FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Shqiptarët në Siri - lufta e fundit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
avatar

Numri i postimeve : 453
Join date : 17/03/2013

MesazhTitulli: Shqiptarët në Siri - lufta e fundit   Sat 05 Jul 2014, 16:22

Shqiptarët në Siri: Asad po na vret, na shkatërroi shtëpitë

Mes të vdekurve apo të tjerëve që janë detyruar të braktisin shtëpitë në Siri ka edhe shumë familje shqiptare (të njohur si Arnautë). Në fakt, ata kanë shumë, shumë vite që jetojnë atje, kryesisht që nga koha e Shtetit Osman. Ata tashmë janë integruar dhe kanë pasaportë siriane, e megjithatë nuk e kanë harruar origjinën e tyre, bile ka prej tyre që dinë të flasin dhe shqip. Ermal Bega, Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania), në Tiranë, i cili ka njohuri dhe ka kontakte personale me shumë shqiptarë të Sirisë na tregon se viktima e parë me origjinë shqiptare që humbi jetën qysh se shpërtheu rebelimi popullor ishte Ubejde Arnaut, më 4 qershor 2011.


pamje nga lagjja Arnaut e bombarduar nga forcat e regjimit Asad)


SHQIPTARET NE SIRI

Nga të parët e tyre kanë mësuar se janë vendosur në Siri që në kohën e Shtetit Osman, apo nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX, e megjithatë ata nuk e kanë harruar se kanë origjinë shqiptare. Disa prej tyre dinë të tregojnë se e kanë origjinën nga Shkodra, Peja, Podujeva, Vushtria etj. Shumica mbajnë mbiemrin “Arnaut” (shqiptar) dhe të gjithë i dinë lagjet ku banojnë shqiptarët. Mes tyre ka dhe njerëz të njohur të letrave në Siri, në botën arabe, por edhe në trojet shqiptare, si Dr. Muhamed Mufaku-Arnauti nga Damasku, i cili ka shkruar dhe përkthyer mbi 40 libra të ndryshëm, në arabisht dhe shqip, të botuara në vende të ndryshme si në Damask, Beirut, Prishtinë, Tiranë etj. Ai është po ashtu nipi i një nga dijetarët më të mëdhenj muslimanë me origjinë shqiptare, Abdulkadër Arnauti, i cili ka jetuar në Damask.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thotë se bëhet fjalë për 5 mijë shqiptarë, ndërkohë që nga Kosova dhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Studime Orientale (ACFOS-Albania), Ermal Bega thotë se atje jetojnë mbi 10 mijë arnautë (shqiptarë), në qytete të ndryshme të Sirisë. Madje ai shton se ngritja e një ambasade atje do ta forconte më tej këtë komunitet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://zojsi.albanianforum.net
 
Shqiptarët në Siri - lufta e fundit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Në Siri veprojnë forca speciale britanike
» Fjalët e fundit, para vdekjes
» Kryqezatat
» 10 Shenjat e Ditës së Fundit - A ka ndodhur ndonjëra?
» Jashtetokesoret dhe lufta e Kosoves?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Tokat tona dhe kolonitë :: Syria-
Kërce tek: