e dinë vetë. Detyrë kanë mos me lanë gjá mangu për me nder të zotin e shpisë me gjith pjestarët e vet.
Kujdestari i shpisë vjen i pari. Ky asht njeriu ma i afërt e ma i besuemi i shpisë. Ai ka detyrë ndere me mbajtë rregullin për të thirrmit: miq e shokë, kushrij e bija me nipa e mbesa. Ai asht syni e veshi, fjala e kujdesi i të zot t'shpisë mbrenda e jashta shpisë.
Mkamsit e sofrave ndihmojnë akshinë e kujdesen për rregullin në sofër: me raki, bukë, mish e çdo gjá tjetër.

NENI 108. Tupanxhia në dazëm
Tupanxhinë e thrret në dazëm i zoti i shpisë.
Ai vjen para krushve miq. Detyra e tí asht me i rá tupanit sa herë t'ja kërkojnë krushit e dazmorët simbas rregullit të shpisë. Mundin ja lan i zoti i shpisë, simbas marrëveshjes. I falen gjá dazmort, ndera e tyne. Ky s'ka të drejtë me kërkue gjá.

NENI 109. Rreshtimi i krushve
Rreshtimi i krushve bahet me Kanu të Lekës: nji shoq, nji mik. I zoti i shpisë, në fund me kalë për dore. Radhën e rendin e krushve e kërkon dhe e cakton i zoti i shpisë. Detyrë ka me ja dhanë gjithkuj vendin e vet. S'ja dha, i ka borxh. Ai ka të drejtë me ju largue dasmet.
Krushkapar asht nji shoq i vllaznisë së të zot të shpisë a i çasaj vllaznije fisi, me të cilën ka të thirrme bashkë për krushk. Krushku i dytë është daja i dhandrrit. Të tjerët: shoq e miq pa harrue kumbarë e dashamirë. Deveri, me kalë për dore. Deverin, i zoti i shpisë e cakton prej kushrijve të besuar, ja shkon vet. Numri i krushve s'duhet të jet me i madh se ja ka caktue ana e nuses; gjithmonë duhet të jetë tek, 7, 9, 11, 13 a 15 krush.

NENI 110. Nisja e krushve
Nisja e krushve bahet tue këndue dy palë kajkatarë . Krushkapari i uron e qet me pushkë. Gratë i përcjellin me kajkën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:18

Kreu II

Dasma

NENI 104. Dita e dame
Nuse e dazëm nuk ka pa la ana e djalit të prumet e të shtumet. U lánë krejt me të madhe e me të vogël, ana e djalit ka të drejtë me lyp ditën e dame, me lyp fenë. Fenë e ditën e dame i cakton ana e çikës. Me caktue ka të drejtë, po me kërkue jo. E kërkoi lshon të binë në marre, <Çika kërkon burrë>. E kërkon, kur don me e ba anën e djalit me hek dorë doemos. .
Dita e dame për fenë e çikës e dazmën e djalit caktohet 7 deri në 9 javë para. Me çat ditë i ke krushit në derë. Dita e dame asht si dita e dekës, me nji cak. .

NENI 105. E bamja gati dhe e thirrmja në dazëm
Me u ba gati për dazëm, fillohet me t'u da dita e fesë.
I zoti i shtëpisë ka detyrë me u sigurue me kohë: me bukë, miell gruni, mish, raki, djath, oriz, kafe, sheqer, me tlyn e mjalt.
Të thirrmit në dazëm janë: krusht e krushka, kujdestari i shpisë, thirrcit, magjatorja, akshia, kafexhia, puntorët e shërbimit, kujdestarët e sofrave dhe dazmort: me kushrij e kimbarë, bija e nipa, miq e shokë.
Krusht thirren 3 javë para ditës së dazmës. Të tjerët thirren dy javë para. Krusht i thrret i zoti i shpis. Të tjerët i thrrasin thirrcit. Thirrcit janë farefis i djalit. Detyra e tyne asht me thirr shpi më shpi e emën për emën, simbas porosisë së të zot t'shpisë.

NENI 106. E thirrmja në fé dhe detyrat e të thirrunve
Në fé thirren miq e shokë ma pak se në dazëm. Me thirr çohen thirrcit dy javë para. Të shkuemit në fé kanë detyrë me prit e me qit miqt simbas zakonit. Shkojnë 2-3 orë para krushve e largohen 2-3 orë mbas tyne. Bijat vinë ditën që xihet çika.
Veshatarja e nuses vjen nji ditë para krushve.
Puntorët e shërbimit me magjatore, akshi, kafexhi, kujdestar sofre etj., mbahen për cillë e pushojnë për qef të vet.

NENI 107. Rendi me shkue në dazëm
Magjatorja, akshija, kafexhija e puntorët e shërbimit vinë ditën që do të mbrrijnë krushit e largohen nji ditë mbas krushve. Ato e kanë në dorë mallin e shpisë. I zoti i shpisë ka detyrë me jau çue para. Masën e si me i përdor e dinë vetë. Detyrë kanë mos me lanë gjá mangu për me nder të zotin e shpisë me gjith pjestarët e vet.
Kujdestari i shpisë vjen i pari. Ky asht njeriu ma i afërt e ma i besuemi i shpisë. Ai ka detyrë ndere me mbajtë rregullin për të thirrmit: miq e shokë, kushrij e bija me nipa e mbesa. Ai asht syni e veshi, fjala e kujdesi i të zot t'shpisë mbrenda e jashta shpisë.
Mkamsit e sofrave ndihmojnë akshinë e kujdesen për rregullin në sofër: me raki, bukë, mish e çdo gjá tjetër.

NENI 108. Tupanxhia në dazëm
Tupanxhinë e thrret në dazëm i zoti i shpisë.
Ai vjen para krushve miq. Detyra e tí asht me i rá tupanit sa herë t'ja kërkojnë krushit e dazmorët simbas rregullit të shpisë. Mundin ja lan i zoti i shpisë, simbas marrëveshjes. I falen gjá dazmort, ndera e tyne. Ky s'ka të drejtë me kërkue gjá.

NENI 109. Rreshtimi i krushve
Rreshtimi i krushve bahet me Kanu të Lekës: nji shoq, nji mik. I zoti i shpisë, në fund me kalë për dore. Radhën e rendin e krushve e kërkon dhe e cakton i zoti i shpisë. Detyrë ka me ja dhanë gjithkuj vendin e vet. S'ja dha, i ka borxh. Ai ka të drejtë me ju largue dasmet.
Krushkapar asht nji shoq i vllaznisë së të zot të shpisë a i çasaj vllaznije fisi, me të cilën ka të thirrme bashkë për krushk. Krushku i dytë është daja i dhandrrit. Të tjerët: shoq e miq pa harrue kumbarë e dashamirë. Deveri, me kalë për dore. Deverin, i zoti i shpisë e cakton prej kushrijve të besuar, ja shkon vet. Numri i krushve s'duhet të jet me i madh se ja ka caktue ana e nuses; gjithmonë duhet të jetë tek, 7, 9, 11, 13 a 15 krush.

NENI 110. Nisja e krushve
Nisja e krushve bahet tue këndue dy palë kajkatarë . Krushkapari i uron e qet me pushkë. Gratë i përcjellin me kajkën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Selim Lata



Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Fri 18 Jul 2014, 21:19

NENI 114. Nusja në pjekje (Iballë me Brigje)
Nusen në pjekje krusht e presin nji mes vendi, ndërmjet katundit që nep e katundit që merr. Pjekja bahet simbas marrëveshjes: te nji mriz, krue, lendinë, qafë etj.
Koha e pjekjes asht mjesdita. Të dy palët duhet të jenë aty përnjiheri. Prej palës së çikës vinë rreth 11 përcjellës: burra e gra. Prej palës së djalit vinë çaç a pak ma tepër ku falen e përfalen. Secila palë ka bukën e vet për rrugë. Në pjekje ndrrojnë duhan e ka nji gotë raki. Krusht këndojnë përpjetë e qesin pushkë. Nusja rri larg tyne.
Mbas kajkës marrin rrugë e tuj u da miqsisht me urime ndër veti.Me ba mos me e qit nusen në pjekje, shpija e saj bje në gjak me krusht.

NENI 155. Nuse e përcjellës natën e dazmës
Me të dal krusht me nuse ball shpijash, këndojnë përpjetë e qesin pushkë. Gratë rreshtohen e këndojnëpër mirëseardhjen e nuses.
Nusen e ndalin në oborr. Të shpisë sjellin nji djalë 4-5 vjeçsh. Përcjellsit e kalojnë tri herë nën bark të kalit e sipër tij, rreth e rreth. Së fundi, ia ulin në prehër. Nusja i ve në qafë nji palë çarapë. Përcjellsit e ulin tuj i ra një shpullë, sa të qaj pak.
Përcjellsit nusen e marrin peshë prej kalit e deri te pragu i derës. Nana e dhandrrit hedh mbi kryet e nuses: grun, oriz, kokrra kafje e rriska sheqeri. Pragun e derës nusja e prek me gishta, lye me mjaltë.
Prej derës së shpisë, nusen e çojnë në kthinën e vet. Përcjellsit me nuse ulen e pushojnë. I zoti i shpisë me një mik e shoq të vetin u bajnë shoqni e ju shtrojnë nji darkë të shpejtë.
Sa të rrinë përcjellsit me nuse, krush e dazmorë as kndojnë, as kcejnë. . Përcjellsit përciellen deri në të dal katundit. Kur janë të largët fort, çohen te nji shoq a dahsamir i të zotit të dazmës. Shpija, ku kanë me fjet përcjellsit, duhet të jet larg sa mos me u ndi lodër as kajkë. Ne nesre largohen nëpër dritë, pa i pa kush.
Mbas darke dhandrri u thot krushve dhe del me të shpejt e shkon te nusja. Krushit kinse të pezmatuem se po jau pret nusen çohen e gjuejnë me stole, apanga drejt tí a ja përplasin mbi derë. Rreshtohen e të kapun krahë mbi krhaë këndojnë kajkën e dhandrrit tuj e rrit hovin e gzimit në dazëm. Me ba me u plague dhandrri prej krushve kah ban me ik kush me faj s'mund të bahet. .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)   Today at 05:39

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kanuni i Lekë Dukagjinit (Pukë)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Kanuni i Lek Dukagjinit...
» Zanat e Malit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Kanun-
Kërce tek: