FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR

I PARI FORUM PAGAN SHQIPTAR NË INTERNET!!! MIRË SE VINI, REGJISTROHUNI DHE SHKËMBENI IDETË TUAJA ME BESËLASHTËT E TJERË!
 
ForumForum  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Disa pika kyce te mendimit nicean

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Selim Lata

avatar

Male Numri i postimeve : 97
Join date : 03/07/2014
Age : 43
Location : Vindenis

MesazhTitulli: Disa pika kyce te mendimit nicean   Sat 05 Jul 2014, 13:02

Disa pika kyce te mendimit nicean

Keshtu foli Zarathustra

Une dua ate qe e ka shpirtin
kaq te tejmbushur,sa te harroje vetveten
e gjithe gjerat qe jane tek ai:
gjithe gjerat behen keshtu, perendimi i tij !


1-Antikrishti

Pika 2

Cfare eshte e mire? - Gjithcka qe tek njeriu rrit ndjesine e fuqise,vullneti i Fuqise,fuqia vete.

Cfare eshte e keqe ? - Gjithcka qe rrjedh prej dobesise.

Cfare eshte lumturia ? - Ndjesia e faktit qe fuqia rritet,qe nje rezistence mposhtet.

Jo ngopje ,por me shume fuqi,jo paqe ne absolut,por lufte;jo virtyt (kristian) por valentia (trimeri apo me sakte burreri).
Parimi i pare i dashurise tone per njerezit : te dobetit e te keqformuarit duhet te zhduken. E u duhet dhene atyre nje dore per kete.
Cfare eshte me e demshme se cfaredo ves? - Meshira aktive ,per te dobetit dhe te keqformuarit - Krishterimi.



2-Cfare eshte aristokratike?(pjese nga libri 'Pertej se mires e se keqes' )

Le ta themi pa frike, si ka filluar deri me sot mbi toke cdo civilizim superior...Njerez me natyre akoma natyrore,barbare ne cdo kuptim te tmerrshem te fjales,gjahtare,ende ne zoterim te forces se paprekur te vullnetit dhe lakmise per pushtet,u hodhen mbi raca me te dobeta,me te civilizuara,me paqesore,qe i dedikoheshin tregtise e rritjes se bagetive ,ose mbi civilizme antike te pafuqishme,ne te cilat ,pikerisht fuqia e fundit jetesore,shkelqente ne fishekzjarre xixelluese shpirterore e korrupsioni...Shtresa aristokratike ne fillim ishte gjithmone shtresa barbarike;mbizoterimi i saj nuk qendronte me shume ne forcen fizike sesa ne ate psikike.- ata ishin njerezit me te paprekur....

Njeriu aristokratik ndjen vetveten si ai qe percakton vlerat,nuk i eshte e nevojshme te mbledhe konsensus,ai percakton : - cfare eshte e demshme per mua eshte e demshme ne vetvete - ,ai vetenjihet si personi qe u jep ne pergjithesi vlerat gjerave,ai eshte krijuesi i vlerave...
Ai nderon gjithcka qe njeh tek vetja:nje moral i tille eshte vetlavderim...


3 - Pjese nga 'Keshtu foli Zarathustra'

Perse kaq i ashper!- i tha njehere qymyri diamantit- A nuk jemi kusherinj te afert ?
-Perse kaq te bute? Kete vellezerit e mi ju pyes.A nuk jeni ndoshta ju - vellezerit e mi ?
Perse kaq te bute,te terhequr e te dorezuar? Pse kaq mohim,kaq shume mohim ne zemren tuaj? E kaq pak 'e ardhme' ne veshtrimin tuaj ?
Nese nuk doni te jeni 'e ardhmja',nese nuk doni te jeni te pashtershem,si mund - te fitoni me mua?

Nese ashpersia juaj nuk do te shkreptije e ndaje e prese ne copa :si do mundeni ju - te krijoni me mua ?
Kush krijon eshte i ashper.E lumim (lumturim) duhet t'ju duket vendosja e dores tuaj neper mijevjecare sikur po e vendosni ne dyll-
-lumim te shkruani mbi vullnetin e mijevjecareve ,sikur mbi bronx-me te ashper se bronxi,me fisnike se bronxi.
Por ashpersia absolute eshte vetem e me fisnikut.
Kete tabele te re vellezer,vendos mbi ju: behuni te ashper !

4 - Pjese nga 'Fjalosje me mbreterit'

Zakonet e mira ?-iu pergjigj me hidherim e padeshire mbreti tjeter.-Nga kush po ja mbathim? Jo nga zakonet e mira ! Nga e jona 'shoqeri e mire'!
Me mire te jetosh,ne te vertete,mes eremiteve dhe barinjve,sesa ne mes te plebes tone false,paere e te pispillosur,edhe pse quhet 'shoqeri e mire',-edhe pse quhet 'fisnike'.Ne te gjithcka eshte falso,e kalbur;ne radhe te pare gjaku,fale semundjeve te keqija antike dhe mjekeve akoma me te keqij sesa semundjet.

Njeriu me i mire e me i shtrenjte per mua eshte fshatari i shendetshem,i pagdhendur,i shkathet,kokeforte e kembengules:kjo eshte sot shtresa me fisnike.
Fshatari eshte sot me i miri;e shtresa e fshatarve duhet te dominoje! Perkundrazi kemi mbreterine e plebejve-nga asgje nuk genjehem.Por plebe do te thote,perzierje.

Perzierje plebeje:ne te gjithcka eshte e gjitha e me gjithcka e perzier,shenjtor e vrases,fisnik e cifut e cdo kafshe qe doli nga arka e Noes.
Zakonet e mira!Gjithcka nga ne eshte false dhe e kalbur.Askush nuk eshte me i zoti te adhuroje:e pikerisht nga kjo perpiqemi te fshihemi.Nuk ka pervec qen hapesirezenes e te cembelt,qe mbajne gjethe palmash.
E ja shija e keqe me mbyt,qe edhe ne mbreterit u beme fals,u nderveshem me te vjetren buje te zverdhur te prinderve tane,jemi monedha per me budallenjte e me te shkathetit e per gjithe ata qe tregtojne per pushtetin.
Ne nuk jemi te paret - e duhet te shfaqemi si te tille :por ne fund ky mashtrim na ngopi e na e shpifi.

Ja mbathim nga plebejte,nga gjithe keta ulerites e miza qe shkruajne letra,me ere te keqe trafikantesh,qe pengojne kembet nga ambicia,me ere te keqe goje-cfare turpi te jetosh mes plebejve !!!-cfare turpi te shfaqesh se je i pari mes plebejve!Ah!Shpifesire.shpifesire,shpifesire! Kujt i behet vone tashme per ne mbreterit!


5 - Antikrishti

Pika 3

Jo cfare gjeje duhet te zere vendin e njerezimit ne trashegimine e krijesave,eshte problemi qe ketu ngre,por cfare lloji njeriu duhet rritur,duhet deshiruar,qe te kete vlere me te madhe,me i denje per te jetuar,me i sigurte per nje te ardhme.
Ky lloj ,me vlere me te madhe ka ekzistuar mjaft shpesh,por si rast fatlum,si perjashtim,kurre si i deshiruar.Perkundrazi ai ka qene deri edhe posacerisht frikendjelles;ka qene deri tani frikendjellesi i persosur - e nga frika ishte lloji i kundert qe u deshirua,u rrit,u arrit; kafsha shtepiake,kafsha e grigjes(tufe bagetie),njeriu kafshe e semure - kristiani.

Pika 4

Njerezimi nuk perfaqeson nje zhvillim drejt me te mirit , me te fortit apo me siperorit(superiorit),ashtu si sot besohet. 'Progresi' nuk eshte gje tjeter vecse nje ide moderne,domethene nje ide e gabuar. Europiani i sotem ,ngelet,ne vleren e tij,thellesisht poshte europianit te Rilindjes;zhvillim i metejshem nuk eshte absolutisht,per kushedi cfare nevoje,ngritje,rritje,forcim.

Ne nje kuptim tjeter ndodhet ne cepat me te humbur te botes e duke u nisur nga civilizimet me te ndryshme,nje sukses i vazhdueshem i rasteve te izoluara,permes te cileve shfaqet faktikisht,nje lloj superior;dicka qe ne lidhje me njerezimin ne pergjithesi eshte nje i ngjashem me mbinjeriun.Raste te tilla fatlume te arritjes se madhe kane qene gjithmone te mundur e ndoshta gjithmone do te jene. E deri beza te tere,fise,popuj mund,ne rrethana te caktuara,te perfaqesojne nje rast te tille fitimtar.


6-Antikrishti

Pika 16

Nje popull qe ka ende besim ne vetvete,ka gjithsesi akoma Zotin e vet. Tek Ai adhuron kushtet fale te cilave afirmohet,virtytet e veta ; projekton vetekenaqesine e ndjesine e Fuqise se vet ne nje qenie,te cilen mund ta falenderoje per gjithe kete. Kush eshte i pasur do te jape; nje popull krenar ndien nevojen e nje Zoti,per te bere flijime....Feja,brenda parashtrimeve te tilla,eshte nje forme mirenjohjeje. I jemi mirenjohes per vetveten; prandaj eshte nevoja per nje Zot. - Nje Zot i tille duhet te munde te kujdeset e te demtoje,duhet te munde te jete mik e armik, - admirohet si ne te mire ashtu edhe ne te keq .

Tredhja antinatyre e nje Zoti, ne nje Zot vetem te se mires eshte jashte cdo ideali. Zoti i keq eshte i nevojshem po aq sa i miri - sigurisht qe nuk ja detyrojme qenien tone,tolerances,filantropise...

C'rendesi do kishte nje Zot qe nuk njeh nxehjen,hakmarrjen,perqeshjen,dredhine,dhunen,te cilit ndodhta nuk i ishin te njohura as ndjesite e magjishme te fitores dhe te asgjesimit. Nuk do arrihej te kuptohej nje Zot i tille; per c'qellim duhet patur ? - Sigurisht,kur nje popull eshte duke perenduar;kur ndjen perfundimisht zhdukjen e besimit ne te ardhmen,shpresen e vet per liri ; kur perfshin ne ndergjegjen e vet nenshtrimin si kusht per jetesen,atehere edhe Zoti i tij ,duhet te ndryshoje.
Keshtu Ai behet i qullet,i zbehte,modest,nxit per 'paqen e shpirtit', per mosurrejtjen,indulgjencen, per 'dashurine' si ndaj mikut ashtu edhe ndaj armikut. Moralizon vazhdimisht , zvarritet ne shpellen e cdo virtyti privat, behet Zot per kedo,behet njeri privat ,kozmopolit...Njehere e nje kohe, perfaqesonte nje popull, fuqine e nje populli, gjithcka qe eshte agresive dhe e etur per fuqi ne shpirtin e nje populli: tashme nuk eshte vecse Zoti i mire....

Ne fakt nuk ekziston nje alternative tjeter per Hyjnite: o ata jane vullneti i fuqise - prandaj do jene hyjnite e popullit - ose perkundrazi te papershtatshem per fuqine - e atehere behen domosdoshmerisht te mire.

http://hyllin.blogspot.com/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Disa pika kyce te mendimit nicean
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fuqia e mendimit pozitiv
» Legjenda popullore te ndryshme...
» Bestytnite dhe ndikimi i tyre
» Disa paradokse
» Ankthi i nates

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
FORUMI BESËLASHTË SHQIPTAR :: Theologji :: Urtësi-
Kërce tek: