FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Feja ilire

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 387
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Feja ilire   Sat 05 Jul 2014, 20:31

Aleksandër Stipqeviç, "Ilirët"

Kemi mbërri me i njohtë emnat e nja tridhetë hyjnive ilire, disa prej të cilave madje mu në bazë të mbishkrimeve, kanë mujtë me u identifikue me hyjnitë romake.

Me sa duket, te Ilirët nuk ishte vetëm një panteon unik, por çdo perëndi adhurohej prej nji fisi të posaçëm ose prej nji treve të caktueme.Në Istër për shembull, e okupueme pothue krejtësisht prej Istërve, gjejmë altarë, dedikue Eiaut, Melesocusit, Boriaut, emnat e të cilëve nuk gjinden në viset tjera ilire.
E njajta gja mund të thuhet për hyjnitë liburne ( Anzotika, Lutosika, Latra, Sentona, Ika, Iria), japode (Bindus) etj.

Së pari po përmendim zotin Bindus, identifikue në mbishkrime me Neptunin romak.Altarët e shumtë kushtue këtij hyu ilir ( me dedikim BINDO NEPTUNO SACRUM), janë gjetë në territorin e japodëve të vjetër afër burimit të prroskës Privilica, në afërsi të Bihaqit në Bosnjë.Padyshim, në këtë lokalitet të vetmuem gjindej nji faltore, ose me fjalë tjera, nji vend i shejtë kushtue Bindusit. Kjo hyjni mbronte ujnat, sidomos burimet, dhe si e tillë qe identifikue me zotin Neptun.Aty ku janë zbulue altarët janë gjetë sasi të mëdha brina dhish, flijue Bindusit.

Nji hyjni tjetër pajtore e burimeve, ishte Vidasusi, gjithëmonë i shoqnuem në monumente nga shoqja e tij Thana.Katër altarë kushtue këtij qifti janë gjetë në Topusko, në Kroaci, afër nji burim uji mineral. Në të njajtin lokalitet janë gjetë mbaturinat e nji faltorje kushtue Silvanos si dhe shumë altarë tjerë me emnin e kësaj hyjnie romake.Në bazë të këtij fakti, studiuesit kanë konkludue me të drejtë se Vidasusi në besimin ilir ishte i ngjashëm me atributet e tija me hyjninë pajtore të burimeve pyjevet, fushavet, me Silvanon dhe si rrjedhim në emnin Thana asht mshefë hyjnija ilire e gjuetisë, të cilën shkencëtarët e kanë identifikue me hyjninë romake Diana.Vidasusi e Thana (por ndoshta në vise tjera këto hyjni kishin emna tjerë), kishin nji randësi të dorës së parë në panteon në pjesën ma të madhe të popullatës ilire, sidomos ndër ato që mirreshin me blegtori, për shembull Dalmatët.

Në monumentet ilire të epokës romake, këto hyjni gjinden jo vetëm të vetmueme, por në shoqni me nymfe dhe hyjni tjera, në të cilat duhet padyshim të shohim hyjni tjera autoktone, emnat e të cilave nuk i njohim deri tash.Tue folë mbi ikonografinë e këtyne dy hyjnive, asht shumë interesant veqorija që në dy monumente të gjetuna në Bosnjë, Diana nuk ka, sikur në ikonografinë greko-romake, harkun dhe kokurrën, por në nji dorë mban palmën, kurse në tjetrën hardhinë.Kjo dëshmon se Thana nuk ishte e njëjtë në të gjitha karakteristikat me Dianën e panteonit greko-romak.Në të njatin përfundim vijmë tue shqyrtue ikonografinë e Vidasusit,që nuk ishte krejtësisht i njajtë me Silvanon, por qe identifikue me këtë vetëm pse për disa atribute të veta ishte ma i ngjashmi me të.Mund të supozohet e për këtë ekzistojnë disa indikacione se bash Vidasusi ka qenë zoti suprem i Ilirëve.

Vidasusit u qenë kushtue disa vende të shejta ndër të cilat asht shpella te Moçiqi, në afërsi të Dubrovnikut të vjetër, shëndrrue mandej në nji shejtore të perëndisë Mitra.Nimfa Ika përmendet në nji altar të gjetun në afërsi të Fianones (Plominit, Flanona antike) në Istër, në trollin e Liburnëve.Ky altar asht zbulue mu afër burimit, i cili edhe sot mban emnin Ika !

Ndër perënditë që meriton nji kujdes të posaqëm asht Medauri, për të cilin kemi shënime prej Lambësisë së largët në Numidinë e Afrikës Veriore.Në nji faltore të këtij castrumi romak, nji ilir bujar i ka dedikue tempullit të Mark Aurelit dy mbishkrime për zotin Medaur.Në njanin prej tyne, i shkruem në vargje, Medauri asht kualifikue si pajtor i qytetit ilir Risnium (Risan në Bokën e Kotorrit, Rhizoni antik), kala e njohtun ku asht strehue Teuta mbas disfatës që pësoi prej romakëve.Prej mbishkrimit shohim se Medauri ishte i paraqitun me shtizë në dorë dhe në kalë.Disa shkencëtarë e identifikojnë me zotin ilir të mjekësisë, për arsye se besohej se faltorja ku janë gjetë dy mbshkrimet i ishte dedikue vetëm Eskulapit.Sipas përshkrimit që njani mbishkrim jep për figurën e Medaurit, do të duhej të ishte nji zot lufte, mbrojtës i Risniumit, qyteti i lindjes së dedikuesit.

Po përmendim në fund disa hyjni ilire emnat e të cilëve gjinden në monumentet e epokës romake: Armatus (zoti i luftës, emni origjinal nuk i dihet), Tadenus i identifikuem me Apollonin, Anzotika dhe Iria të identifikueme me Venerën, Partinus zoti suprem i Parthinëve, i identifikuem me Jupiterin.

Mbasi religjioni ilir i periudhës pararomake asht nji sektor ma pak i njohtun dhe pak i hulumtuem deri tash, simbolet e shumta diellore (kryqi gremç dhe rrathët koncentrikë), varëset e ndryshme në forma kuajsh të vegjël shpezësh të ujit si dhe antropomorfe, dokumentojnë nji mendim religjioz mjaft primitiv.Mbeturinat e këtij religjioni primitiv gjinden me shumicë edhe në epokën historike. P.sh. Maksimi i Tiritvërteton se Peonët e adhurojshin diellin, të paraqitun në formë rrethi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Feja ilire
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Perendite Ilire
» Jeta e perditshme dhe doket ilire
» Piramidat ilire ne Bosnje!!
» Feja e shqiptarëve ndër shekuj
» Mitologjia Ilire

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Besa e Lashtë-
Kërce tek: