FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

Forumi i Bashkësisë Besëlashtë / Forumi i parë pagan shqiptar në internet / Mirë se vini / Regjistrohuni dhe mësoni më shumë rreth nesh
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Leka i Madh

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Tomor
ADMIN
Tomor


Numri i postimeve : 1143
Join date : 17/03/2013

Leka i Madh Empty
MesazhTitulli: Leka i Madh   Leka i Madh EmptySat 05 Jul 2014, 15:28

Lekë Emathi, Dybrirëshi, Drangoi i Madh i farës pellazge, stërnip i Herkulit, stërgjysh i Skendërbeut, Mbret i Maqedonisë, Ndërtuesi i Aleksandrive të panumërta, Pushtuesi i Persisë, Tmerri i Satrapëve, Nderi i Shqiptarisë. Lavdi!

Tre vëllezër bijt të Temenit, stërnipër të Herkulit, ikën nga toka e Ilirisë e kishin shkuar në Lebaia dhe ishin marrë në shërbim si barinj prej mbretit të vëndit. Këta quheshin Aeropi, Gavani dhe më i vogli Perdika. Kur mbretresha mbrunte bukët, kishte vënë ré se kurdoherë buka e Perdikës bymehej dy herë më shumë nga bukët e tjera. I a kallxon këtë gjë Mbretit dhe ky, i trëmbur prej këtij farë paralajmërimi, i dëbon të tre vllezrit. Ata kërkojnë rrogën q'u qe caktuar, por mbreti nuk u a jep. Veç, u tregon këtyreve diellin që n'atë çast po hynte në shtëpi nga një bir' e pullazit, dhe u thotë: “kjo ësht rroga që ju meritoni.” Dhe ja ku Perdika përgjigjet në këmbë e në dorë: “edhe ne e pranojmë” dhe, me një thikë që kishte me vehte, shkroi mbi tokë rrethin e diellit. Pastaj hyri tri herë mbrënda këtij dielli të vizatuar për dhé e u largua bashkë me të vllezrit. Vepra me karakter magjik dha përfundimin e pritur, pse Perdika, kur pushtoi të gjithë Maqedhoninë, u bë edhe zot i Lebajës.

Nga Perdika, rrjedhin mbretërit emathianë apo siç i quan dikush tjetër maqedonë. Perdika sundoi 22 vite.

E trashëgoi i biri Argeu I, i cili sundoi 38 vite.

Kur vdiq ky, u bë mbret i biri Bilipi I, i cili sundoi poashtu 38 vite. U vra në një belâ me ilirë të tjerë që vinin nga perëndimi.

E trashëgoi i biri Ajropi I, i cili sundoi 26 vite.

Pas tij sundoi i biri Alketa I, për plot 29 vite.

Pas tij sundoi i biri Amynta I, që u detyrua t'i paguajë haraç Darit të Persisë. Ky sundoi përplot 49 vite.

E trashëgoi i biri Leka I, që sundoi për 44 vite.

E mori pushtetin Alketa II, si djali më i madh i Lekës, por vdiq pas gjashtë vitesh.

E trashëgoi i vëllai, Perdika II, që sundoi për 41 vite. U lidh me spartanët kundër athinasve.

E trashëgoi i biri, Arkelau I, që sundoi 14 vite. Ky i mposhti luftëtarët e Athenës, dhe i shkatërroi gjithë anijet e tyre. Shtypi shumë monedha, ndërtoi rrugë e kështjella dhe ndërtoi pallatin e ri në Pela. U vra në gjueti.

E trashëgoi Krateri që sundoi vetëm katër ditë.

Pas tij erdhi në pushtet Oresti i biri i Arkelaut I, dhe sundoi për dy vite.

Pas tij erdhi Arkelau II vëllai i Orestit, që sundoi për katër vite.

Pastaj erdhi në fron Amynta II, që u martua me të bijën e mbretit ilir Syrrës, e quajtur Euridike, e kjo ishte edhe i bija e së bijës së Arrabeut mbretit lynkest. Por Bardhyli në Iliri rrëzoi Syrrën nga pushteti dhe filloi luftën kundër Emathisë. Ata dëbuan Amyntën nga vendi dhe vendosën në fron Argeun lynkest. Pas dy vitesh Amynta u kthye nga Thesalia dhe me lejen e ilirëve u vendos në fron sërish.

Pastaj pati turbullira në vend.

Pas 31 vitesh hipi në pushtet Bilipi II. Kjo ndodhi në vjetin 359 të kohës së moçme. Pelopida e mori peng në Thebë, ku mësoi shumëçka prej diturive ushtarake të tyre. U shpëtoi rojeve dhe iku në Emathi. Pas vdekjes së tij e mori pushtetin i biri, Leka i Madh.

Zojsi i dha Lekës së Madh fuqi në tokë, dhe i dha mundësi për të arritur çdo gjë, dhe kështu ai u nis për rrugë.
Kur arriti në perëndim, gjeti një burim të asfaltit afër Pojanit, dhe pa se andej pari jetonin arbërorët e lashtë.
Zojsi i tha: Këta janë populli ynë, këtyre vetëm mund t'u bësh mirë.
Leka i Madh i futi në ushtrinë e tij. Këta arbërorë dërguan një qen molos tek Leka i Madh, e që i mposhtëte luajt, elefantët dhe demat në stadium.
Pastaj u drejtua kah jugu. Kur arriti atje pa fise arbërore që po luftonin mes vete.
Zojsi i tha: O Lekë, mund t'i ndëshkosh ata, ose mund t'u bësh mirë.
Leka i Madh tha: Sa i përket atij që bën të këqija, Ne do ta ndëshkojmë e pas vdekjes do të bjerë në Hades, ku do të ndëshkohet me një dënim edhe më të rëndë.
Sa për atë që beson Zojsin e perënditë tjera pellazge, dhe bën vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë dhe atij do t’i premtojmë lehtësira në jetë.
Pastaj ndoqi një rrugë tjetër.
Kur arriti në vendin e lindjes së Diellit, Leka i Madh e pa se po lindte mbi një popull, të cilit perënditë nuk i kishin dhënë asgjë për t’u mbrojtur nga dielli, as rrobe as kasolle. Aty pasi u grind me një shok të vetin filloi të thërrasë në gjuhën e shenjtë shqipe "Roje kapeni", por më pas iu vërsul dhe e mbyti. Ushtarët arbërorë që i udhëheqte ky shok i Lekës, u hidhëruan për shokun e vet dhe u strehuan te ky popull ku jetojnë edhe sot.
Pastaj mori një rrugë tjetër.
Derisa, kur arriti në mes dy maleve Hyperborë, gjeti rrëzë tyre një popull, i cili pothuaj nuk kuptonte asnjë të folme përveç të veten.
Ata thanë: “O Lekë, vërtet, Gogët dhe Magogët, janë ngatërrestarë në këtë vend. A të të japim një pagesë që të ndërtosh një mur të madh midis nesh dhe atyre?”
Ai tha: “Fuqia që më ka dhënë Zojsi dhe drita e Diellit, është më e mirë se paga juaj, por më ndihmoni mua me punë falas! Do të ndërtoj një mur midis jush e atyre.
Më sillni shula hekuri!” Dhe, kur ai i rrafshoi dy anët e thepisura të maleve, tha: “Fryjini zjarrit, derisa hekuri të skuqet si zjarri.” Pastaj tha: “Më sillni bakër të shkrirë që ta hedh në të.”
Kështu, Gogët dhe Magogët nuk mundën që ta kapërcenin murin dhe as nuk mundën që të hapnin vrimë në të.
Ai tha: “Kjo është ndihmë nga Zojsi i Tomorrit! Kur të vijë premtimi i Zojsit, Ai do ta zbulojë atë mur."
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://zojsi.albanianforum.net
 
Leka i Madh
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Leka i Madh në kujtesën historike të shqiptarëve
» Leka Emathi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Mite-
Kërce tek: