FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Feja thrake

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN


Numri i postimeve : 380
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Feja thrake   Tue 08 Jul 2014, 20:45

FEJA THRAKE Afër 200 fise njihen nën emrin përgjithësues “thrak”, prej të cilëve më të rëndësishmit janë Odrysët që jetonin në Bullgarinë juglindore; Dentheletët në veri të Maqedonisë; Serdët në Serdikë, Sofja e sotme; Besët në perëndim të Serdikës; Mysët mes malit Ballkan dhe lumit Danub; dhe dako-Getët territorin e sotëm të Rumanisë. Fiset tjera thrake si Thynët, Bithynët, Frygët e Armenët, ishin vendosur në Azi të Vogël.

Kulturalisht thrakët jugorë ishin të lidhur me pellazgët, disa popuj të Azisë së Vogël, Dako-Getët dhe ilirët. Para pushtimit romak ndikimi grek në Daki ka qenë inekzistent.

Feja thrake u zhvillua në dy linja divergjente, njëra tek Dako-Getët në veri falë reformave të Zalmoksit, dhe tjetra te thrakët në jug të malit Ballkan. Por ka burime që dëshmojnë ndërfutjen e besimeve veriore të Zalmoksit tek thrakët e jugut.

Sipas Herodotit thrakët adhuronin tri perëndi, që i përgjigjeshin perëndive greke Aresit, Dionysit dhe Artemidës, ndërsa mbretërit e tyre adhuronin një të katërt që i përgjigjej Hermesit. Jordani dëshmon rëndësinë e madhe të Aresit-Marsit tek Getët-Dakët. Perëndia Sabazios identifikohej me perëndinë e verës Dionysin, ndërsa Bendis dhe Kotyto identifikoheshin me Artemidën. Polyaenos konfirmon se priftërinjtë e Herës ishin mbretër të fiseve të Kebrenëve dhe Sykaiboajve.

Dy praktika religjioze ishin të përhapura tek të gjithë thrakët si në jug dhe në veri: tatuazhet, si dhe djegia e kufomave.
Herodoti tregon se trupi ekspozohej tri ditë, pas të cilave flijoheshin kafshë, festohej, vajtonin pastaj digjej kufoma.

Straboni raporton se Mysët praktikonin vegjetarianizmin, ushqeheshin vetëm me mjaltë, qumësht e djathë. Këta quheshin Theosebeis (adhurues të zotave). Të ashtuquajturit ktistai jetonin të përkorë ndryshe quheshin abioi. Ndërsa një kategori tjetër quheshin kapnobatai (ec nëpër tym) që i referohet praktikës që thrakët në vend se të pinin verë hudhnin një lloj farash në zjarr dhe e thithnin tymin e tyre. Kjo bimë quhej kanabis nga Heziku i Aleksandrisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Feja thrake
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Feja e shqiptarëve ndër shekuj
» Feja e shqiptarit eshte shqipetaria?
» Feja Islame rrjedh nga fete politeiste
» Pyetje dhe Përgjigje rreth Budizmit
» Ëndrrat (sipas pikëpamjeve islamike)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: