FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Fjala paganism në shqip?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 389
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Fjala paganism në shqip?   Tue 08 Jul 2014, 12:52

A iu duket i saktë ky shqipërim:

1. Pagan = Besëlasht
2. Paganizmi = Besëlashta,
3. Pagane = Besëlashtë

Shembuj:

Ai njeri është besëlasht.

Feja ime është Besëlashta.

Këto janë zakone besëlashta.


Si fjalë e përveçme, "Besëlasht" është emri i komunitetit tonë, dhe na përfaqëson vetëm neve. Si emër i përgjithshëm ndërkaq, mund të përdoret si tregonjës i përgjithshëm për çfarëdo organizimi pagan.


Edituar për herë të fundit nga Tomor në Fri 10 Mar 2017, 18:09, edituar 3 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 389
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Fjala paganism në shqip?   Fri 10 Mar 2017, 18:20

Fjala klerik mund të përkthehet si Besëtar, ose Bestar. Fjala 'besë' është varianti iliro-shqiptar i fjalës fe, atëherë në vend të fjalës 'fetar' kemi fjalën 'bestar', që nënkuton klerikun.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 389
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Re: Fjala paganism në shqip?   Thu 08 Jun 2017, 18:14

Flijim = Blatim

Blatim vjen nga fjala Blatë (bukë që flijohej, mblata etj.), është fjalë me brumë indoevropian, dhe ka lidhje me angl. 'blood'.

Në zanafillë do të ketë pasur kuptimin e flijimit, por më vonë meqë nga greqishtja bizantine u huazua fjala flijim, atëherë fjala blatim u përdor vetëm për 'flijimin' e pijeve. Në shqip e ka ruajtur kuptimin fillestar kurse në anglisht ka marrë kuptimin e gjakut.

Ne po vendosim që t'i rikthehemi fjalës së lashtë ilire Blatim.

Kështu do të përdoret kjo fjalë:
1. Për Kryemot blatojmë qengja
2. Në themelet e shtëpisë së re blatohet një këndez
3. Besëlashtët blatojnë kafshë dhe pije për kremtet e veta.


Fjala 'blatim' pra përdoret për të gjitha format:
- blatim kafshësh
- blatim pijesh
- blatim frutash
- blatim bukësh, pitesh e gjellësh
- blatim gjësendesh (parmendë, penj, gjëra të drunjta)

Sa më shumë që e përdorim gjuhën ilire, aq më shumë kjo gjuhë ndikon tek ne duke na dhënë fuqi shpirtërore.

_________________
Mos i shko në qafë shoqit, nepi shkaf i përket, e jeto nierxisht. Mi kto âsht ngrehë ajo nertesë e madhnueshme qi i thonë shoqni, njeky âsht Kanuni i shoqnis! - Shtjefën Gjeçovi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Fjala paganism në shqip?   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Fjala paganism në shqip?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "The Secret" - Me Titra Shqip
» Zbulohet nje shkrim i lashte shqip, 2800 vjet me pare
» Klubi Bohemian
» Ç’kuptim ka fjala “Intuitë”?
» Të përbetuarit, Mallkimet, Urimet në shqip

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Krye :: Shoqëria jonë-
Kërce tek: